Testi i potencialeve të evokuara vizuale për sklerozën multiple (SM)

Testi i potencialeve të evokuara për SM.

Për shkak të dëmtimit të veshjes yndyrore mbrojtëse të qelizave nervore, SM ngadalëson shpejtësinë e komunikimit të mesazheve.1 Testet e potencialeve të evokuara përdoren për të matur shpejtësinë e përçimit të këtyre sinjaleve elektrike nga truri te sytë, veshët dhe zonat periferike, si duart dhe shputat. Nëse këto sinjale përçohen më ngadalë se ç’duhet, kjo mund të kontribuojë në diagnostikimin e SM.2

Mund t'ju kërkohet që t’i nënshtroheni 1 ose disa testeve të tilla:1,3

  • Potencialet e evokuara vizuale – matin sinjalet nga sytë
  • Potencialet e evokuara dëgjimore – matin sinjalet nga veshët
  • Potencialet e evokuara somatosensore – matin sinjalet nga nervat periferikë, si krahët, këmbët, duart ose shputat

Përpara testit, do t’ju vendosen disa elektroda të vogla në kokë dhe në zona të tjera të trupit, me anë të disa fashave ngjitëse ose të një paste ngjitëse (mos u shqetësoni, nuk është e dhimbshme). Më pas do t’ju kërkohet të fokusoheni në një pikë specifike në ekran. Fashat ose pasta hiqen në përfundim të testit, por rekomandohet të merrni një kapele, krehër ose furçë për flokët për të shmangur ndonjë model të çuditshëm flokësh pas testit.3

Quote marks

Ju keni elektroda të vendosura në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat matin shpejtësinë e përçimit të sinjalit nga majat e gishtave deri në tru, kështu që gjithçka që duhet të bëni është vetëm të qëndroni ulur. Nuk ka nevojë të bëni ndonjë parapërgatitje të madhe, thjesht relaksohuni dhe dëgjoni këshillat e ekipit të kujdesit shëndetësor.

Katharina

Jeton me SM që nga viti 2018

Shiko profilin
Quote marks

Kur dyshohej se kisha SM, më bënë një MRI dhe më pas një test të potencialeve të evokuara gjatë të cilit më vendosën elektroda në duar, shputa, kokë dhe shpinë. Unë duhet të qëndroja vetëm në një dhomë për disa minuta dhe më kapi paksa një ndjenjë vetmie dhe trishtimi. Ju këshilloj të përpiqeni të relaksoheni dhe të mos i hyni mendimeve të stërholluara.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Quote marks

Ndihesha nervoze me gjithë ato elektroda të vendosura, por nuk kisha dhimbje. Më kujtohet që pasi m’i hoqën elektrodat i ndieja flokët si të ngjitur nga xheli i përdorur për vendosjen e tyre. Ndihesh pak çuditshëm kur nuk e di nëse ke dalë “mirë” në test. Ti dëshiron që truri të funksionojë mirë, por dëshiron gjithashtu edhe një përgjigje për atë që po ndodh në organizmin tënd.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Varet nga fakti nëse ju bëjnë 1 apo të gjitha llojet e testeve të potencialeve të evokuara. Zakonisht, çdo lloj testi (p.sh. sinjalet te sytë, veshët ose këmbët apo krahët) zgjat nga 30 deri në 45 minuta.4

Nuk ka kërkesa specifike përpara testeve të potencialeve të evokuara, por ka disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:4

  • Flini mirë natën përpara testit për t’u siguruar që të mund të qëndroni vigjilent
  • Mund të konsumoni ushqim dhe t’i merrni mjekimet e përhershme si zakonisht
  • Mjeku mund t’ju kërkojë të ndaloni përkohësisht mjekimet që mund t’ju përgjumin ose t’ju trullosin, pasi ato mund të ndikojnë gjatë testit

Diagnostikimi i SM shoqërohet me shumë analiza. Këta artikuj mund t’ju vijnë në ndihmë.

Secili prej tyre ka të bëjë me një analizë ose metodë të veçantë që përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e SM. Të gjitha janë shpjeguar në mënyrën më të qartë të mundshme.


Analizat e gjakut për SM | Rezistenca ndaj SM

Analizat e gjakut

Punksioni lumbar për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Testi lumbar

Kriteret McDonald - Skleroza multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Kriteret McDonald

Skanimi MRI për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

MRI

Ekzaminimi neurologjik në lidhje me sklerozën multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Ekzaminimet neurologjike

Previous
Next
  1. Palace J. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2001;71(Suppl II):ii3-8.
  2. Chiappa KH. Neurology. 1980;30:110-23.
  3. Johns Hopkins Medicine. Sensory evoked potentials studies. https://www.hopkinsmedicine.org/health/treatment-tests-and-therapies/sensory-evoked-potentials-studies [aksesuar në qershor 2020].
  4. MS trust. Evoked potential. https://www.mstrust.org.uk/a-z/evoked-potentials [aksesuar në maj 2020].