Punksioni lumbar për sklerozën multiple (SM)
Testi i punksionit lumbar për SM.
Gjatë testit të punksionit lumbar merret një kampion i vogël lëngu cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe shtyllën kurrizore)1
nga hapësira përreth shtyllës suaj kurrizore, duke futur një gjilpërë fleksibël në pjesën fundore të shpinës.2
Procedura zgjat rreth gjysmë ore dhe kryhet me anestezi lokale.3
Pas punksionit lumbar, disa persona mund të kenë dhimbje koke,3
rast në të cilin duhet të konsultoheni me ekipin e kujdesit shëndetësor, pasi ata janë në gjendje të menaxhojnë dhimbjet e mundshme të kokës.
Mike
Grace
Katharina
Mike
Punksioni lumbar kryhet për të kontrolluar për shenja të SM në lëngun cerebrospinal që rrethon trurin dhe shtyllën kurrizore.1,4
Një shenjë e mundshme e SM është rritja e aktivitetit imunitar në lëngun cerebrospinal.4
Kjo vlerësohet duke matur nivelet e qelizave imune, si p.sh. antitrupat dhe rruazat e bardha të gjakut në lëngun cerebrospinal, si dhe duke i krahasuar ato me nivelet në gjak. Nivelet e larta në lëngun cerebrospinal të këtyre qelizave imune ose të proteinave të prodhuara prej tyre, që quhen breza oligoklonalë, mund të përbëjnë indikacion për SM dhe tregojnë se sistemi juaj imunitar mund të jetë duke shkaktuar dëmtim të nervave.3,4
Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.
- Sakka L, et al. Eur Ann Otorhinolaryngol Head Neck Dis. 2011;128:309–16.
- Engelborghs S, et al. Alzheimers Dement (Amst). 2017;8:111-26.
- Multiple Sclerosis Trust. Lumbar puncture. https://www.mstrust.org.uk/a-z/lumbar-puncture [aksesuar në maj 2020].
- Garg N, Smith TW. Brain Behav. 2015;5:e00362.