Rregullorja për privatësinë
Deklarata e përgjithshme e privatësisë
Ne të Hoffmann-La Roche Limited (“Roche”) ne jemi të angazhuar të mbrojmë informacionet tuaja personale. Ky Njoftim për Privatësinë paraqet llojet e informacioneve personale që Roche mund të mbledhë; mjetet me anë të të cilave Roche mund të mbledhë, të përdorë ose të shpërndajë informacionet tuaja personale; hapat që Roche ndërmerr për të mbrojtur informacionet tuaja personale; dhe zgjedhjet që ju jepen në lidhje me përdorimin e informacioneve tuaja personale.
Për qëllimet e këtij Njoftimi për Privatësinë, “të dhëna personale” është çdo informacion me anë të të cilit mund të identifikoheni si individ në mënyrë direkte, si dhe indirekte, duke përfshirë, por jo vetëm emrin, adresën, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
Si dhe përse i përpunojmë të dhënat tuaja personale
Ne mund të kërkojmë të dhëna personale rreth jush. Shembuj të të dhënave personale që ne mund t'i mbledhim, të cilat ju identifikojnë drejtpërdrejt, përfshijnë emrin, të dhënat e kontaktit, adresën e emailit dhe informacione të tjera të kombinuar me këta identifikues. Gjithashtu, në faqet tona të internetit ne mund të mbledhim informacione të caktuara të të dhënave personale që nuk ju identifikojnë drejtpërdrejt me emër, por mund të përdoren për të identifikuar që një kompjuter apo pajisje specifike ka hyrë në faqen tonë të internetit.
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për shumë arsye, duke përfshirë:
- Për t'iu përgjigjur kërkesave apo pyetjeve tuaja;
- Për të kryer një transaksion;
- Për të gjurmuar dhe monitoruar ngjarje të padëshiruara dhe aktivitete të tjera që lidhen me farmakovigjilencën;
- Për të përmbushur kërkesat ligjore, rregullatore dhe të sigurisë së përpunimit;
- Për të personalizuar përvojën tuaj në faqen(t) tona të internetit;
- Për të kryer analizimin e faqes së internetit dhe për të matur performancën e faqes së internetit; dhe
- Për të mirëmbajtur faqen(t) tona të internetit, duke përfshirë edhe qëllime e sigurisë..
Më shumë informacion mbi aktivitetet e përpunimit
Kthimi i përgjigjes për kërkesat ose pyetjet: Të dhënat personale mund të na dorëzohen për qëllime të ndryshme, përfshirë nëpërmjet ndërveprimeve të drejtpërdrejta, nëpërmjet faqes(ve) tona të internetit dhe burimeve të tjera në internet. Për shembull, ju mund të dorëzoni një kërkesë për informacion mjekësor, të pyesni rreth një produkti ose të abonoheni në një nga listat tona të adresave. Në këto raste, ne mund ta përdorim informacionin e dhënë prej jush për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj. Në varësi të kërkesës suaj, ne mund të mbledhim të dhënat tuaja të kontaktit (siç janë emri juaj, adresa postare, numri i telefonit, pozicioni i punës), interesat dhe preferencat tuaja (si për shembull produktet apo fushat e interesit) dhe çdo lloj tjetër informacioni që ju na jepni. Nëse kërkohet raportim, ne mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja për të qenë në pajtueshmëri me detyrimet tona ligjore.
Kryerja e transaksioneve: Të dhënat tuaja personale mund të mblidhen që t'ju përgjigjemi për shërbimet e kërkuara dhe që të kuptojmë interesat dhe preferencat tuaja. Në këto raste, ne mund të mbledhim të dhënat tuaja të kontaktit, si dhe historikun e transaksioneve tuaja të mëparshme me ne (siç janë historiku i porosive, të dhënat e llogarisë së klientit). Nëse blini ose porositni një produkt apo shërbim nga ne, ne e përdorim këtë informacion për të zbatuar marrëveshjen tonë me ju.
Personalizimi i përvojës: Ne mund të mbledhim informacione të caktuara rreth jush, preferencave tuaja dhe mënyrës se si keni ndërvepruar me ne në të kaluarën, me qëllimin për të kuptuar interesat tuaja për produktet dhe shërbimet tona, që të mund t'ju shërbejmë më mirë. Këtu mund të përfshihen informacione për të dhënat tuaja të kontaktit dhe preferencat për produktin, gjuhët, preferencat e marketingut dhe të dhënat demografike. Në rastet kur e mbledhim këtë informacion në mënyrë të automatizuar, ne e mbledhim dhe e përpunojmë këtë informacion për interesat tona legjitime të biznesit. Në raste të tjera, ne do ta mbledhim dhe përpunojmë këtë informacion sipas pëlqimit tuaj.
Analizimi dhe gjurmimi i faqes së internetit: Kur lejohet me ligj, ne mund t'i kombinojmë të dhënat personale që na jepni me informacione të tjera që i keni dhënë Roche nëpërmjet faqeve tona të internetit. Kur lejohet me ligj, ne mund t'i kombinojmë gjithashtu të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet faqeve tona të internetit dhe burimeve në internet, me të dhënat dhe informacionin jashtë linje të Roche që na e kanë siguruar palët e treta. Më shumë informacion rreth kësaj mund ta gjeni në seksionin “Skedarët cookies dhe gjurmuesit e tjerë të internetit” më poshtë.
Farmakovigjilenca dhe pyetjet mjekësore: Çdo e dhënë personale që i jepet Roche në lidhje me ngjarje të padëshiruara ose aktivitete të tjera të lidhura me farmakovigjilencën do të përdoren vetëm për këto qëllime. Ky informacion është shumë i rëndësishëm për shëndetin publik dhe do të përdoret për zbulimin, vlerësimin, kuptimin dhe parandalimin e efekteve negative ose ndonjë problemi tjetër që lidhet me barnat. Ne i mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja për këto qëllime në përputhje me legjislacionin specifik për GVP (farmakovigjilenca) dhe për të përmbushur detyrimet tona ligjore. Çdo e dhënë personale që i jepet Roche në lidhje me një pyetje mjekësore mund të përdoret për të dhënë përgjigje për pyetjen, për t'i ndjekur këto kërkesa dhe për ta ruajtur informacionin në një databazë informacionesh mjekësore për referencë. Kur lejohet me ligj (si për shembull për farmakovigjilencën), nga ne mund të kërkohet gjithashtu që t'i raportojmë të dhënat tek autoritetet rregullatore. Të dhënat tuaja nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër.
Asnjë përdorim nga palët e treta për marketing të drejtpërdrejtë
Ne nuk e shesim ose nuk e transferojmë informacionin personal të identifikueshëm të marrë prej jush tek asnjë palë e tretë për përdorim nga ana e tyre për marketing të drejtpërdrejtë, përveçse kur ju japim njoftim të qartë dhe marrim pëlqimin e shprehur që të dhënat tuaja të ndahen në këtë mënyrë.
Marrësit e të dhënave tuaja personale
Ne mund t'i shpërndajmë të dhënat tuaja personale te filialet e Roche nëpër botë. Filialet e Roche do t'i përdorin të dhënat tuaja personale për të njëjtat qëllime si ne. Një listë e filialeve të Roche është e disponueshme në raportin aktual vjetor, i cili mund të gjendet në seksionin Investitorët në faqen www.roche.com.
Gjithashtu, ne mund t'ua shpërndajmë të dhënat tuaja personale palëve të treta, duke përfshirë përpunuesit e të dhënave, për qëllimet vijuese:
- Për të kryer transaksionet e biznesit të Roche;
- Për të kryer mirëmbajtje teknike të faqeve tona të internetit dhe platformave të tjera në internet;
- Për të lehtësuar një bashkim, konsolidim, transferim të kontrollit ose riorganizim tjetër të korporatës në të cilin Roche është pjesëmarrës, ose në përputhje me marrëveshjen financiare të marrë përsipër nga Roche;
- Për t'iu përgjigjur kërkesave të përshtatshme të autoriteteve shtetërore të ligjshme, ose kur kërkohet nga legjislacioni i zbatueshëm, vendimet e gjykatës ose rregulloret e shtetit; dhe
- Kur nevojitet për kontrollet e korporatës ose për të hetuar apo për t'iu përgjigjur një kërkese apo kërcimi për sigurinë
Transferimet ndërkombëtare të të dhënave tuaja personale
Çdo e dhënë personale që na jepni mund të transferohet apo ruhet në një rajon gjeografik, i cili vendos detyrime të ndryshme për privatësinë nga vendi juaj i origjinës. Kjo mund të nënkuptojë që të dhënat personale mund t'i dërgohen një shteti me ligje më pak kufizuese për të dhënat personale sesa shteti juaj. Çdo transferim i tillë do të kryhet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe të dhënat personale mund të jenë objekt i ligjeve lokale në juridiksionet brenda të cilave mblidhen, përdoren, zbulohen dhe/ose ruhen dhe mund të aksesohen nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese në ato juridiksione.
Periudha e mbajtjes/ruajtjes së të dhënave personale
Periudha në të cilën ne do t'i ruajmë të dhënat tuaja personale ndryshon në varësi të qëllimit për të cilin ne i mbledhim dhe i përpunojmë të dhënat tuaja. Në shumicën e rasteve, ne i ruajmë të dhënat për tri vite pas ndërveprimit tonë të fundit me ju. Megjithatë, ne mund t'i ruajmë të dhënat tuaja për një periudhë më të gjatë nëse kërkohet me ligj që t'i ruajmë të dhënat tuaja. Për shembull, raportet që lidhen me farmakovigjilencën ruhen për minimumi 10 vite pas tërheqjes së produktit në shtetin e fundit ku produkti është tregtuar.
Faqet tona të internetit
Ne përdorim informacion për të siguruar faqet tona të internetit, sistemet e rrjetit dhe asete të tjera. Këtu mund të përfshihet informacioni lidhur me adresën IP, vendndodhjen gjeografike, burimet që keni aksesuar dhe informacione të ngjashme. Ne e mbledhim këtë informacion në mënyrë automatike, për interesat tona legjitime të biznesit. Disa vende në faqen tonë të internetit kërkojnë të dhëna personale nëse i zgjidhni ato, duke përfshirë anketat, regjistrimin dhe veçoritë e ndarjes së përmbajtjes (d.m.th., lidhjet “Email një miku”). Roche dhe partnerët e tij në biznes e mbledhin këtë informacion rreth jush vetëm nëse ju na e jepni atë në mënyrë vullnetare. Mbani parasysh se veçori të caktuara të kësaj faqeje mund të mos jenë të disponueshme për ju nëse zgjidhni të mos jepni të dhëna personale të caktuara. Çdo e dhënë personale që na jepni do të përdoret në përputhje me Njoftimin për Privatësinë.
Skedarët cookies dhe gjurmuesit e tjerë të internetit
Faqet tona të internetit përdorin teknologji siç janë skedarët "cookies", sinjalizuesit e uebit dhe teknologji të tjera gjurmimi që na mundësojnë ofrimin e përmbajtjes së personalizuar sipas interesave dhe preferencave tuaja në bazë të aktivitetit tuaj të mëparshëm në këtë faqe. Për më shumë informacion, shihni "Rregullorja për skedarët cookies".
Faqet e internetit që nuk i zotërojmë apo kontrollojmë
Faqet tona të internetit mund të përmbajnë edhe lidhje me faqe interneti të palëve të treta. Ne nuk miratojmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit apo burimet e palëve të treta dhe njoftimi ynë për privatësinë nuk është i vlefshëm për asnjë faqe tjetër interneti që nuk është filial i Roche, edhe nëse hyni në to përmes një lidhjeje në faqen tonë. Ju duhet të shqyrtoni rregulloren për privatësinë të çdo faqeje tjetër të palëve të treta përpara se të jepni ndonjë informacion.
Të miturit
Ne nuk mbledhim me vetëdije asnjë të dhënë personale nga asnjë person nën moshën 16 vjeç, pa pëlqimin paraprak të verifikueshëm të përfaqësuesit ligjor. Ky përfaqësues ligjor mund të ketë të drejtën që, me kërkesë, të shohë informacionin e dhënë nga fëmija dhe të kërkojë fshirjen e tij. Përveç kësaj, të gjithë të miturit duhet të kërkojnë lejen e prindit apo kujdestarit (përfaqësuesit ligjor) përpara se të përdorin ose të zbulojnë ndonjë të dhënë personale në faqen tonë të internetit ose në burim në internet. Kjo faqe interneti nuk është projektuar ose nuk është menduar të përdoret nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Siguria e të dhënave
Roche përdor teknologji dhe masa paraprake të sigurisë, rregulla dhe procedura të tjera për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi i paautorizuar, përdorimi i papërshtatshëm, zbulimi, humbja apo shkatërrimi. Për të garantuar konfidencialitetin e informacionit tuaj, Roche përdor edhe mure mbrojtës sipas standardeve të industrisë dhe mbrojtje me fjalëkalim. Megjithatë, është përgjegjësia juaj personale të siguroheni që kompjuteri që përdorni është i siguruar dhe i mbrojtur në mënyrë të përshtatshme kundër softuerëve keqdashës, siç janë trojanët, viruset kompjuterike dhe programet karrem. Duhet të jeni të vetëdijshëm se mungesa e masave të përshtatshme të sigurisë (p.sh. konfigurimi i sigurt i shfletuesit të internetit, përditësimi i softuerëve antivirus, softuerët personalë me mure mbrojtës, mospërdorimi i softuerëve nga burime të dyshimta) përbën rrezik që të dhënat dhe fjalëkalimet që ju përdorni për të mbrojtur aksesin në të dhënat e kompjuterit tuaj, mund të zbulohen nga palë të treta të paautorizuara.
Aksesi
Ju keni të drejtën të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale dhe të kërkoni një korrigjim të tyre nëse besoni se janë të pasakta. Nëse besoni se të dhënat tuaja personale nuk janë të sakta ose dëshironi të keni akses në të dhënat tuaja personale, ju mund të paraqitni një kërkesë duke përdorur të dhënat e kontaktit të dhëna më poshtë.
Ne përpiqemi t'ju sigurojmë akses në kohë në të dhënat tuaja personale. Megjithatë, ne mund t'ju kërkojmë që të verifikoni identitetin tuaj sipas pritshmërive tona përpara se ta bëni këtë. Gjithashtu, mund të ketë rrethana në të cilat aksesi nuk mund të jepet. Për shembull, ne nuk do t'ju japim akses në rastet kur kjo gjë do të çonte në zbulimin e të dhënave personale të një individi tjetër dhe kur individi refuzon të japë pëlqimin për zbulimin, ose kur informacioni është objekt i privilegjimit apo kufizimeve të tjera ligjore. Në këto raste, ju do të njoftoheni për arsyen përse dhënia e aksesit në të dhënat tuaja personale nuk është e mundur.
Përditësimet për këtë Njoftim për Privatësinë
Ne mund ta ndryshojmë herë pas here këtë Njoftim për Privatësinë. Çdo ndryshim i tillë në këtë Njoftim për Privatësinë do të pasqyrohet në këtë faqe. Roche rekomandon që ta rishikoni këtë Njoftim për Privatësinë rregullisht për ndonjë ndryshim. Data në të cilën ky njoftim është ndryshuar për herë të fundit gjendet në krye të këtij njoftimi.
Si të kontaktoni me Roche
Për pyetje ose nëse dëshironi që Roche të ndryshojë ose të fshijë profilin tuaj, na kontaktoni me shkrim (me postë), në adresën:
Për Shqipëri:
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Tirana, Address: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Ap 5/3, Tirana, Albania Tel: +355 4 450 40 39
Për Kosovë:
Hoffmann - La Roche Ltd. Basel, Representative Office Kosova, Address: Rruga Ferat Draga 37, 10000 Prishtina, Kosova Tel: +38338609217