Ekzaminimi neurologjik për sklerozën multiple (SM)



Testet që kryhen gjatë ekzaminimit neurologjik
Gjatë ekzaminimit neurologjik mund të kryhen disa teste për të kontrolluar për shenja të SM. Gjatë këtyre testeve, neurologu mund:1–3
- Të vlerësojë fuqinë e duarve me anë të një testi të forcës së shtrëngimit
- Të kontrollojë reflekset, ekuilibrin dhe koordinimin
- Të vlerësojë lëvizjen e syve dhe reagimin ndaj dritës
Gjithashtu, do t'ju pyesë rreth historikut tuaj shëndetësor dhe rreth detajeve të simptomave për të pasur një tablo më të qartë lidhur me faktin nëse ato janë ose jo shenja të MS, si dhe për të vendosur nëse nevojiten teste të tjera.1
Unë bëra testin e ecjes për një distancë 25-hapa, ku duhet të ecësh në një vijë të drejtë – ose të paktën të përpiqesh! Gjithashtu, në rastin tim, më bënë edhe pyetje të përgjithshme mbi shëndetin, si:A konsumoni duhan ose alkool? A keni rënë nga pesha kohët e fundit? Sa energjik ndiheni? Më pyetën po ashtu nëse kisha ndonjë familjar tjetër që vuan nga SM. Duhej gjithashtu të bëja veprime të caktuara, si p.sh. të prekja hundën me gisht.
Ekzaminimi neurologjik ishte mjaft i thjeshtë. Ai përfshinte elemente si ndjekja me sy e stilolapsit teksa neurologu e lëvizte sa nga një anë në tjetrën; hapja e gishtave sa më shumë teksa mjeku ushtronte forcë për t’i bashkuar; si dhe informimi i mjekut nëse ndieja ose jo një shpim në pjesë të ndryshme të shputave. Duhej gjithashtu të ecja në një vijë të drejtë, gjë që dukej më shumë si test alkooli sesa test për SM!
Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.
Secili prej tyre ka të bëjë me një analizë ose metodë të veçantë që përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e SM. Të gjitha janë shpjeguar në mënyrën më të qartë të mundshme.
- Institute for Quality and Efficiency in Health Care (IQWiG). What happens during a neurological examination? https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK348940/ [aksesuar në qershor 2020].
- Neurological Advisor. In multiple sclerosis, hand strength may indicate disease status. https://www.neurologyadvisor.com/conference-highlights/cmsc-2017/in-multiple-sclerosis-hand-strength-may-indicate-disease-status/ [aksesuar në qershor 2020].
- Healthline. What’s the connection between MS and optic neuritis? https://www.healthline.com/health/multiple-sclerosis/optic-neuritis [aksesuar në qershor 2020].