Mosha: 40 vjeçe Shteti: Kanada profesioni: mësuese Hobe: Aktiviteti fizik, shëtitjet me qenin tim, ecja në natyrë dhe shëtitjet me biçikletë
Jeton me SM që nga viti 2006
Unë jam Jennifer dhe jam mësuese, gjë që më mban shumë të zënë! Jam diagnostifikuar me SM në vitin 2006 pasi kisha përjetuar simptoma të mpirjes, marramendjes dhe ndjesisë së shpimit që në vitin 2002. Pas gjithë pritjes dhe pasigurisë, u lehtësova kur mësova më në fund diagnozën.
Kam dy fëmijë dhe pjesën më të madhe të kohës së lirë e kaloj duke kryer aktivitet fizik, duke shëtitur qenin dhe duke ecur në natyrë apo duke shëtitur me biçikletë me fëmijët e mi. Tashmë nuk e marr për të mirëqenë lëvizshmërinë time dhe bëj një jetë shumë aktive. Përpiqem të jetoj me moton “Unë kam SM por SM nuk më ka mua” – dhe të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju!
- Dëgjoni trupin tuaj Kuptoni se kur duhet të ndaloni dhe përpiquni të mos e teproni. Nuk ka asgjë të keqe të thuash jo!
- Qëndroni aktiv Është vërtetuar se aktiviteti fizik përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe shume simptoma, por mbi të gjitha, mund të ndihmojë të keni një pikëpamje më pozitive.
- Pushoni shumë Bëni një sy gjumë, shkoni për të fjetur në një orar të përshtatshëm dhe bëni pushime të shkurtra gjatë ditës. Nuk ka asgjë të keqe ta marrësh shtruar!
- Qëndroni në ambiente të freskëta Merrni një erashkë me vete gjatë ditëve të nxehta për t'u freskuar dhe sigurohuni se shtëpia juaj dhe/ose vendi i punës ka mjetet e duhura për ta mbajtur ambientin në një temperaturë të rehatshme.
- Teknologjia mund të ndihmojë! Mund të bëhet e lodhshme të mbani mend gjithçka midis takimeve apo mjekimeve, veçanërisht nëse keni probleme me kujtesën apo përqendrimin. Përdorni aplikacione apo rikujtues në telefonin tuaj për të qenë më të organizuar dhe në kontroll të gjërave.
Artikuj nga Jennifer
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.