Fushata jonë

Ne jemi "Rezistenca ndaj SM". Dhe ne ekzistojmë, sepse SM ekziston. 

Ne jemi një kolektiv që punojmë me ata që mund të ofrojnë mbështetje, të frymëzuar nga personat që kanë nevojë për të. Që nga studiuesit dhe avokatët e pacientëve, deri te zërat e industrisë, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shkencëtarët, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të rishkruani rregullat e jetesës me SM. Kjo faqe interneti është manuali ynë.

Fushata jonë do të mbështesë njerëzit e prekur nga SM, teksa fillojnë "Rezistencën e tyre ndaj SM", duke punuar që ata të ruajnë pavarësinë e tyre për një kohë më të gjatë. Sepse, duke përdorur trajtimet e duhura që në fillim, SM mund të mposhtet në çdo hap të rrugëtimit.

Mënyra më e mirë për të trajtuar SM? Të dish çdo gjë për të.
SM mund të jetë progresive.

Kjo është arsyeja pse kemi krijuar këtë faqe interneti. Për t'ju ofruar njohuritë e duhura, në kohën e duhur.
Për të treguar gjetjet shkencore të njohura dhe ato më të reja, të gjitha në pjesë të vogla dhe të lehta për t'i kuptuar.
Për t'ju ndihmuar të qëndroni një hap para për bisedën tuaj të radhës.
Qoftë kjo me neurologun, mjekun ose një anëtar të familjes tuaj.

SM mund të jetë pjesë e jetës tuaj.
Por nuk ka pse ta përkufizojë stilin tuaj të jetesës.

Ne jemi "Rezistenca ndaj SM". Është koha të filloni rezistencën tuaj.

SM po progredon. Le të progredojnë edhe njohuritë tuaja.

Studime të reja. Arsyetime të reja. Perspektiva të reja.