Si është trajtimi për sklerozën multiple (SM)?

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SI TA MENAXHOJNË ATË.

Njohuria mbi SM dhe se si ajo përparon është rritur ndjeshëm, që kur trajtimi i parë i SM u  prezantua rreth 30 vjet më parë. 1 Tani, ka më shumë opsione trajtimi se kurrë më parë. 2

Quote marks

Perspektiva për pacientët me SM është shumë më pozitive se sa që ishte 20-30 vjet më parë, dhe kjo për shkak të opsioneve të trajtimit të cilat janë të disponueshme tani.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014

Shiko profilin
Quote marks

Isha e vetëdijshme për efektin që kishte SM në trupin tim, kështu që sapo të kishte një trajtim në dispozicion për mua, do ta merrja.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Ishte e rëndësishme për mua që të filloja trajtimin sa më shpejt të ishte e mundur, dhe kjo ishte diçka që mjeku im më inkurajoi ta bëj.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014

Shiko profilin

Nëse jeni duke menduar se si të menaxhoni SM, tani është koha për të vepruar. SM përparon që në fillim, edhe nëse nuk përjetoni simptoma të reja. 3,4 Pra, sa më shpejt të fillohet trajtimi, aq më shpejt mund të ngadalësoni përparimin e sëmundjes3, dhe ta menaxhoni SM tuaj në një mënyrë që juve ju përshtatet.

Përvoja juaj me SM është unike për ju. Pra, kur shqyrtoni opsionet tuaja, mendoni për stilin tuaj të jetesës dhe për atë që dëshironi të arrini tani, dhe në vitet në vijim. 1

Së pari, kaloni pak kohë për të mësuar më shumë rreth qasjeve të trajtimit dhe llojeve të trajtimit të disponueshme për ju, më pas vendosni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor se çfarë do të funksiononte më mirë për t'ju ndihmuar të përballeni me SM.

Qëndroni në krye të  SM. Progresion i ngadalshëm që nga fillimi.

Fillimi i trajtimit sa më shpejt të jetë e mundur pas një diagnoze me SM mund të ndihmojë në ngadalësimin e aktivitetit të sëmundjes dhe vonimin e përkeqësimit afatgjatë të simptomave. 3 Hulumtimet më të fundit na tregojnë se veprimi i hershëm është qasja më efektive e trajtimit. 4

Ky grafik interaktiv* tregon se si mund të ngadalësohet përkeqësimi i simptomave të SM kur trajtimi fillon menjëherë pas diagnozës [rrëshqitësi i vendosur tek 'Trajtimi i hershëm'] krahasuar me trajtimin e vonuar [rrëshqitësi i vendosur tek 'Trajtimi i  filluar më vonë'].

*Përshtatur nga figura e përfshirë në raportin "Shëndeti i trurit: koha ka rëndësi në sklerozën multiple” 3

Trajtimi i filluar herët
Trajtimi i filluar me vonesë

Më shumë artikuj mbi mënyrat për të menaxhuar SM që mund t'ju duken interesante.

Gjeni informacion për t'ju ndihmuar të merrni vendime më të informuara në lidhje me menaxhimin e sëmundjes suaj.


Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

A mund të kurohet SM?

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Cilat janë qasjet e trajtimit të SM?

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Llojet e trajtimit për SM

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Gjetja e trajtimit të duhur për ju.

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Çfarë duhet të dini

Previous
Next

Ne dimë më shumë për SM se kurrë më parë. Tani mund të mësoni më shumë rreth saj.

Gjeni studimet dhe mësimet më të fundit, për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë SM.

SM mund të ndryshojë jetën tuaj. Por nuk duhet ta përcaktojë atë.

Tani ju e dini se si të menaxhoni SM, ne kemi shumë mjete dhe këshilla për t'ju ndihmuar të vazhdoni të jetoni me të.

  1. Paty DW, et al. Neurology. 1993;43:662–7.
  2. MS Society. Treatments and therapies. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/treatments-and-therapies [aksesuar në qershor 2020].
  3. Giovannoni G, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;9(Suppl 1):S5–48.
  4. Stankiewicz JM, et al. Neurol Neuroimmunol Neuroinflamm. 2020;7:e636.