Ekzaminimi neurologjik për sklerozën multiple (SM)

Testet që kryhen gjatë ekzaminimit neurologjik

Gjatë ekzaminimit neurologjik mund të kryhen disa teste për të kontrolluar për shenja të SM. Gjatë këtyre testeve, neurologu mund:1–3

  • Të vlerësojë fuqinë e duarve me anë të një testi të forcës së shtrëngimit
  • Të kontrollojë reflekset, ekuilibrin dhe koordinimin
  • Të vlerësojë lëvizjen e syve dhe reagimin ndaj dritës

Gjithashtu, do t'ju pyesë rreth historikut tuaj shëndetësor dhe rreth detajeve të simptomave për të pasur një tablo më të qartë lidhur me faktin nëse ato janë ose jo shenja të MS, si dhe për të vendosur nëse nevojiten teste të tjera.1

Quote marks

Unë bëra testin e ecjes për një distancë 25-hapa, ku duhet të ecësh në një vijë të drejtë – ose të paktën të përpiqesh! Gjithashtu, në rastin tim, më bënë edhe pyetje të përgjithshme mbi shëndetin, si:A konsumoni duhan ose alkool? A keni rënë nga pesha kohët e fundit? Sa energjik ndiheni? Më pyetën po ashtu nëse kisha ndonjë familjar tjetër që vuan nga SM. Duhej gjithashtu të bëja veprime të caktuara, si p.sh. të prekja hundën me gisht.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Gjatë ekzaminimit neurologjik u asistova nga një fizioterapist dhe duhet të ruaja ekuilibrin mbi një objekt dhe të ecja drejt. Më bënë gjithashtu disa teste me një logoped dhe testin e piketave me 9 vrima (9-Hole Peg Test), ku matet koha që ju duhet për të vendosur piketat në vrima.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin

Quote marks

Ekzaminimi neurologjik ishte mjaft i thjeshtë. Ai përfshinte elemente si ndjekja me sy e stilolapsit teksa neurologu e lëvizte sa nga një anë në tjetrën; hapja e gishtave sa më shumë teksa mjeku ushtronte forcë për t’i bashkuar; si dhe informimi i mjekut nëse ndieja ose jo një shpim në pjesë të ndryshme të shputave. Duhej gjithashtu të ecja në një vijë të drejtë, gjë që dukej më shumë si test alkooli sesa test për SM!

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.

Secili prej tyre ka të bëjë me një analizë ose metodë të veçantë që përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e SM. Të gjitha janë shpjeguar në mënyrën më të qartë të mundshme.


Analizat e gjakut për SM | Rezistenca ndaj SM

Analizat e gjakut

Testi i potencialeve të evokuara vizuale - Skleroza multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Potenciali i evokuar

Punksioni lumbar për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Testi lumbar

Kriteret McDonald - Skleroza multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Kriteret McDonald

Skanimi MRI për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

MRI

Previous
Next
  1. Institute for Quality and Efficiency in Health Care (IQWiG). What happens during a neurological examination? https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK348940/ [aksesuar në qershor 2020].
  2. Neurological Advisor. In multiple sclerosis, hand strength may indicate disease status. https://www.neurologyadvisor.com/conference-highlights/cmsc-2017/in-multiple-sclerosis-hand-strength-may-indicate-disease-status/ [aksesuar në qershor 2020].
  3. Healthline. What’s the connection between MS and optic neuritis? https://www.healthline.com/health/multiple-sclerosis/optic-neuritis  [aksesuar në qershor 2020].