Punksioni lumbar për sklerozën multiple (SM)

Testi i punksionit lumbar për SM.

Gjatë testit të punksionit lumbar merret një kampion i vogël lëngu cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe shtyllën kurrizore)1 nga hapësira përreth shtyllës suaj kurrizore, duke futur një gjilpërë fleksibël në pjesën fundore të shpinës.2 Procedura zgjat rreth gjysmë ore dhe kryhet me anestezi lokale.3 Pas punksionit lumbar, disa persona mund të kenë dhimbje koke,3 rast në të cilin duhet të konsultoheni me ekipin e kujdesit shëndetësor, pasi ata janë në gjendje të menaxhojnë dhimbjet e mundshme të kokës.

Quote marks

E di që është e vështirë, veçanërisht nëse nuk ju pëlqejnë gjilpërat, por përpiquni të relaksoheni sa më shumë, pasi kjo do t’ju ndihmojë. Përpiquni të fokusoheni në diçka tjetër. Për shembull, mbani ndonjë send nëpër duar ose kërkojini ndonjë familjari ose miku që t’ju flasë dhe t’ju mbajë të shpërqendruar.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014

Shiko profilin
Quote marks

Punksioni lumbar njihet si një nga procedurat më të dhimbshme, por për mua nuk ishte i dhimbshëm por thjesht i sikletshëm. Fakti që e dija se ishte diçka e domosdoshme dhe e dobishme për mua në planin afatgjatë ma bëri më të lehtë.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Quote marks

Unë në të vërtetë nuk pata asnjë problem me punksionin lumbar − bënë një punë mjaft të mirë. Zgjati rreth 10 minuta në total – shumë pak.

Katharina

Jeton me SM që nga viti 2018

Shiko profilin
Quote marks

Pas procedurës së punksionit lumbar, mund t’ju duhet të qëndroni shtrirë gjatë gjithë pjesës së mbetur të ditës, në mënyrë që lëngu cerebrospinal të normalizohet dhe të rikuperoheni. Nëse ngriheni shumë shpejt, mund t’ju nisë një dhimbje e padurueshme koke, prandaj përpiquni të qëndroni shtrirë sa më shumë që të mundeni gjatë ditëve në vijim.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014

Shiko profilin
Punksioni lumbar kryhet për të kontrolluar për shenja të SM në lëngun cerebrospinal që rrethon trurin dhe shtyllën kurrizore.1,4 Një shenjë e mundshme e SM është rritja e aktivitetit imunitar në lëngun cerebrospinal.4 Kjo vlerësohet duke matur nivelet e qelizave imune, si p.sh. antitrupat dhe rruazat e bardha të gjakut në lëngun cerebrospinal, si dhe duke i krahasuar ato me nivelet në gjak. Nivelet e larta në lëngun cerebrospinal të këtyre qelizave imune ose të proteinave të prodhuara prej tyre, që quhen breza oligoklonalë, mund të përbëjnë indikacion për SM dhe tregojnë se sistemi juaj imunitar mund të jetë duke shkaktuar dëmtim të nervave.3,4

Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.

Secili prej tyre ka të bëjë me një analizë ose metodë të veçantë që përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e SM. Të gjitha janë shpjeguar në mënyrën më të qartë të mundshme.


Analizat e gjakut për SM | Rezistenca ndaj SM

Analizat e gjakut

Testi i potencialeve të evokuara vizuale - Skleroza multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Potenciali i evokuar

Kriteret McDonald - Skleroza multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Kriteret McDonald

Skanimi MRI për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

MRI

Ekzaminimi neurologjik në lidhje me sklerozën multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Ekzaminimet neurologjike

Previous
Next
  1. Sakka L, et al. Eur Ann Otorhinolaryngol Head Neck Dis. 2011;128:309–16.
  2. Engelborghs S, et al. Alzheimers Dement (Amst). 2017;8:111-26.
  3. Multiple Sclerosis Trust. Lumbar puncture. https://www.mstrust.org.uk/a-z/lumbar-puncture [aksesuar në maj 2020].
  4. Garg N, Smith TW. Brain Behav. 2015;5:e00362.