SM mund t'ju bëjë të shqetësuar, por ju mund t'i jepni SM diçka për t'u shqetësuar.

Jeta mund të jetë stresuese në kohën më të mirë, dhe të jetuarit me SM mund të shtojë ankthin dhe stresin tuaj. Mos lejoni që SM të përcaktojë se kush jeni. Ka mënyra se si mund të jetoni jetën që dëshironi dhe megjithatë të arrini qëllimet tuaja, dhe ka mënyra për të kapërcyer ndjenjat e ankthit.

Mos harroni se tani ka më shumë trajtime të disponueshme për SM se kurrë më parë, gjë që është një gjë më pak për tu shqetësuar!

Këtu, ne ju japim informata dhe këshilla të dorës së parë se si të ju ndihmojmë të kapërceni ankthin tuaj dhe të merrni përsëri kontrollin e jetës tuaj.

Edhe pse ankthi është një reagim i natyrshëm që mund të ju ndihmojë t’i përgjigjeni kërcënimit të menjëhershëm dhe stresit 1, dhe nëse nuk kontrollohet ai mund të fillojë të ketë një ndikim negativ në jetën tuaj 2. Ankthi mund të shkaktojë ndjenja shqetësimi ose brengosje, tharje të gojës, rrahje të shpejta të zemrës, mungesë të energjisë dhe pagjumësi, madje mund të ju bëjë të keni probleme me të menduarit qartë.2,3

Ankthi është më i zakonshëm tek njerëzit me SM.4 Ankthi juaj mund të shkaktohet nga mendimet dhe shqetësimet tuaja për të ardhmen tuaj me SM4 ose mund të jetë për shkak të ndikimit të SM në vetë trurin.2,5 Disa studime sugjerojnë se ankthi është për shkak të ndryshimeve në tru të shkaktuara drejtpërdrejt nga SM, por nuk ka asnjë konkluzion përfundimtar.5

Isha i frikësuar dhe i brengosur se diagnoza ime do të thoshte se njerëzit do të më shihnin ndryshe. Unë arrita t’i kapërcej këto ndjenja dhe tani e di që ajo frikë ishte vetëm në kokën time. Unë mendoj se shumë gjëra me SM fillojnë në kokën tuaj, por kjo nuk i bën ato realitet.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014
rmsLabelViewAuthorProfile
Ankthi është një nga 'simptomat' më prominente që kam përjetuar që kur u diagnostikova me SM. Me SM, nuk e dini kurrë se kur mund të ndodhë relapsi juaj i radhës. Sa herë që mendoj se mund të ndodhë një relaps, mendja ime mund të më rrotullohet.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

Mos harroni se nuk jeni vetëm dhe ka shumë mënyra për të përballuar SM dhe ankthin tuaj.2

Ne folëm me eksperten e SM, Katie për përvojën e saj të ankthit dhe se si ai ndikoi tek ajo. Katie u diagnostikua me SM kur ishte 22 vjeç, por ajo kishte filluar të përjetonte ankth 3 vjet më parë. Pas diagnozës, ajo filloi të kishte sulme paniku dhe filloi të shqetësohej për të ardhmen e saj me SM. Për të përballuar ankthin e saj në fillim, Katie thjesht shmangu të mendonte ose të fliste për gjërat që e ndezën atë, por eventualisht ankthi i saj filloi të prekte të gjitha aspektet e jetës së saj.

Shpesh përjetoja sulme të panikut dhe shqetësohesha se si do të ishte e ardhmja ime me SM.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Sulmet e panikut mund të ndodhin shpejt dhe pa ndonjë arsye apo shkaktarë të dukshëm. Mund të përjetoni një rrahje të përshpejtuar të zemrës, të humbni vetdijën ose të keni frymëzënie, ose të keni të mundim. Edhe pse sulmet e panikut mund të ndjehen të frikshme, ka mënyra për t’i trajtuar ato.6

Trajtimet për sulmet e panikut përfshijnë medikamente dhe terapi psikologjike për të trajnuar trurin tuaj se si të reagojë në situata të caktuara.6

Simptomat e sulmeve të panikut janë të ngjashme me gjendjet e tjera serioze, kështu që nëse po i përjetoni ato dhe jeni të shqetësuar, kontaktoni ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor.6

Flisni me mjekun tuaj.

Mos harroni, hapi i parë për të tejkaluar ankthin është të kuptoni se nuk jeni vetëm dhe se në dispozicion ka ndihmë dhe mbështetje. Flisni me mjekun tuaj se si ndiheni. Ata mund të ju rekomandojë trajtime psikologjike ose strategji të vetëndihmës ose të përshkruajë barna kundër ankthit, në varësi të asaj që i shkakton problemet tuaja.2,3,6

E mora përsëri kontrollin duke e pranuar problemin dhe duke pasur vetëbesimin për të folur me mjekun tim. Tani kam filluar të marr barna për ankthin tim dhe kam filluar të ndihem shumë më mirë.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Vazhdoni me grupet e mbështetjes

Një studim i fundit tregoi se mbështetja nga rrjetet sociale – si miqtë dhe njerëzit në grupet e mbështetjes – ndihmon në reduktimin e ankthit.7 Shikoni seksionin tonë për grupet e mbështetjes për informacione të mëtejshme mbi llojet e grupeve të disponueshme.

Tani ndaj përvojat e mia dhe flas për ndjenjat e mia me grupet e komunitetit në internet, gjë që më ka ndihmuar shumë.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Ankthi që përjetoj vjen nga një vend vetmie dhe pasigurie, kështu që të flasësh për ato ndjenja me të tjerët më kujton se nuk jam aq i vetëm sa ndihem ndonjëherë.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

Bëni ndryshime në stilin e jetesës.

Një gjumë i mirë gjatë natës mund të ketë një ndikim të madh në disponimin tuaj dhe aftësinë për të përballuar atë që ju bjen jeta.8 Mungesa e gjumit lidhet gjithashtu me një zvogëlim të mirëqenies dhe produktivitetit të përgjithshëm, kështu që nuk është për tu habitur që mund të ndikojë në mirëqenien e mendjes tuaj.9 Përfshirja e ushtrimeve dhe relaksimit dhe në përgjithësi lënia mënjanë e kohës për të bërë gjërat që ju pëlqejnë janë të gjitha të rëndësishme për t’i bërë shqetësimet më të menaxhueshme.2,6,10

Mësova ushtrime të frymëmarrjes dhe fillova të përdor aplikacione meditimi për të ndihmuar në përballimin e stresit dhe ankthit tim.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Gjeni mënyra për të kapërcyer ankthin, të cilat funksionojnë për ju.

Arsyet e ankthit tuaj do të jenë unike për ju, dhe mënyrat se si e trajtoni atë do të jenë unike edhe për ju. Mendoni se çfarë po i shkakton problemet tuaja dhe çfarë mund të funksionojë më së miri për ju.

Bëj masazhe të trupit dhe shpinës rregullisht, gjë që ndihmon me dhembjen dhe stresin.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
E vetmja gjë që asnjëherë nuk dështon të më ndihmojë me ankthin tim është qeni im Pete. Ai ishte aty kur u diagnostikova për herë të parë me ankth, më pas me MS dhe më pas me depresion. Ai duket se e di kur kam nevojë për të.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
E kam gjetur jashtëzakonisht katartike  të shkruarit në një revistë. Ti hedhë në letër ndjenjat dhe shqetësimet e mia është një nga mënyrat më të mira për të pastruar mendjen time kur ndihem veçanërisht në ankth. Kthimi pas dhe rileximi i shënimeve të vjetra ju bën të kuptoni se sa larg keni shkuar dhe sa shumë keni kaluar tashmë.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

SM mund të ndryshojë jetën tuaj. Por nuk duhet ta përcaktojë atë.

SM nuk duhet t'ju ndalojë të bëni atë që doni. Në këta artikuj do të gjeni informacione se si të vazhdoni të jetoni në rrugën tuaj
/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms
  1. Multiple Sclerosis Society. Stress and anxiety. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/mental-health/stress-and-anxiety [aksesuar në maj 2020].
  2. Multiple Sclerosis Trust. Anxiety. https://www.mstrust.org.uk/a-z/anxiety [aksesuar në maj 2020].
  3. NHS. Symptoms. https://www.nhs.uk/conditions/generalised-anxiety-disorder/symptoms/ [aksesuar në maj 2020].
  4. Butler E, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;10:145–68.
  5. Murphy R, et al. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2017;88:697–708.
  6. NHS. Panic disorder. https://www.nhs.uk/conditions/panic-disorder/ [aksesuar në maj 2020].
  7. Henry A, et al. Mult Scler Relat Disord. 2019;27:46–51.
  8. Freeman D, et al. Lancet Psychiatry. 2017;4:749–58.
  9. Magnavita N, Garbarino S. Int J Environ Res Public Health. 2017;14:1347.
  10. Chwastiak LA, Ehde DM. Psychiatr Clin North Am. 2007;30:803–17.
  11. MS Society Canada. Programs and services. https://mssociety.ca/support-services/programs-and-services/1150/mental-health-helpline [aksesuar në maj 2020].