Kushtet e përgjithshme

false

Kushtet e përgjithshme

Këto kushte të përgjithshme ("kushtet") janë një kontratë ligjore midis jush dhe nesh (referuar së bashku si "të gjithë") dhe rregullojnë përdorimin nga ana juaj të të gjitha teksteve, të dhënave, informacionit, softuerëve, grafikëve, fotografive dhe të tjera (të cilave së bashku ne u referohemi si "materialet"), që ne ose filialet tona mund t'i vëmë në dispozicionin tuaj, si edhe të gjitha shërbimet ("shërbimet") që mund t'i ofrojmë nëpërmjet faqeve tona të internetit (të cilave së bashku ne u referohemi në këto kushte si "faqja e internetit").

LEXONI ME KUJDES KËTO KUSHTE PËRPARA SE TË SHFLETONI NË KËTË FAQE INTERNETI. Duke e përdorur këtë faqe interneti, ju i pranoni këto kushte. Nëse nuk jeni dakord, dilni nga kjo faqe dhe mos e konsideroni informacionin që përmban kjo faqe.

Përdoruesit

Materialet dhe shërbimet janë të synuara vetëm për banorët e Shqipërisë dhe Kosovës. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për përdoruesit jashtë Shqipërisë dhe Kosovës që i aksesojnë këto materiale dhe shërbime.

Ndryshimet

Ne mund t'i ndryshojmë materialet dhe shërbimet që ju ofrojmë dhe/ose zgjedhim të modifikojmë, të pezullojmë ose të ndërpresim këtë faqe interneti në çdo kohë dhe pa ju njoftuar. Gjithashtu, herë pas here ne mund të ndryshojmë, të përditësojmë, të shtojmë ose të heqim dispozita (bashkërisht, "modifikime") të këtyre kushteve.

Nëse kundërshtoni ndonjë nga këto modifikime, zgjidhja juaj e vetme është të ndërpritni përdorimin e kësaj faqeje interneti. Vazhdimi i përdorimit të kësaj faqeje të internetit pas njoftimit për modifikime të tilla tregon se ju pranoni dhe bini dakord t'i zbatoni këto modifikime. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se këto kushte mund të zëvendësohen nga njoftime ligjore apo kushte që gjenden në faqe të veçanta të kësaj faqeje interneti, siç mund të citohet në ato njoftime apo kushte. Këto njoftime apo kushte ligjore janë të përfshira në këto kushte dhe janë thelbësore për dispozitën(at) e këtyre kushteve.

Licenca e përdorimit

Ne ju japim një licencë të kufizuar, personale, joekskluzive dhe jo të transferueshme për t'i përdorur dhe për t'i afishuar materialet për përdorimin tuaj personal, jotregtar ("qëllimet e lejuara"). Ju nuk keni asnjë të drejtë tjetër në këtë faqe interneti apo në ndonjë material dhe nuk mund të modifikoni, të redaktoni, të kopjoni, të riprodhoni, të krijoni vepra derivative, të zbërtheni programin, të ndryshoni, të përmirësoni ose të shfrytëzoni në çfarëdo mënyre pjesë të kësaj faqeje interneti apo të materialeve. Nëse bëni kopje të pjesëve të kësaj faqeje interneti për qëllimet e lejuara, atëherë ju kërkojmë që, në të gjitha kopjet, të siguroheni që të mbani të drejtën tonë të autorit dhe njoftimet e tjera pronësore, ashtu siç shfaqen në këtë faqe interneti.

Privatësia

Referojuni rregullores së privatësisë së Roche (e përfshirë si pjesë e këtyre kushteve) për informacion rreth mënyrës se si Roche e mbron informacionin tuaj personal.

Përmbajtja e palës së tretë dhe lidhjet me faqet e tjera të internetit

Kjo faqe interneti mund të përmbajë përmbajtje në pronësi të një pale të tretë (p.sh. artikuj, pasqyra të dhënash, etj.) dhe/ose lidhje me faqe interneti të tjera të mbajtura nga palë të treta mbi të cilat Roche nuk ka asnjë kontroll. Përmbajtje dhe lidhje të tilla ofrohen thjesht si lehtësi për përdoruesit e kësaj faqeje interneti. Roche nuk miraton dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit dhe nuk jep asnjë deklarim lidhur me saktësinë ose plotësinë e ndonjë informacioni që përmbajnë këto faqe. Roche nuk pranon asnjë përgjegjësi që lind nga ndonjë pretendim se ndonjë përmbajtje në pronësi të një pale të tretë (pavarësisht nëse është e publikuar në këtë faqe interneti apo diku tjetër) shkel të drejtat e pronësisë intelektuale të një personi dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi që lind nga ndonjë informacion apo opinion që gjendet në këtë faqe interneti apo përmbajtje të palës së tretë.

Aktivitetet e paautorizuara

Ne e autorizojmë përdorimin nga ana juaj të kësaj faqeje interneti vetëm për qëllimet e lejuara. Çdo përdorim tjetër i kësaj faqeje interneti përtej qëllimeve të lejuara është i ndaluar dhe i paautorizuar.

Përdorimi i paautorizuar i kësaj faqeje interneti mund të rezultojë në shkelje të disa ligjeve nacionale dhe ndërkombëtare të së drejtës të autorit. Për qartësi, nëse nuk keni leje me shkrim prej nesh, ju nuk jeni të autorizuar ta përdorni këtë faqe interneti në asnjë nga mënyrat vijuese (këta janë vetëm shembuj dhe lista më poshtë nuk është një listë e plotë e çdo gjëje që nuk ju lejohet të bëni):

Ju bini dakord për kontraktimin e avokatëve që ne të mbrohemi nëse i shkelni këto kushte dhe nëse shkelja shkakton problem për ne. Ju pranoni gjithashtu të paguani çdo dëm që neve mund të na duhet të paguajmë si rezultat i shkeljes suaj. Ju jeni personi i vetëm përgjegjës për çdo shkelje të këtyre kushteve nga ana juaj. Ne rezervojmë të drejtën për të marrë ekskluzivisht në mbrojtje dhe për të kontrolluar çdo çështje apo ndryshe objekt i dëmshpërblimit nga ju dhe, në këtë rast, ju pranoni të bashkëpunoni me mbrojtjen tonë për një pretendim të tillë.

Ne rezervojmë të drejtën ta pezullojmë apo ta ndërpresim aksesin tuaj në të gjithë faqen e internetit ose në pjesë të saj pa ju njoftuar, në çdo rast që besojmë se ju keni shkelur ose mund të shkelni ndonjë kusht të përgjithshëm të kësaj marrëveshjeje, ose për përshtatshmërinë e saj.

Të drejtat pronësore

Nëse nuk specifikohet ndryshe, të gjitha logot, disenjot dhe shenjat në këtë faqe interneti janë marka tregtare ose marka shërbimi në pronësi ose në përdorim me licencë nga Roche. Të gjithë emrat e produkteve të printuar me germa shtypi ose të shënuara siç duhet në këtë faqe interneti janë marka tregtare të pronarëve të tyre përkatës.

Nëse nuk specifikohet ndryshe në këto kushte, të gjitha materialet, duke përfshirë sistemimin e tyre në këtë faqe interneti, janë pronësi vetëm e jona. Të gjitha të drejtat që nuk jepen shprehimisht në këto kushte janë të rezervuara. Me përjashtim të rasteve kur kërkohet apo kufizohet ndryshe nga legjislacioni i zbatueshëm, ndalohet rreptësisht çdo riprodhim, shpërndarje, modifikim, ritransmetim apo publikim i ndonjë materiali me të drejtë autori pa pëlqimin e shprehur me shkrim të zotëruesit të së drejtës së autorit apo të licencuarit.

Deklarata e mohimit të garancive

KJO FAQE INTERNETI OFROHET "SIÇ ËSHTË" DHE "ME TË GJITHA GABIMET" DHE JU MERRNI PËRSIPËR TË GJITHË RREZIKUN LIDHUR ME CILËSINË DHE PERFORMANCËN E KËSAJ FAQEJE INTERNETI.

NE MOHOJMË SHPREHIMISHT TË GJITHA GARANCITË E ÇDO LLOJI (TË SHPREHURA, TË NËNKUPTUARA APO LIGJORE) NË LIDHJE ME KËTË FAQE INTERNETI, QË PËRFSHIN, POR JO VETËM ÇDO GARANCI TË NËNKUPTUAR APO LIGJORE TË TREGTUESHMËRISË, PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË PËRDORIM APO QËLLIM TË CAKTUAR, TITULL, MOSSHKELJE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE DHE SAKTËSINË APO KOHËZGJATJEN E INFORMACIONIT TË OFRUAR.

KJO NËNKUPTON SE NE NUK PREMTOJMË SE FAQJA E INTERNETIT NUK PËRMBAN PROBLEME. Pa e kufizuar sa përmendet më lart, ne nuk japim asnjë garanci se kjo faqe interneti do t'i plotësojë kërkesat tuaja apo që kjo faqe interneti nuk do të ndërpritet, do të përgjigjet në kohë, do të jetë e sigurt, pa gabime ose që defektet në këtë faqe interneti do të korrigjohen. Ne nuk japim asnjë garanci për sa i përket ndonjë rezultati që rrjedh nga përdorimi i kësaj faqeje interneti ose për sa i përket saktësisë apo besueshmërisë së ndonjë informacioni të marrë nëpërmjet kësaj faqeje interneti. Asnjë këshillë apo informacion, qoftë i shkruar apo verbal, i marrë nëpërmjet kësaj faqeje interneti ose nga ne apo degët/kompanitë e tjera të lidhura me ne nuk krijojë asnjë garanci. Ne i mohojmë të gjitha dëmshpërblimet e drejta.

Ndërkohë që kjo faqe interneti mund të përmbajë informacione apo shërbime që lidhen me gjendje mjekësore të caktuara dhe/ose trajtimin e tyre, në rast se ekziston një gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj ose me një specialist tjetër të kujdesit shëndetësor. PËRMBAJTJA E OFRUAR NËPËRMJET KËSAJ FAQEJE INTERNETI OSE QË JU KOMUNIKOHET DREJTPËRDREJT NËPËRMJET SHËRBIMEVE ËSHTË VETËM PËR QËLLIME INFORMUESE DHE EDUKUESE DHE NUK ZËVENDËSON GJYKIMIN, KËSHILLËN, DIAGNOSTIKIMIN OSE TRAJTIMIN MJEKËSOR TË ASNJË GJENDJEJE APO PROBLEMI SHËNDETËSOR. Ju nuk duhet të mbështeteni tek informacioni që përmban kjo faqe interneti për diagnostikimin, trajtimin, kurimin, parandalimin, menaxhimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore. Pyetjet duhet të trajtohen nga një mjek ose specialist tjetër i kujdesit shëndetësor. NE NUK OFROJMË NËPËRMJET FAQES SË INTERNETIT APO FORMAVE TË TJERA KËSHILLA MJEKËSORE, RECETA MJEKËSORE, TRAJTIME OSE SHËRBIME DIAGNOSTIKIMI. Mjeku juaj ose një specialist tjetër i kujdesit shëndetësor, si një ndërmjetës ekspert, është pozicioni më i mirë për qasje dhe ofrim informacioni rreth gjendjes suaj mjekësore dhe çdo opsioni trajtimi. Duke përdorur faqen e internetit ose shërbimet, ju pranoni se nuk jeni, ose nuk do të jeni të detyruar ose në të kundërt përgjegjës për ndonjë vendim të marrë ose veprim të ndërmarrë ose jo për shkak të përdorimit të faqes së internetit apo shërbimeve nga ana juaj. KONSULTOHUNI ME MJEKUN TUAJ OSE ME NJË OFRUES TJETËR TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PËR TË GJITHA KËSHILLAT MJEKËSORE APO PYETJET.

Kufizimi i përgjegjësisë

NE NUK DO TË MBAJMË PËRGJEGJËSI NDAJ JUSH PËR NDONJË DËM QË REZULTON NGA AFISHIMI, KOPJIMI, PËRDORIMI APO SHKARKIMI NGA ANA JUAJ I NDONJË MATERIALI NË KËTË FAQE INTERNETI OSE PREJ SAJ. NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LEGJISLACIONI I ZBATUESHËM, NË ASNJË RAST NUK DO TË MBAJMË PËRGJEGJËSI NDAJ JUSH PËR ASNJË DËM INDIREKT, TË JASHTËZAKONSHËM, EKZEMPLAR, NDËSHKIMOR, TË VEÇANTË, RASTËSOR APO SHKAKËSOR (DUKE PËRFSHIRË HUMBJEN E TË DHËNAVE, TË ARDHURAVE, PËRFITIMEVE, PËRDORIMIN OSE AVANTAZH EKONOMIK TJETËR) SIDO QË TË LINDIN, EDHE NËSE E DIMË SE EKZISTON MUNDËSIA E NJË DËMI TË TILLË.

Reagimet

Gjithçka që na dorëzoni (p.sh., komente, pyetje, sugjerime, materiale – bashkërisht, "reagimet") pavarësisht mënyrës së dorëzimit, (p.sh., telefon, faks, email) do të trajtohen si jokonfidenciale, si edhe jopronësore. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ju transferoni të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin dhe ne jemi të lirë të përdorim, pa asnjë atribuim ose kompensim ndaj jush, çdo ide, njohuri, koncept, teknikë ose pronësi tjetër intelektuale apo të drejta pronësore që përmbajnë reagimet, qofshin apo jo të patentueshme, për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë, por jo vetëm zhvillimin, prodhimin, kërkesën për prodhim, licencimin, marketingun dhe shitjen, direkt ose indirekt të produkteve dhe shërbimeve duke përdorur këto reagime. Ju e kuptoni dhe pranoni se ne nuk jemi të detyruar të përdorim, afishojmë, riprodhojmë apo shpërndajmë asnjë ide, njohuri, koncept apo teknikë të tillë që përmbajnë reagimet dhe ju nuk keni të drejtën ta impononi këtë përdorim, afishim, riprodhim ose shpërndarje.

Të përgjithshme

Legjislacioni i zbatueshëm nacional dhe ndëkombëtar i rregullon këto kushte pa marrë parasysh zgjedhjen ose konfliktet midis dispozitave ligjore. Nëse ndonjë nga këto kushte konsiderohet në shkelje të legjislacionit të zbatueshëm, atëherë këto kushte do të interpretohen për të pasqyruar qëllimet e palëve dhe asnjë kusht tjetër nuk do të modifikohet. Duke zgjedhur të mos detyrojmë zbatimin e asnjë prej këtyre kushteve, ne nuk po heqim dorë nga të drejtat tona. Këto kushte janë e gjithë marrëveshja ndërmjet jush dhe nesh dhe, për rrjedhojë, i zëvendësojnë të gjitha negociatat, diskutimet, marrëveshjet paraprake ose ekzistuese ndërmjet të gjithëve për këtë faqe interneti. Të drejtat pronësore, mohimi i garancive, deklaratat e bëra prej jush, dëmshpërblimet, kufizimet e përgjegjësisë dhe dispozitat e përgjithshme janë të vlefshme edhe pas zgjidhjes së këtyre kushteve.

Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje për këto kushte ose ju duhet të na kontaktoni për ndonjë arsye, ju mund të na kontaktoni në adresën:

Për Shqipëri:

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Tirana, Address:  Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower,  Ap 5/3, Tirana, Albania Tel: +355 4 450 40 39

Për Kosovë:

Hoffmann - La Roche Ltd. Basel, Representative Office Kosova, Address: Rruga Ferat Draga 37, 10000 Prishtina, Kosova Tel: +38338609217