Gjetja e trajtimit të duhur për ju
Si do të përshtatet trajtimi me jetën tuaj?
Krahas marrjes në konsideratë të efektivitetit dhe profilit të efekteve anësore të një bari, duhet të mendoni gjithashtu se si do të përshtatet ai me jetën tuaj.
Me këto opsione në dispozicion, gjetja e një trajtimi që jo vetëm përshtatet me stilin tuaj të jetesës, por edhe me planet tuaja të ardhshme, pavarësisht nëse do të udhëtoni drejt destinacioneve të largëta, do të ndiqni evente të rregullta sociale apo do të planifikoni dasmën tuaj, po bëhet gjithnjë e më e mundshme.
Përpara vizitës së radhës në klinikë, bëni një parapërgatitje të shkurtër – kjo do t’ju ndihmojë të flisni (dhe t’u përgjigjeni pyetjeve) rreth gjërave që kanë rëndësi për ju1:
- Do të preferoja një kapsulë, tabletë, infuzion apo injeksion?
- Sa shpesh do të më duhet ta marr?
- Për sa kohë do të më duhet ta marr?
- Si do të më ndihmojë kjo me SM?
- A do të dëshiroja të krijoja një familje së afërmi?
- Cilat janë efektet e mundshme anësore dhe a jam në gjendje t’i menaxhoj ato?
- Sa shpesh do të më duhet të shkoj në klinikë për monitorim?
Pasi të keni nisur një trajtim, ju do të monitoroheni rregullisht dhe do të keni mundësinë të diskutoni rreth ecurisë së tij me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor. Është e rëndësishme që të respektoni programin e dozimit të përcaktuar nga mjeku. Kjo ndihmon në efektivitetin e trajtimit.1–3 Nëse keni probleme me marrjen e terapisë sipas përshkrimit, flisni hapur me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe shpjegoni të gjitha problematikat që jeni duke hasur – ekipi është i gatshëm t’ju ndihmojë në gjetjen e një opsioni trajtimi që ju përshtatet më mirë.1,4
Dr. Sarah Morrow, Neurologe*
* Dr. Sarah Morrow është një neurologe praktikuese pranë një “MS Clinic” (Klinikë për SM) në Kanada.
SM mund ta ndryshojë jetën tuaj. Por nuk ka pse ta përkufizojë atë.
Më shumë artikuj rreth mënyrave të menaxhimit të SM, të cilët mund t’ju duken interesante.
- National MS Society. Adherence.https://www.nationalmssociety.org/Treating-MS/Medications/Adherence [aksesuar në qershor 2020].
- Cohen BA, et al. Mult Scler Relat Disord. 2015;4:75-82.
- Hupperts R, et al.Clin Ther. 2014;36:1946-57.
- MS Trust. How is MS treated? https://www.mstrust.org.uk/about-ms/how-ms-treated [aksesuar në qershor 2020].