Mosha : 30 Vendi : Shqipëri Profesioni : Aktiviste në “Jeto përsëri” Hobi : Më pëlqen të udhëtoj, të punoj, të kërcej

Jeton me SM që nga viti 2014

Përshëndetje, jam Denisa 30 vjeç e diagnostifikuar prej 8 vitesh me SM.

Ka qenë e vështirë periudha para diagnostifikimit sepse ndodh qe Zoti ndalon diku dhe shkarkon më të këqiat e mundshme dhe ti mendon - pse mua! Kjo ndodhi në momentet më të errëta të jetës sime, kur nëna ime sapo kishte hequr gjirin pasi tumori i kish zaptuar pjesën më të madhe të tij.

Ishte e tmerrshme, nuk doja të mendoja larg. Isha fëmija i madh dhe kisha një barrë para motrave të mia më të vogla.

Prej një periudhe sfilitjesh psikologjike dhe fizike kisha një luhatje humori dhe nuk po kuptoja ç’po ndodhte me mua. Shpesh më ndodhte të bëhesha nervoze, madje të ngrija dhe zërin. I kërkoja falje nënës sime, por kjo zgjati aq sa po mendonin se po drogohesha.

Papritur ndodh që këmbët ndaluan së ecuri sikur e kishin mbaruar ciklin e tyre. Nuk i kisha më nën kontroll. Mendova - do kaloj, është kalimtare. Shkoj tek mjeku dhe diagnostifikohem me SM. Asnjë informacion nuk kisha, e padëgjuar më parë për mua.

Gjithçka mori rrjedhë në të kundërt. Jeta aktive që bëja, puna, shoqëria, mbeten thjesht në të kaluarën. E tashmja ishte bosh.

Ngadalë ngadalë po mësohem me SM, tashmë ajo është bashkëjetuesja ime. Nuk është e lehtë. Madje i kalon kufijtë e vështirësisë. Është një sfidë psiko-fizike

Më vjen bukur dhe këndshëm kur më komplimentojnë - sa e bukur je, por trishtohem kur më shohin me keqardhje sepse unë përdor rrotat e karrocës dhe ata kanë këmbët.

Njerezit e afërm jane bërë psikologë dhe “ hyzmeqarët” tanë. Këta janë heronjtë tanë që duhet të na buzëqeshin edhe kur nuk mundin nga lodhja dhe mërzia e fatit.

Por unë kam vendosur! Nuk dua të lejoj që kjo sëmundje të më përcaktoj mua e as ëndërrat e mia. Kam SM, por nuk është fundi i botës kjo!

Jeta është kaq e bukur dhe unë e dua fort atë, është plot diell dhe unë dua të përqafoj atë e ta shoh tek lind dhe perëndon.

Ushqehuni shëndetshëm
Mundohuni të ushtroni çdo ditë
Shoqërohuni me të tjerët
  1. Ushqehuni shëndetshëm

    Ushqimi i shëndetshëm ndikon në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

  2. Mundohuni të ushtroni çdo ditë Ndjej se po bëj diçka për veten time, gjithashtu më largon mendjen nga gjërat dhe më relakson. Aq sa mundem dhe kam përshtypjen  që ushtrimet më rrisin nivelet e energjisë.

  3. Shoqërohuni me të tjerët Lidhja me njerëz të tjerë që jetojnë me SM në komunitetin tuaj dhe potencialisht në internet është një mënyrë e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, opinione dhe mendime.

Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.