Mosha: 31 vjeçe Shteti: Zvicër  Profesioni: Ndërmjetëse arti   Hobe: Shëtitja në mal, vizitat në muze, ofrimi i ndihmës në kampe për të moshuarit që jetojnë me SM

Jeton me SM që nga viti 2018

Unë jam Katharina dhe jam profesioniste krijuese me përvojë në gazetari dhe marrëdhëniet me publikun. Punoj si menaxhere e pavarur projekti e disa iniciativave dhe eventeve kulturore, duke përfshirë festivale artistike dhe shkencore.Jam diagnostifikuar me SM në vitin 2018, pasi përjetova lodhje dhe dhimbje në duar e gishtërinj.

Jam vullnetare në kampe pushimi për të moshuarit që jetojnë me SM, e cila ka qenë një eksperiencë shumë shpërblyese dhe e këndshme dhe më ka motivuar të filloj një kurs mbi punën sociale.

Në kohën time të lirë, më pëlqen të bëj ecje në mal, të vizitoj muze dhe të kaloj kohë me shokët e mi e të bisedoj – por kjo zakonisht përfundon në një lloj sipërmarrjeje te re, si p.sh. biseda rreth mënyrës se si t'i shtyjmë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në natyrë apo të menduarit për gjetjen e mënyrave për t'i frymëzuar adoleshentët të jenë më të interesuar për artin!

Lëvizni vazhdimisht
Afrohuni me natyrën
Eksperimentoni me ushqimin
Gjeni një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe jetës
Përpiquni të mos shqetësoheni për të ardhmen
  1. Lëvizni vazhdimisht   Nëse keni kohë, ecni në vend që të merrni autobusin për distanca të shkurtra ose ngjisni shkallët në vend që të përdorni ashensorin.Gëzojuni faktit se duke qenë aktiv ju gjithashtu jeni duke bërë diçka për shëndetin tuaj.
  2. Afrohuni me natyrën   Mua më pëlqen të bëj ecje në fshat. Ajri i pastër dhe rrezet e diellit ju bëjnë mirë; rrit nivelet tuaja të vitaminës D dhe ju ndihmon të qëndroni në formë dhe aktiv.
  3. Eksperimentoni me ushqimin   Mua më pëlqen të eksperimentoj me receta të reja.Ka shumë pjata të shijshme të shëndetshme dhe mendoj se të ushqyerit shëndetshëm mund të ndihmojë në mirëqenien e gjithsecilit.
  4. Gjeni një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe jetës   Të gjithë kanë nevojë për relaks dhe kohë të lirë!
  5. Përpiquni të mos shqetësoheni për të ardhmen   Shijoni mundësitë që keni në të tashmen.Do të ketë gjithmonë një mënyrë për të zgjidhur sfidat e ardhshme dhe SM mund të mos ndikojë aspak në planet tuaja të jetës.

Artikuj nga Katharina

/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms/careers
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/pain
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/mri
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/evoked-potential
/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms/family-relationships/hereditary
/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms/careers/work-place
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/diagnosis/lumbar-test
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/fatigue

Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.