Mosha: 29 vjeç Shteti: Gjermani Profesioni: Përfaqësues i shitjeve në industrinë e kujdesit mjekësor në shtëpi Hobbie: Palestra, basketbolli
Jeton me SM që nga viti 2014
Unë jam Mike dhe jam përfaqësues i shitjeve në industrinë e kujdesit mjekësor në shtëpi. U diagnostikova me SM në vitin 2014, pasi pata probleme me shikimin dhe përjetova mpirje në njërën anë të trupit.
Në kohën time të lirë, më pëlqen të qëndroj në formë dhe aktiv - Shkoj rregullisht në palestër dhe më pëlqen të luaj basketboll - këto gjëra më bëjnë mirë për mendjen dhe trupin dhe më bëjnë të ndihem sikur e kam nën kontroll SM time.
- Qëndroni në formë dhe aktiv por njihni limitet tuaja Në fillim mund të jetë e vështirë të nisni ushtrimet fizike, por ju duhet vetëm të filloni. Nga përvoja ime, në momentin që filloni të shihni rezultate dhe ndjeni energjinë që merrni nga ushtrimi, nuk do mundeni të ndaloni!
- Nuk keni nevojë për një palestër që të ushtroheni Mua më pëlqen gjithashtu sfida e përditshme për të qenë aktiv - nëse ka një zgjedhje mes përdorimit të ashensorit ose shkallëve, unë marr shkallët. Më mban në formë dhe më jep ndjesinë që kam arritur diçka.
- Qëndroni pozitivë! Mos u fokusoni në gjërat që mund të mos jeni në gjendje t'i bëni dhe fokusohuni në të gjitha gjërat që mund të bëni akoma!
- Të bësh hapa të vegjël është më mirë sesa të mos bësh asnjë hap Në vend që të shqetësoheni se si të trajtoni gjithçka njëherësh, ndajini problemet në pjesë të vogla. Merrni kohën e nevojshme dhe shkruani gjërat që ju shqetësojnë dhe shikojini sipas radhës, hap pas hapi. Kjo më ka ndihmuar shumë sepse kuptova që ka një zgjidhje dhe një mënyrë të re për të trajtuar çdo problem. Ne jemi më të fortë sesa mendojmë. Bëhuni më të mirë se kjo sëmundje – rrituni me të dhe mposhteni.
- Flisni për mendimet dhe frikërat tuaja Nëse nuk keni asnjë person rreth jush me të cilin mund të flisni, drejtojuni disa grupeve të mbështetjes. Ka mbi 2,5 milionë njerëz të tjerë me SM që po kalojnë të njëjtën gjë si ti. Së bashku jemi më të fortë.
Artikuj nga Mike
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.