Humbja e ekuilibrit dhe marramendja
SM mund t'ju japë marramendje. Le të gjejmë një vështrim pozitiv në këtë.
Përveç që shkakton probleme të balancit dhe koordinimit
, SM mund të shkaktojë edhe humbje të ekuilibrit dhe marramendje.1,2
Në fakt, gati 20% e njerëzve që jetojnë me SM kanë marramendje në një moment.3
Katie
Sa më shumë të dini, aq më mirë mund t'i mbani gjërat nën kontroll.
Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth humbjes së ekuilibrit dhe marramendjes në SM.
Humbja e ekuilibrit dhe marramendja janë dy gjëra paksa të ndryshme. Marramendja është ndjesia që çdo gjë rreth jush rrotullohet (ose që hapsira rreth jush po rrotullohet), edhe pse ju nuk jeni duke lëvizur.2
Mund t’i bëjë disa njerëz të kenë mundime.2
Humbja e ekuilibrit është ndjenja e të qenit i paqëndrueshëm ose i trullosur, por ndryshe nga marramendja, nuk ju duket sikur po rrotulloheni.2
Rebecca
Humbja e ekuilibrit dhe marramendja janë ndryshme në kohëzgjatje – mund të jenë vetëm disa sekonda ose minuta, por në disa raste mund të zgjasin me ditë ose me javë.3 Sa do të zgjasë do të varet nga ajo që e shkakton marramendjen tuaj dhe nëse lidhet me SM ose me diçka tjetër.
Lexoni për të mësuar më shumë rreth asaj që shkakton marramendje dhe verigo dhe si t'i menaxhoni këto simptoma.
Humbja e ekuilibrit dhe marramendja në SM shkaktohen nga dëmtimi i nervit në pjesën e trurit që ka të bëjë me ekuilibrin.1–3 Por SM mund të mos jetë arsyeja e vetme e marramendjes; Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë migrenën dhe problemet me veshët tuaj, të tilla si infeksionet e veshit.2–4
Lexoni më tej për të mësuar rreth mënyrave për të menaxhuar marramendjen dhe vertigon.
Nëse jeni duke përjetuar ndjenjën e humbjes së ekuilibrit dhe marramendjes, ka disa trajtime që mund t’ ju ndihmojnë2,3,5,6:
- Antihistaminikët dhe barnat kundër mundimit - këto trajtime mund të ndihmojnë nëse marramendja po ju bënë të ndjeni mundim 5
- Steroidet - një kurs i shkurtë i steroideve mund t’a ndihmojë vertigon e shkaktuar nga një recidiv (relaps) 3,5,6
- Fizioterapia - një fizioterapeut mund të kontrollojë nëse disa mënyra të mbajtjes/pozicionimit të kokës po e përkeqësojnë marramendjen tuaj. Më pas ata mund t’ju rekomandojnë ushtrime fizike për t’ju ndihmuar të menaxhoni këtë situatë. 6
Rebecca
Mbani mend, është e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse filloni të përjetoni humbje të ekuilibrit ose marramendje. Ju duhet të jepni një përshkrim të detajuar të përvojës suaj të marramendjes, duke përfshirë saktësisht sa kohë zgjat dhe sa shpesh manifestohet. Kjo do t'i ndihmojë ata të kuptojnë nëse kjo gjendje është shkaktuar nga SM juaj apo diçka tjetër, dhe t’ju ndihmojnë në gjetjen e trajtimit të duhur për ju.3,5
ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË DUHET TË KENË NJË ZGJEDHJE SI TA MENAXHOJNË ATË.
Mësoni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.
- Gelfand JM. Handb Clin Neurol 2014;122:269–90.
- NICE Clinical Knowledge Summary: Vertigo. https://cks.nice.org.uk/vertigo#!topicSummary [aksesuar në korrik 2020].
- Frohman EM, et al. Mult Scler J. 2003;9:250–55.
- Johns Hopkins Medicine. Benign Paroxysmal Positional Vertigo (BPPV), https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/benign-paroxysmal-positional-vertigo-bppv [aksesuar në korrik 2020].
- Verywell Health. An Overview of Vertigo in MS. https://www.verywellhealth.com/vertigo-in-multiple-sclerosis-2440805 [aksesuar në korrik 2020].
- MS Trust. Dizziness (vertigo). https://www.mstrust.org.uk/a-z/dizziness-vertigo [aksesuar në korrik 2020].