Kriteret McDonald për SM

Kriteret McDonald për diagnozën e SM.

Neurologët përdorin një listë kontrolli të quajtur kriteret McDonald për të konfirmuar diagnozën e SM.1,2 Për një diagnozë të saktë, nevojiten prova të dëmtimit të sistemit nervor qendror të lidhur me MS, që tregojnë përhapjen në kohë dhe hapësirë (që ka ndodhur në momente ose ditë të ndryshme dhe në zona të ndryshme):1–3

Për ta vlerësuar këtë, mjeku juaj do të marrë në konsideratë “sulmet” e simptomave të ngjashme me SM që keni përjetuar dhe do të vlerësojë skanimet MRI për shenja të ndonjë aktiviteti që tregon SM dhe se si kanë ndryshuar këto me kalimin e kohës.1,2 Ai mund të marrë në konsideratë edhe testin e punksionit lumbar, i cili kontrollon lëngun spinal për aktivitete në të kaluarën që lidhen me sëmundjen e SM.2

Kriteret McDonald janë publikuar për herë të parë në vitin 2001 dhe më pas janë rishikuar në vitin 2017, për të bërë të mundur diagnostikimin e hershëm.3 Udhëzimet e rishikuara të vitit 2017 janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme:3,4

Cilat janë shenjat e MS që vërehen?
A nevojitet gjë tjetër për të konfirmuar diagnozën e SM?
Dy ose më shumë recidiva ose prova klinike objektive për 1 lezion

Prova të dëmtimeve nervore (të njohura si lezione) që prekin të paktën 2 zona të ndryshme:

  • Lezione shtesë të ekzaminuara përmes MRI
  • Një tjetër recidivë që ka rezultuar në dëmtim të një pjese tjetër të SNQ
Një recidivë dhe prova klinike objektive për 2 ose më shumë lezione

Prova të dëmtimeve nervore që kanë ndodhur në momente të ndryshme:

  • Gjurmë të proteinave në lëngun cerebrospinal, të njohura si breza oligoklonalë
  • Një lezion i ri që nga ekzaminimi i fundit me MRI
  • Një tjetër recidivë
Një recidivë dhe prova klinike objektive për 1 lezion

Prova të dëmtimeve nervore (të njohura si lezione) që prekin të paktën 2 zona të ndryshme:

  • Lezione shtesë të ekzaminuara përmes MRI
  • Një tjetër recidivë që ka rezultuar në dëmtim të një pjese tjetër të SNQ

Prova të dëmtimeve nervore që kanë ndodhur në momente të ndryshme:

  • Gjurmë të proteinave në lëngun cerebrospinal, të njohura si breza oligoklonalë
  • Një lezion i ri që nga ekzaminimi i fundit me MRI
  • Një tjetër recidivë
Avancim i ngadaltë dhe i vazhdueshëm neurologjik, sugjestiv për SM

Avancim i vazhdueshëm  (ose përkeqësim i simptomave) për 1 vit pavarësisht recidivave, duke përfshirë edhe dy nga sa vijon:

  • Lezione shtesë në tru që janë tipike për SM, të ekzaminuara me MRI
  • Dy ose më shumë lezione në shtyllën kurrizore, të ekzaminuara me MRI
  • Gjurmë të proteinave në lëngun cerebrospinal, të njohura si breza oligoklonalë
Dy ose më shumë recidiva DHE OSE prova klinike objektive për 2 ose më shumë lezione në sistemin nervor qendror (SNQ) OSE prova klinike objektive për 1 lezion, që përfshin të dhëna të arsyeshme të cilat tregojnë se ka pasur recidiva në të kaluarën
Jo

Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.

Secili prej tyre ka të bëjë me një analizë ose metodë të veçantë që përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e SM. Të gjitha janë shpjeguar në mënyrën më të qartë të mundshme.
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/blood-test
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/evoked-potential
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/lumbar-test
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/mri
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/neurological-exam
  1. Garg N, Smith TW. Brain Behav. 2015;5:e00362.
  2. Polman CH, et al. Ann Neurol. 2011; 69:292–302.
  3. Thompson AJ, et al. Lancet Neurol. 2018;17:162-73.
  4. MS Trust. McDonald criteria. https://www.mstrust.org.uk/a-z/mcdonald-criteria [aksesuar në maj 2020].