Të jetosh me sklerozë multiple (SM)
SM mund ta ndryshojë jetën tuaj, por nuk ka pse ta përkufizojë atë.
Askush nuk zgjedh të ketë SM. Por ju mund të zgjidhni si të jetoni me të. Dhe ne besojmë se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mësoni gjithçka rreth saj.1,2 Për këtë arsye kemi kombinuar njohuritë e shkencëtarëve, industrisë, avokatëve të pacientëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor me shkenca dhe studime të avancuara, dhe më pas i kemi përmbledhur të gjitha në përmbajtjen e shkurtër dhe të lehtë për t’u ndjekur me titull "Rezistenca ndaj SM".
Lajmi i mirë është se ne dimë më shumë se kurrë më parë rreth SM,3 dhe ju do të gjeni të gjithë informacionin për tema të rëndësishme si trajtimi, simptomat, diagnoza dhe progresioni i SM në seksionin me titull Rreth SM.
Por nuk ka të bëjë vetëm me shkencën.Ka të bëjë me vërtetimin se ju e keni në dorë ta jetoni jetën sipas kushteve tuaja, pavarësisht sfidave që mund të sjellë SM. Dëshironi të mësoni më shumë rreth ushtrimeve fizike dhe SM? Mendojmë ne për ju. Jeni kureshtarë për lidhjen mes ushqimit dhe SM? Mund t’ju ndihmojmë edhe për këtë. Ne kemi menduar për gjithçka, që nga marrëdhëniet dhe puna deri te shëndeti mendor dhe grupet e mbështetjes.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar që të rishkruani rregullat e jetesës me SM. Sepse tani është koha e duhur për të nisur rezistencën tuaj ndaj SM.
Ambicia e para, SM e dyta
Shikoni historinë e Kandis rreth të jetuarit të jetës në maksimum, pavarësisht diagnozës me SM
Një video ku një paciente me SM, Kandis, na tregon përvojën e saj me SM, dhe se si ka ndikuar sëmundja në jetën e saj, si pozitivisht ashtu edhe negativisht. [Shfaqet një sekuencë e animuar e titullit shkronjë më shkronjë. Ndriçon si dritë neoni]
MBIVENDOSJE: Lëvizja. Kandis. Duke i rezistuar MS që prej vitit 2012
[Një animim hap pamjen në ekran për të zbuluar pamjen e Kandis, një paciente me SM, duke folur drejtpërdrejt me kamerën]
Unë jam Kandis, jam agjente hipotekare, 31 vjeçe, nga Toronto. Ushtrime për përmirësimin e posturës drejt: sytë të hapur.
[Në ekran hapet një copë letër e mbledhur.
Numrat '2012' janë të ilustruar në ekran me ngjyrë gur kali.
Zeroja kthehet në një fytyrë të mërzitur]
Po, 2012 ishte një nga vitet më të vështira të jetës time.
[Tregohet një fener në stil kinez teksa largohet në qiell]
Dhe në tetor të po atij viti, vëllai im më i vogël fatkeqësisht humbi betejën e tij me kancerin dhe humbi jetën.
[Në ekran hapet një copë letër e mbledhur.
Në të ilustrohet fjala "so".
Pastaj shkronja "s" zhduket, dhe "o" kthehet në një fytyrë të mërzitur ndërsa përreth saj vizatohen numrat 212 për të krijuar "2012". Pastaj ajo shkarravitet nga një stilolaps]
Kështu, ai vit ishte thjesht, e dini, viti kur çdo gjë ndryshoi për mua. Nuk dija çfarë të bëja, ndihesha sikur e gjithë bota po shembej nën këmbët e mia.
[Në ekran ilustrohen fjalët “ne jemi të pamposhtur”.
Ato bien poshtë për t'u zëvendësuar nga figura e një superheroine]
Mendoj se kur jemi të rinj, jetojmë me një lloj ideje të rreme se jemi të pamposhtur, ose se nuk do të na ndodhë asgjë.
[Në ekran shfaqet një seri fotografish të animuara në formën e një kolazhi, ku tregohet Kandis duke shëtitur qenin e saj në një rrugë me gjethe dhe më pas foto të Kandis duke drejtuar makinën me syze dielli]
Nuk e dija me të vërtetë ku duhet të shkoja, ose çfarë duhet të bëja, dija vetëm se duhet të filloja të kapja çdo mundësi që më jepej.
[Mund të shihet animimi i qiellit të vrenjtur gjatë perëndimit në sekuenca fotografish]
SM është një sëmundje jashtëzakonisht e paparashikueshme, dhe pasi, e dini, pashë se si jeta e tim vëllai u pre përgjysmë, thjesht e dija se nuk mund të humbisja më shumë kohë.
[Shfaqet një ilustrim i animuar i një personi që qëndron përballë një pikëpyetjeje gjigante në një flluskë mendimesh pranë Kandis]
Po, doja të bëja diçka të madhe, doja të bëja diçka për të cilën kisha ëndërruar gjithmonë.
[Në ekran shfaqet një seri fotografish të animuara në formën e një kolazhi, ku tregohen imazhe të Australisë, kafshëve të egra dhe qyteteve të saj. Të gjitha fotot kthehen përmbys]
Në mendjen time kisha një objektiv, doja të shkoja në Australi për një vit.
[Në ekran animohen tre fletë shënimesh, ku shkruhet “Unë”,“SM” dhe “Neurologu im”]
Fatmirësisht, pasi i shpjegova mjekut tim se sa e rëndësishme ishte kjo për mua, gjetëm një mënyrë që të mos… që nuk do të më duhej t'i jepja përparësi SM në vend që të bëja diçka që kisha ëndërruar dhe që e dëshiroja me të vërtetë shumë.
[Në ekran shfaqet një ilustrim i animuar i një dore që shkruan në një fletore, i rrethuar nga copa letre të mbledhura]
Kështu që sapo kjo u zgjidh, kishim një plan për mënyrën se si do ta menaxhoja SM.
[Shfaqet një ilustrim i animuar i një harte të Australisë pranë Kandis. Shtetet janë të mbushura me artikuj nga vendi. Një aeroplan i animuar zbret në Melburn]
Dhe më pas unë jam nga ana tjetër e botës duke jetuar në Melburn, Australi.
[Një kornizë e animuar është vizatuar përreth pamjeve të Kandis. M]ë pas, në ekran vizatohet një flluskë e ilustruar mendimi me fjalët "mall për shtëpinë". Fjala "mall për shtëpinë" shndërrohet në një ari koala]
Ishte një ndryshim i madh. Sigurisht që në muajt e parë ka pasur raste kur kam qarë shumë. Thjesht mendova se isha çmendur dhe me të vërtetë, shpeshherë doja të shkoja në shtëpi... por thjesht duhej të vazhdoja t'i kujtoja vetes qëllimin kryesor të ardhjes këtu.
[Në ekran vendosen pamje të tjera Kandis, me nuanca të ndryshme ngjyrash]
Dhe thjesht e dija se po të kthehesha mbrapa dhe të hiqja dorë në atë moment, do të pendohesha përgjithmonë. Ishte një përvojë që kalohet njëherë në jetë, të cilën thjesht nuk mund ta lija të më ikte.
[Ekrani ndahet në mes për të zbuluar një ekran telefoni që shfleton nëpër imazhe të udhëtimeve të Kandis në Australi]
Kështu që i dhashë vetes kurajë dhe më në fund bëra miq, disa nga miqtë më të mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Gjeta një punë, pashë vendin, dhe u dashurova me të. Ishte padyshim një nga vitet më të mira të jetës sime, pasi e lejova të ishte i tillë.
[Në ekran vizatohet një ilustrim i animuar i një torte ditëlindjeje me një qiri mbi të. Më pas ai zhduket dhe zëvendësohet me një ilustrim të fjalës "miratuar", me një fytyrë të buzëqeshur tek germa "u"]
Por e dini, më në fund kalon një vit dhe vjen koha që të kthehem në shtëpi. Pata një takim me neurologun tim dhe u lumturova vërtet shumë kur zbulova se gjatë kohës që isha larg, ishin miratuar edhe mjekime të reja.
[Një seri imazhesh në formën e kolazhit shfaqet në ekran pranë Kandis. Fillimisht imazhe nga Toronto dhe më pas imazhe të Kandis në punën e saj]
Kështu që shpejtuam të përditësonim planin tim të kujdesit shëndetësor dhe, e dini, u mësova sërish të jetoja në Toronto. Tani kam një punë që e dua,
[Ekrani ndahet në mes për të zbuluar një ilustrim të animuar të dy duarve që krijojnë një simbol zemre ndërsa brenda saj shkruhet fjala "Brad"]
Kam rreth gjashtë vite që jam me partnerin tim Brad dhe po planifikojmë për të ardhmen.
[Kamera zmadhon zemrën për të zbuluar pamjet e Kandis duke folur për kamerën]
Nuk do të gënjej, të planifikosh për të ardhmen mund të jetë e frikshme kur nuk e di se me çfarë sfidash do përballesh për shkak të SM. Por mendoj se ajo që kjo përvojë më mësoi vërtet ishte…
[Shfaqet një ilustrim i animuar i një semafori. Në dritën e kuqe shfaqet fjala "SM". Drita më pas ndryshon në jeshile dhe shfaqet fjala "JEPI"]
…që SM s'ka pse të jetë pengesë. Në fakt, ajo mund të jetë një faktor motivues për të më shtyrë të bëj gjëra që janë jashtë zonës sime të rehatisë…
[Në ekran ilustrohet fjala "e pamundur". Germat "p" dhe "a" shkrihen si dyllë për ta shndërruar fjalën në "e mundur"]
… ose që ndoshta para diagnozës sime nuk do kisha pasur guximin që as t’i provoja. Kështu që e di që tingëllon klishe, por sinqerisht, me pak besim, vendosmëri dhe mbështetje nga njerëzit që i doni dhe që ju duan. ju me të vërtetë mund të bëni çdo gjë dhe SM nuk ka pse t’ju pengojë për asgjë.
[Në ekran shfaqet një spërkatje e animuar boje për të zbuluar logon e Rezistencës ndaj SM]
SM mund të ndikojë në lëvizshmërinë tuaj. Le ta luftojmë hap pas hapi.
SM mund të ndikojë në jetën tuaj. Ju mund ta ndryshoni ndikimin e saj në stilin tuaj të jetesës.
SM mund të ndikojë në karrierën tuaj. Së bashku, mund t’ia dalim.
Artikuj për marrëdhëniet dhe familjen që ia vlen të lexohen.
SM MUND TË NDIKOJË NË SHËNDETIN MENDOR DHE NË MIRËQENIEN TUAJ. LE TË BASHKOHEMI PËR TA NDALUAR KËTË.
SM mund t'ju lërë pa fjalë. Ne do t'ju tregojmë mënyra që zëri juaj të dëgjohet.
Dëshironi të dini më shumë rreth SM?
- Giovannoni G, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;9:S5–48.
- MS Trust. Taking charge of your MS. https://www.mstrust.org.uk/life-ms/wellbeing/taking-charge-your-ms [aksesuar në maj 2020].
- National MS Society. Research & news progress. https://www.nationalmssociety.org/Research/Research-News-Progress [aksesuar në maj 2020].