Llojet e trajtimit për SM

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Në ditët e sotme, ka shumë trajtime efektive të SM nga të cilat mund të zgjidhni, kështu që është e rëndësishme të kuptoni se kur përdoren dhe se si mund t’ju ndihmojnë ato trajtime.1,2

Ka 3 lloje kryesore trajtimesh për SM, të kategorizuara nga mënyra se si ato ju ndihmojnë të menaxhoni SM tuaj:

  • Trajtimi për recidiva akute3
  • Menaxhimi i simptomave1,4,5
  • Terapitë e modifikimit të sëmundjes1,4,6,7

Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë rreth këtyre 3 llojeve të trajtimit për SM dhe flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të zbuluar se cilat prej tyre mund t’ju ndihmojnë.

Këto trajtime të SM ju ndihmojnë lehtësim të simptomave gjatë një recidive, e cila ndodh kur simptomat shfaqen papritur, apo përkeqësohen, brenda disa ditëve apo orëve. Trajtimi kryesor për recidivat janë kortikosteroidet.3

Kortikosteroidet

Kortikosteroidet janë hormone që veprojnë shpejt në sistemin tuaj imunitar për të reduktuar inflamacionin, për të limituar dëmtimin e shkaktuar në tru, dhe për të përshpejtuar kohën që ju nevojitet për të rimarrë veten nga simptomat.3,8 Edhe pse steroidet nuk reduktojnë aktivitetin e sëmundjes apo të ngadalësojnë progredimin e saj me kalimin e kohës, ato mund të sigurojnë lehtësim të shpejtë të simptomave në një kohë të shkurtër. Përdorimi i tyre ruhet përgjithësisht për rastet kur jeni duke përjetuar simptoma të moderuara apo të rënda.3,8

Ka disa mënyra për të menaxhuar simptomat tuaja, dhe qasja e duhur do të jetë unike për ju dhe simptomat që keni.4,5

Qasjet e menaxhimit të simptomave mund të përfshijnë ushtrime fizike specifike për të trajtuar simptomat e] ndryshme, dhe ndryshime të dietës dhe stilit të jetesës, për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.5,9,10

Neurologu juaj mund t’ju referojë të merrni ndihmë shtesë për një problem specifik. Këtu mund të përfshihet si më poshtë10:

Ergoterapia

Një ergoterapeut mund t’ju japë këshilla se si të menaxhoni aktivitetet tuaja të përditshme. Ai mund t’ju ndihmojnë të planifikoni se si të menaxhoni simptoma specifike (p.sh. lodhjen, dridhjet dhe paqëndrueshmërinë) për të reduktuar ndikimin e tyre në punën, jetën sociale dhe përditshmërinë tuaj.11

Fizioterapia

Nëse keni kaluar një recidivë apo keni simptoma të vazhdueshme, fizioterapia mund t’ju vijë në ndihmë pasi fokusohet në lëvizje fizike dhe ushtrime për të ndihmuar synimin dhe menaxhimin e simptomave specifike, të tilla si lëvizshmëria dhe spazmat e muskujve, si dhe ju ndihmon të ruani gjendjen tuaj të përgjithshme fizike.12,13

Logopedia

Nëse keni probleme me të folurit apo gëlltitjet, logopedët mund të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë me këto simptoma.14,15 Ata do të punojnë me ju për të identifikuar shkaqet e këtyre simptomave dhe do të zhvillojnë strategji për t’i lehtësuar ato. Për shembull, ata mund të japin ushtrime të cilat fokusohen te frymëmarrja gjatë të folurit apo të cilat trajnojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë muskujt e përfshirë në prodhimin e tingujve.14,15

Terapia psikologjike

Terapitë e “të folurit” apo psikologjike mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni probleme të shëndetit mendor si depresioni apo ankthi. Këto terapi mund të ndihmojnë në trajnimin e trurit për të reaguar pozitivisht në situata të caktuara dhe t’ju ndihmojnë të gjeni mënyra konstruktive të të menduarit rreth SM, të përmirësoni mirëqenien tuaj mendore dhe t’ju ndihmojnë të përballoni mënyrën sesi SM ndikon te ju dhe te stili tuaj i jetesës.16,17

Lexoni më shumë rreth terapive psikologjike në faqen tonë mbi shëndetin mendor.

Këto terapi shënjestrojnë sistemin imunitar për të reduktuar inflamacionin dhe dëmtimin nervor të shkaktuar nga SM2,6 Edhe pse terapitë e modifikimit të sëmundjeve nuk mund të riparojnë dëmtimin nervor të shkaktuar tashmë nga SM, ato mund të ngadalësojnë procesin e sëmundjes dhe të reduktojnë rrezikun e recidivave të ardhshme.2,6,7

Në ditët e sotme disponohen shumë terapi të modifikimit të sëmundjeve, të cilat ndryshojnë për sa i përket efekteve që ato kanë në SM, efekteve anësore, mënyrës së administrimit, sa shpesh merren, dhe çfarë testesh pasuese nevojiten për të monitoruar ndikimin e tyre.2,7

Quote marks

Në momentin që fillojmë një terapi për modifikimin e sëmundjes, vendimet e marra së bashku janë të rëndësishme,por gjithashtu më duhet të di se çfarë është e rëndësishme për pacientët e mi. Kur diskutojmë opsionet e ndryshme, më duhet të kuptoj perspektivat dhe preferencat e tyre pavarësisht rreziqeve apo përfitimeve të lidhura me opsionet e ndryshme të trajtimit. Në këtë mënyrë mund t’i edukoj ata për atë që i shqetëson dhe t’u them se çfarë të presin pasi të fillojnë një trajtim të ri.

Dr. Sarah Morrow, Neurologe*

Dr. Sarah Morrow, Neurologe*

Profesoreshë e Asociuar në Departamentin e Shkencave Neurologjike Klinike

Është e rëndësishme të diskutoni me neurologun tuaj se çfarë lloj trajtimi ju përshtatet ju dhe stilit tuaj të jetesës, si dhe të konsideroni profilin e efekteve anësore dhe efektivitetin e çdo medikamenti. Për informacion të mëtejshëm, flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe referojuni fletëpalosjes informative të pacientit të dhënë për secilin medikament.

Tabela e mëposhtme përmban një përmbledhje të disa prej terapive të ndryshme të modifikimit të sëmundjeve që disponohen, duke përfshirë mënyrën dhe shpeshtësinë e administrimit të tyre, si dhe llojet e kontrolleve vijuese të nevojshme për të vlerësuar ndikim e tyre – mendoni se çfarë përshtatet më mirë me stilin tuaj të jetesës.

Tabela. Terapitë e modifikimit të sëmundjeve që përdoren më shpesh.

Medikamentet e përfshira në tabelë janë grupuar sipas mënyrës së administrimit dhe janë renditur në rend alfabetik. Referojuni fletëpalosjes informative individuale të pacientit dhe flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të mësuar më shumë rreth këtyre terapive.

E marrë si tabletë apo kapsulë (gjithashtu e njohur si administrim nga goja)

Klabridinë*18

Si dhe sa shpesh merret?

  • Si tabletë në 2 kurse trajtimi, me 1 vit diferencë
  • Vitin e parë, kursi përfshin 2 javë trajtim, të cilat konsistojnë në 4-5 ditë trajtim në fillim të muajit të parë dhe 4-5 ditë trajtim në fillim të muajit të dytë.18
  • I njëjti kurs përsëritet vitin e dytë18

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analizat e gjakut nevojiten para çdo trajtimi dhe më pas 2 dhe 6 muaj pas marrjes së trajtimit18 

Dimetil fumarat*19

Si dhe sa shpesh merret?

  • Dy herë në ditë si kapsulë19

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza gjaku çdo 3 muaj19
  • Analiza urine 3 dhe 6 muaj pas nisjes së trajtimit dhe më pas çdo 6-12 muaj.19

Fingolimod*20,21

Si dhe sa shpesh merret?

  • Një herë në ditë si kapsulë20

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Monitorim i zemrës dhe kontroll i presionit të gjakut para trajtimit dhe 6 orë pas nisjes së trajtimit20
  • Kontrolle të rregullta të presionit të gjakut gjatë të gjithë trajtimit20,21
  • Analiza gjaku, fillimisht 3 muaj pas nisjes së trajtimit dhe më pas të përvitshme.20,21
  • Kontroll i syve 3-4 muaj pas nisjes së trajtimit20,21
  • Vlerësim i funksionimit të mëlçisë 1, 3, 6, 9, dhe 12 muaj pas nisjes së trajtimit20,21

Teriflunomid*22,23

Si dhe sa shpesh merret?

  • Një herë në ditë, si tabletë22

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza periodike të gjakut dhe monitorim të presionit të gjakut22,23
  • Vlerësim i funksionimit të mëlçisë çdo 2 javë gjatë 6 muajve të parë pas fillimit trajtimit dhe më pas çdo 8 javë apo kur shfaqen simptoma ose shenja të veçanta klinike.22

Merret si injeksion (i cili mund të bëhet nga vetë ju në shtëpi)

Glatiramer-acetat*24–26

Si dhe sa shpesh merret?

  • Injeksion nën lëkurë, çdo ditë ose 3 herë në javë25

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Nuk nevojiten analiza të rregullta të gjakut26
  • Mund të nevojiten kontrolle të rregullta për ata me probleme ekzistuese të mëparshme me zemrën24,25

Interferon beta-1a27,28

Si dhe sa shpesh merret?

  • Disa injektohen në muskuj një herë në javë27
  • Disa injektohen në muskuj 3 herë në javë28

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza të funksionimit të mëlçisë dhe analiza gjaku 1, 3, dhe 6 muaj pas nisjes së trajtimit28
  • Më pas, këto analiza kryhen në mënyrë periodike28
  • Mund të nevojiten gjithashtu analiza për funksionimin e tiroideve28

Interferon beta-1b29

Si dhe sa shpesh merret?

  • Një injeksion nën lëkurë çdo dy ditë29

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza të funksionimit të mëlçisë dhe analiza gjaku para trajtimit dhe rregullisht pas nisjes së trajtimit. Më pas, këto analiza kryhen në mënyrë periodike29
  • Mund të nevojiten gjithashtu analiza për funksionimin e tiroideve29

Peginterferon beta-1a30

Si dhe sa shpesh merret?

  • Një injeksion nën lëkurë një herë në 2 javë30

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza të funksionimit të mëlçisë dhe analiza gjaku para trajtimit dhe rregullisht pas nisjes së trajtimit.30
  • Mund të nevojiten gjithashtu analiza për funksionimin e tiroideve30

Merret si infuzion, pra kur trajtimi administrohet drejtpërdrejt në gjak me anë të një gjilpëre (kryhet në klinikë)

 

Alemtuzumab31

Si dhe sa shpesh merret?

  • Si infuzion në 2 trajtime, me 12 muaj diferencë31
  • Mund të nevojiten 2 trajtime shtesë (bazuar në prezencën e aktivitetit të sëmundjes së SM dhe këshillimit të neurologut)31

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Analiza gjaku dhe urine para nisjes së trajtimit dhe më pas çdo muaj deri 4 vjet pas infuzionit të fundit.31
  • Kontrolle të funksionimit të tiroideve para nisjes së trajtimit dhe çdo 3 muaj deri 4 vjet pas infuzionit të fundit.31

Natalizumab32

Si dhe sa shpesh merret?

  • Si infuzion, çdo 4 javë32

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Ju do të monitoroheni gjatë infuzionit për reaksione të mundshme të lidhura me të dhe për 1 orë pas infuzionit.32
  • Analiza gjaku çdo 6 muaj32
  • Vlerësimi i funksionimit të mëlçisë32
  • Skanime MRI një herë në vit. Në disa raste, mund të nevojitet çdo 3 muaj32

Okrelizumab33

Si dhe sa shpesh merret?

  • Doza fillestare jepet si 2 infuzione të veçanta me 2 javë diferencë nga njëra-tjetra33
  • Pas kësaj doze fillestare, jepet si infuzion çdo 6 muaj33

Çfarë analizash monitoruese vijuese nevojiten?

  • Ju do të monitoroheni gjatë infuzionit për reaksione të mundshme të lidhura me infuzionin dhe për 1 orë pas infuzionit.33

*Trajtimi duhet të nisë dhe të mbikëqyret nga një mjek me përvojë në trajtimin e sklerozës multiple.

Megjithatë, jo të gjitha terapitë modifikuese të sëmundjes të listuara më poshtë janë të miratuara në nivel lokal ose të disponueshme në praktikën tonë klinike. Për DMT-të e disponueshme në Shqipëri dhe Kosovë, ju lutemi konsultohuni me neurologun tuaj

Jeni gati të diskutoni menaxhimin e sëmundjes me neurologun tuaj?

 

Referenca:

1. Ben-Zacharia A, et al. Int J MS Care. 2018; 20(6): 287-297

SM mund ta ndryshojë jetën tuaj. Por nuk ka pse ta përkufizojë atë.

Tani ju dini si ta menaxhoni SM dhe ne kemi shumë mjete e këshilla për t’ju ndihmuar të vazhdoni të jetoni me të.

Më shumë artikuj rreth mënyrave të menaxhimit të SM, të cilët mund t’ju duken interesantë.

Gjeni informacione që do t’ju ndihmojnë të merrni vendime më të informuara rreth menaxhimit të sëmundjes.


Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

A mund të kurohet SM?

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Cilat janë qasjet e trajtimit të SM?

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Llojet e trajtimit për SM

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Gjetja e trajtimit të duhur për ju.

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Çfarë duhet të dini

Previous
Next
  1. MS Society. Treatments and therapies. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/treatments-and-therapies [aksesuar në qershor 2020].
  2. MS Trust. Disease modifying drugs (DMDs). https://www.mstrust.org.uk/about-ms/ms-treatments/disease-modifying-drugs-dmds [aksesuar në qershor 2020].
  3. Berkovich R. Neurotherapeutics. 2013;10:97-105.
  4. National Multiple Sclerosis Society. Medications. https://www.nationalmssociety.org/Treating-MS/Medications [aksesuar në qershor 2020].
  5. National Multiple Sclerosis Society. Symptom management. https://www.nationalmssociety.org/For-Professionals/Clinical-Care/Managing-MS/Symptom-Management [aksesuar në qershor 2020].
  6. AAN. Summary of practice guideline for patients and their families. https://www.aan.com/Guidelines/Home/GetGuidelineContent/905 [aksesuar në qershor 2020].
  7. MS Society. Disease modifying therapies. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/treatments-and-therapies/disease-modifying-therapies [aksesuar në qershor 2020].
  8. MS Trust. Steroid (methylprednisolone). https://www.mstrust.org.uk/a-z/steroids-methylprednisolone [aksesuar në qershor 2020].
  9. Word Health Organization. Healthy diet. https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/healthy-diet [aksesuar në qershor 2020].
  10. MS Trust. How is MS treated? https://www.mstrust.org.uk/about-ms/how-ms-treated [aksesuar në qershor 2020].
  11. MS Society. Occupational therapy and MS. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/occupational-therapy-and-ms [aksesuar në qershor 2020].
  12. Learmonth YC, et al. Phys Ther Rev. 2016;21:160–72.
  13. Etoom M, et al. Am J Phys Med Rehabil. 2018;97:793-807.
  14. MS Society. How can speech and language therapists help? https://www.mstrust.org.uk/news/views-and-comments/how-can-speech-and-language-therapists-help [aksesuar në qershor 2020].
  15. Burks JS, et al. Ann Indian Acad Neurol. 2009;12:296-306.
  16. Murphy R, et al. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2017;88:697-708.
  17. MS Trust. Cognitive behavioural therapy (CBT). https://www.mstrust.org.uk/a-z/cognitive-behavioural-therapy-cbt [aksesuar në qershor 2020].
  18. Mavenclad (cladribine) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/8435/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  19. Tecfidera (dimethyl-fumarate) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/5256/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  20. Gilenya (fingolimod) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/4545/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  21. MS Trust. Fingolimod. https://www.mstrust.org.uk/a-z/gilenya-fingolimod [aksesuar në qershor 2020].
  22. Aubagio (teriflunomide) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/5244/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  23. MS Society. DMT factsheet. Teriflunomide (Aubagio). https://www.mssociety.org.uk/about-ms/treatments-and-therapies/disease-modifying-therapies/teriflunomide [aksesuar në qershor 2020].
  24. Copaxone 20 mg (glatiramer acetate) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/183/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  25. Copaxone 40 mg (glatiramer acetate) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/7046/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  26. MS Trust. Copaxone (glatiramer acetate). https://www.mstrust.org.uk/a-z/copaxone-glatiramer-acetate [aksesuar në qershor 2020].
  27. Avonex (interferon beta-1a) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/886/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  28. Rebif (interferon beta-1a) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/8211/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  29. Betaferon (interferon beta-1b) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/1121/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  30. Plegridy (peginterferon beta-1a) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/3409/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  31. Lemtrada (alemtuzumab) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/5409/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  32. Tysabri (natalizumab) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/222/smpc [aksesuar në qershor 2020].
  33. Ocrevus (ocrelizumab) summary of product characteristics. https://www.medicines.org.uk/emc/product/8898/smpc [aksesuar në qershor 2020].