Si është trajtimi për sklerozën multiple (SM)?

false

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SI TA MENAXHOJNË ATË.

Njohuria mbi SM dhe se si ajo përparon është rritur ndjeshëm, që kur trajtimi i parë i SM u  prezantua rreth 30 vjet më parë. 1

Tani, ka më shumë opsione trajtimi se kurrë më parë. 2

Perspektiva për pacientët me SM është shumë më pozitive se sa që ishte 20-30 vjet më parë, dhe kjo për shkak të opsioneve të trajtimit të cilat janë të disponueshme tani.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014
rmsLabelViewAuthorProfile
Isha e vetëdijshme për efektin që kishte SM në trupin tim, kështu që sapo të kishte një trajtim në dispozicion për mua, do ta merrja.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Ishte e rëndësishme për mua që të filloja trajtimin sa më shpejt të ishte e mundur, dhe kjo ishte diçka që mjeku im më inkurajoi ta bëj.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014
rmsLabelViewAuthorProfile

Nëse jeni duke menduar se si të menaxhoni SM, tani është koha për të vepruar. SM përparon që në fillim, edhe nëse nuk përjetoni simptoma të reja. 3,4 Pra, sa më shpejt të fillohet trajtimi, aq më shpejt mund të ngadalësoni përparimin e sëmundjes3, dhe ta menaxhoni SM tuaj në një mënyrë që juve ju përshtatet.

Përvoja juaj me SM është unike për ju. Pra, kur shqyrtoni opsionet tuaja, mendoni për stilin tuaj të jetesës dhe për atë që dëshironi të arrini tani, dhe në vitet në vijim. 1

Së pari, kaloni pak kohë për të mësuar më shumë rreth qasjeve të trajtimit dhe llojeve të trajtimit të disponueshme për ju, më pas vendosni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor se çfarë do të funksiononte më mirë për t'ju ndihmuar të përballeni me SM.

Qëndroni në krye të  SM. Progresion i ngadalshëm që nga fillimi.

Fillimi i trajtimit sa më shpejt të jetë e mundur pas një diagnoze me SM mund të ndihmojë në ngadalësimin e aktivitetit të sëmundjes dhe vonimin e përkeqësimit afatgjatë të simptomave. 3 Hulumtimet më të fundit na tregojnë se veprimi i hershëm është qasja më efektive e trajtimit. 4

Ky grafik interaktiv* tregon se si mund të ngadalësohet përkeqësimi i simptomave të SM kur trajtimi fillon menjëherë pas diagnozës [rrëshqitësi i vendosur tek 'Trajtimi i hershëm'] krahasuar me trajtimin e vonuar [rrëshqitësi i vendosur tek 'Trajtimi i  filluar më vonë'].

*Përshtatur nga figura e përfshirë në raportin "Shëndeti i trurit: koha ka rëndësi në sklerozën multiple” 3

Trajtimi i filluar herët

Nëse trajtimi fillon menjëherë pas diagnozës, ai mund të ndihmojë në ngadalësimin e progresionit (përparimit) të sëmundjes dhe vonimin e përkeqësimit të simptomave. 3
Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për një plan trajtimi për të ndihmuar në ngadalësimin e progresionit (përparimit) të sëmundjes që në fillim dhe për të zvogëluar ndikimin që SM ka në jetën tuaj - tani dhe në të ardhmen.
100
Time
100
Worsening of treatment
0
0
10
10
Treatment started at, or shortly after, diagnosis
25
25
35
30
80
45
100
50

Trajtimi i filluar me vonesë

Nëse trajtimi vonohet, progresioni (përparimi) i sëmundjes nuk do të ngadalësohet dhe procesi themelor i sëmundjes do të vazhdojë, që do të thotë se simptomat më shpejt mund të bëhen më të dukshme. 3
Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për një plan trajtimi për të ndihmuar në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes që në fillim dhe për të zvogëluar ndikimin që SM ka në jetën tuaj - tani dhe në të ardhmen.
100
Time
100
Worsening of treatment
0
0
10
30
20
50
Treatment started at, or shortly after, diagnosis
30
60
60
75
100
80

Vegëzat  e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth përparimit themelor të sëmundjes dhe rëndësisë së trajtimit të hershëm:

Më shumë artikuj mbi mënyrat për të menaxhuar SM që mund t'ju duken interesante.

Gjeni informacion për t'ju ndihmuar të merrni vendime më të informuara në lidhje me menaxhimin e sëmundjes suaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/treatment-options
Jen swimming

Ne dimë më shumë për SM se kurrë më parë. Tani mund të mësoni më shumë rreth saj.

Gjeni studimet dhe mësimet më të fundit, për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë SM.
MËSO MË SHUMË PËR SM
Kandis driving

SM mund të ndryshojë jetën tuaj. Por nuk duhet ta përcaktojë atë.

Tani ju e dini se si të menaxhoni SM, ne kemi shumë mjete dhe këshilla për t'ju ndihmuar të vazhdoni të jetoni me të.
MËSO MË SHUMË MBI JETËN ME SM
  1. Paty DW, et al. Neurology. 1993;43:662–7.
  2. MS Society. Treatments and therapies. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/treatments-and-therapies [aksesuar në qershor 2020].
  3. Giovannoni G, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;9(Suppl 1):S5–48.
  4. Stankiewicz JM, et al. Neurol Neuroimmunol Neuroinflamm. 2020;7:e636.