Dhimbjet

SM mund t'ju shkaktojë dhimbje. Le të godasim SM aty ku dhemb.

Ka disa lloje dhimbjesh të lidhura me SM dhe ato në përgjithësi ndahen në dy kategori - dhimbje nervore dhe dhimbje muskuloskeletore 1-4:

Ju gjithashtu mund të ndjeni dhimbje si efekt i padëshiruar nga medikamentet për SM ose për shkak të kushteve të tjera shëndetësore që nuk kanë lidhje me këtë. 2,5 Shkaku i dhimbjes dhe lloji i dhimbjes së përjetuar është i ndryshëm për secilin individ dhe do të jetë unik për juve.

Disa lloje të dhimbjeve të lidhura me SM mund të shfaqen papritur dhe të zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta. Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje kronike që është më e lehtë disa ditë dhe më e rëndë në ditët e tjera, por që nuk largohet plotësisht.1,2 Dhimbjet nervore dhe muskuloskeletore zakonisht janë më të rënda në mbrëmje dhe gjatë natës dhe kështu mund të prishin gjumin tuaj.6- 8

Dhimbja është gjithmonë aty, por unë tani jam mësuar me të. Zakonisht nuk më vjen në mendje nëse nuk e mendoj. Disa ditë dhimbjet janë më të rënda se në ditët e tjera, por nuk  lejoj që ajo të më pengojë të bëj gjëra, dhe nuk duhet t’a lejoni edhe ju.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Te njerëzit që jetojnë me SM, llojet më të zakonshme të dhimbjes janë:

DhImbja përjetohet zakonisht nga njerëzit që jetojnë me SM, por ka mënyra për të ndihmuar në minimizimin e ndikimit të saj në jetën tuaj.

Lexoni për të mësuar më shumë rreth llojeve të ndryshme të dhimbjeve në SM që mund t’i përjetoni dhe mënyrave më të mira për ti kapërcyer ato. Mos lejoni që SM të jap më shumë dhimbje sesa duhet!

Çka e shkakton dhimbjen nervore?

DhImbja nervore ndodh kur SM dëmton shtresën yndyrore mbrojtëse të qelizave nervore të quajtur mbështjellësi mielin. Midis 50% dhe 90% e njerëzve që jetojnë me SM mendohet të kenë kenë këtë lloj dhimbje.11 Ajo shkaktohet nga vet dëmtimi nervor, jo nga dëmtimi i lëkurës apo muskujve.11 Dhimbja nervore mund të shkaktojë një sërë ndjesish të ndryshme - mund të ndjeni dhimbje djegëse ose therëse, por gjithashtu mund të keni ndjesi të çuditshme që normalisht nuk do ti mendonit si dhimbje, por më shumë si ndjesi shpimi gjilpërash.11

Si mund ta menaxhoj dhimbjen nervore?

Ka disa mënyra që mund t’i provoni nëse keni dhimbje nervore:

Dhimbja ime e nervit shiatik ndodh për një ose dy ditë, por më pas ajo lehtësohet. Unë përdor kremra lokale, pako akull dhe nxehtësi për të ndihmuar në mpirjen e dhimbjes. Unë përdor gjithashtu qetësues kundër dhimbjeve për të ndihmuar në heqjen dhe zvogëlimin e enjtjes. Poashtu kam bërë joga për të ndihmuar në uljen e presionit dhe kam bërë zgjatje për dhimbjet shiatike dhe dhimbjet e nyjeve.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Çka e shkakton dhimbjen e kokës në SM?

Dhimbja e kokës është një simptomë e zakonshme e SM, që prek rreth 40-80% të njerëzve që jetojnë me SM. 9,10 Ka shumë arsye pse njerëzit me SM kanë më shumë dhimbje koke sesa njerëzit që nuk kanë SM. Ato mund të shkaktohen nga efektet e padëshiruara të trajtimit ose mund të shkaktohen nga vet SM, por arsyet që qëndrojnë pas kësaj nuk janë kuptuar plotësisht. Njerëzit me SM mund të kenë lloje të ndryshme të kokëdhimbjeve, duke përfshirë:

Migrenën

Këto vlerësohen se prekin rreth një të tretën e njerëzve që jetojnë me SM.11 Zakonisht janë dhimbje koke mjaft të forta, të cilat mund të zgjasin për disa orë dhe deri në 3 ditë. Përveç dhimbjeve të kokës, migrena gjithashtu mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës ose zërit ose ndryshim në të pamurit.11,14

Kokëdhimbjet tensionuese

Këto në përgjithësi nuk janë të rënda dhe ndjehen si një dhimbje e vazhdueshme ose një shirit që shtrëngohet rreth kokës.11,14

Kokëdhimbjet pëlcitëse

Këto mund të shfaqen papritur dhe mund të ndjehen si një dhimbje e fortë pulsuese në anën e hundës ose në sy.11,14

Si mund të menaxhoj dhimbjet e kokës?

Trajtime të ndryshme janë efektive për lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës. Ju mund të zbuloni se qetësuesit e dhimbjeve që merren pa recetë do të funksionojnë për dhimbjet normale të tensionit.13 Ato mund të veprojnë edhe tek migrena dhe kokëdhimbjet pëlcitëse, por në disa raste mund t’ju duhet diçka më e fortë. Mjeku juaj mund t’ju përshkruajë një nga trajtimet e mëposhtme:

Nëse gjeni se dhimbjet e kokës po ndikojnë ndjeshëm në jetën tuaj të përditshme, bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor. Ata mund t’ju ndihmojnë të gjeni opsionin më të mirë për t’a trajtuar dhe mbajtur nën kontroll dhimbjen e kokës dhe për të ndihmuar në uljen e ndikimit që ajo ka në jetën tuaj.

Çka është neuralgjia trigeminale?

Dhimbja e fytyrës, e quajtur edhe neuralgjia trigeminale, është një dhimbje e fortë dhe e mprehtë, në pjesën e poshtme të fytyrës. Është një simptomë relativisht e pazakontë e SM, që prek midis 1% dhe 6% të njerëzve që jetojnë me SM.9,11 Shkaktohet nga dëmtimi i nervit trigeminal, një nerv i madh në kokë që dërgon senzacione të  dhImbjes dhe të prekjes nga fytyra, nga dhëmbët dhe nga goja në trurin tuaj.11,17 Kjo lloj dhImbje shpesh shkaktohet nga përtypja, pirja ose larja e dhëmbëve.17 Dhimbja më e fortë është jetëshkurtë (nga disa sekonda deri në dy minuta), por ju gjithashtu mund të përjetoni një djegie ose dhimbje kronike dhe të vazhdueshme në fytyrë.17

Trigeminal nerves

Si mund t’a menaxhoj neuralgjinë trigeminale?

Medikamentet antikonvulsive (normalisht përdoren për epilepsinë) mund të përdoren për të trajtuar këtë lloj të dhimbjes në fytyrë. Këto medikamentet e zbehin aktivitetin nervor dhe kështu mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nervore.18

Kur nervi juaj optik (nervi në syrin tuaj) inflamohet, ai mund të dëmtojë lëvizjen e syrit dhe madje të shkaktojë shikim të paqartë ose të dyfishtë.2 Kjo është një simptomë mjaft e zakonshme, e cila raportohet te rreth gjysma e njerëzve që jetojnë me SM. Neuriti optik zakonisht prek vetëm një sy në një kohë dhe largohet brenda pak ditëve.2,19

Lexoni më shumë rreth neuritit optik dhe problemeve të tjera të shikimit në seksionin tonë "Problemet me shikimin" dhe mësoni më shumë rreth mënyrave për t’i menaxhuar ato.

Dhimbjet e qafës dhe të shpinës janë mjaft të zakonshme te SM. Është vlerësuar se diku ndërmjet 10% dhe 45% e njerëzve që jetojnë me SM kanë dhImbje të shpinës ose të qafës.9,20,21 Ndonjëherë kjo është një dhImbje e shkaktuar nga efektet indirekte të SM. Për shembull, mund të keni dhimbje të shpinës ose të qafës nga ndryshimet në qëndrimin (pozicionin) tuaj, dëmtimi i disqeve në shpinë ose të qenit joaktiv për periudha të gjata për shkak të lodhjes.2,4 Ju gjithashtu mund të keni dhimbje si rezultat i spazmave të muskujve.2

Ju mund të keni lloje të veçanta të dhimbjeve të shpinës dhe qafës, duke përfshirë shtrëngimin e lidhur me SM dhe shenjën e Lhermitte (dhimbje në qafë). Shtrëngimi i lidhur me SM është një ndjesi shtrëngimi rreth gjoksit, që gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të shpinës.2,22 Për më shumë informata rreth shtrëngimit të lidhur me SM, shkoni te faqja jonë 'ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM'.

Shenja e Lhermitte është një lloj specifik i dhimbjes së qafës që mund të prekë njerëzit që jetojnë me SM. Disa njerëz thonë se ndihet paksa si një goditje elektrike që rrjedh poshtë nëpër qafë.21,23 Lexo më tej për të mësuar më shumë rreth shenjës së Lhermitte dhe si t’a trajtoni atë.

Çka është shenja Lhermitte?

Shenja e Lhermitte nganjëherë përshkruhet si një ndjesi therëse, e ngjashme me goditjen elektrike që shkon nga koka, poshtë shtyllës kurrizore dhe ndonjëherë në krahët ose këmbët.11,23 Ajo prek midis 15% dhe 40% të njerëzve që jetojnë me SM dhe mund të shkaktohet nga përkulja e qafës përpara, nga kollitja ose teshtitja. 4,7,9,21 DhImbja zakonisht shfaqet menjëherë, nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe largohet aq shpejt sa edhe shfaqet.7

Intensiteti i dhimbjes është i ndryshëm për të gjithë - për disa njerëz, ajo mund të jetë shumë e dhimbshme, dhe për të tjerët, nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi paksa e pakëndshme. 4,21

Si ta menaxhoj shenjën Lhermitte?

Mbajtja e një jake të butë në qafë për të kufizuar përkuljet e qafës përpara, mund t’ju ndihmojë që të shmangni manifestimin e shenjës Lhermitte. Fizioterapia gjithashtu mund të ndihmojë për të përmirësuar pozicionin tuaj dhe për të zvogëluar gjasat për t’u manifestuar kjo. Medikamentet antikonvulsive (normalisht përdoren për epilepsinë) mund të përshkruhen nga mjeku juaj për të ndihmuar me këtë lloj dhimbje, kështu që bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për opsionet më të mira të trajtimit për ju.4,6,23

Cilat janë ndjesitë e ndryshuara? Njerëzit me SM mund të përjetojnë një sërë ndjesish të çuditshme ose jonormale (të njohura si disestezi). Ato prekin rreth 40% të njerëzve që jetojnë me SM në një moment të jetës së tyre.11,23-26 Simptomat janë të një rangu mjaft të gjerë dhe mund të përfshijnë ndjesi të tilla si:

Një lloj specifik i ndjesisë së ndryshuar quhet eritromelagjia. Kjo është një lloj dhimbjeje që shfaqet në duar ose këmbë dhe mund t’i bëjë ato të ndihen të shtrënguara dhe të enjtura, ose sikur po digjen.27

Kam dhimbje në gishtat e mi (p.sh. thumbim dhe ndjesi shpimi gjilpërash në majat e gishtave) dhe veçanërisht kur punoj në kompjuter. Në fillim, ishte në të gjithë dorën, por me kalimin e kohës kjo u zvogëlua për të prekur vetëm majat e gishtave të mi. Kjo ndodhi mbi 5 muaj pa pushim.

Katharina

Jeton me SM që nga viti 2018
rmsLabelViewAuthorProfile

Këto ndjesi në përgjithësi janë thjesht të bezdisshme ose shpërqendruese. Në disa raste, ato mund të ndihen më intensive dhe kështu ato mund të klasifikohen si një lloj dhimbje që lidhet me SM4,11

Si mund t’i menaxhoj ndjenjat e ndjesive të ndryshuara?

Ndjesitë e ndryshuara zakonisht largohen vet.26 Nëse ato rikthehen, ka disa mënyra për të ndihmuar që t’i mbani nën kontroll. Nëse vëreni diçka që i shkakton këto ndjesi, përpiquni t’a shmangni atë. Për shembull, nëse nxehtësia është një shkas mos dilni jashtë kur është shumë nxehtë, ose nëse prekja është një shkas vishni veshje më të lirshme.26

Ju gjithashtu mund të bëni ndryshime të vogla në mënyrën se si i bëni gjërat, nëse keni ndjesi të ndryshuara kur bëni disa aktivitete. Për shembull, nëse keni ndjesi të çuditshme në duart tuaja kur shkruani, mund të provoni të përdorni një lloj tjetër të lapsit që është më i lehtë për t’u mbajtur. Një terapeut profesionist mund t’ju sugjerojë përshtatje të vogla për t’ju ndihmuar me aktivitetet tuaja të përditshme.26

Nëse vërtetë po ju shqetësojnë këto ndjesi, mjeku juaj mund të jetë në gjendje të përshkruajë medikamente që mund t’ju ndihmojnë. Ndjesitë e ndryshuara kanë të njëjtin shkak themelor si dhimbja nervore, kështu që të njëjtat trajtime mund të përdoren për të dyja.26 Medikamentet që përdoren për të trajtuar dhimbjet nervore dhe ndjesitë e ndryshuara përfshijnë antidepresivët (normalisht që përdoren për trajtimin e depresionit) dhe antikonvulsivët (normalisht përdoren për trajtimin e epilepsisë).11

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë ndjesi të re ose të çuditshme dhe që ndikon në jetën tuaj, flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për mundësitë tuaja që t’i merrni ato nën kontroll.

Çka është dhimbja muskuloskeletore?

Dhimbja muskuloskeletore është dhimbje në muskuj dhe në nyje nga streset dhe tendosjet që lidhen me SM tuaj. Mund të përfshijnë dhimbje të nyjeve, dhimbje të këmbëve, dhimbje të krahut dhe dhimbje të shpinës. 2 Dhimbja e muskujve mund të jetë gjithashtu për shkak të dobësisë së muskujve, spasticitetit (ngurtësimit), spazmave ose problemeve të ekuilibrit të shkaktuara nga SM.2,4,21 DhImbja muskuloskeletore mund të ndodhë shpesh kur nuk lëvizni për disa kohë, për shkak të lodhjes ose vështirësive në ecje.26,28

Dhimbja e shpinës nga SM mund të shfaqet gjithashtu për shkak të efekteve të SM në pozicionin e qëndrimit tuaj, kur jeni ulur ose kur ecni.4

Si mund t’i menaxhoj dhimbjet muskuloskeletore?

Ka disa gjëra që mund të provoni për të ndihmuar në menaxhimin e dhimbjeve muskuloskeletore. Së pari, ushtroni. Ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e spasticitetit (ngurtësimit) dhe të dhimbjes.28

Kur bëhet fjalë për dhimbjen, gjëja më e mirë është bërja e ushtrimeve fizike. Unë nuk kam shumë dhimbje, por kur ushtroj dhimbja është në të gjithë trupin tim – dhe jo dikund në veçanti. Unë gjithmonë bëj joga dhe zgjatje pasi kjo me të vërtetë më ndihmon.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile

Medikamentet kundër dhimbjeve që merren pa recetë gjithashtu mund të ndihmojnë. Nëse ato nuk e mbajnë nën kontroll dhimbjen tuaj, mjeku juaj mund të përshkruajë qetësues më të fortë. Dhimbja është e ndryshme te të gjithë individët dhe nëse i përshkruani ekipit tuaj të kujdesit shëndetësor llojin e dhimbjes që po përjetoni, ata mund t’ju ndihmojnë të vendosni se cilët qetësues do të funksionojnë më mirë për ju.7

Përveç medikamenteve kundër dhimbjeve dhe ushtrimeve fizike, ka edhe mënyra të tjera për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve tuaja muskuloskeletore:

Unë ndonjëherë fle me jastëk për të ndihmuar në ngritjen e ijeve për t’i bërë ato më të rehatshme. Unë përdor gjithashtu tableta dhe kremra - qetësues të dhimbjeve të përgjithshëm dhe disa më të fortë të përshkruara nga neurologu nëse kam vërtet nevojë për to. Gjithashtu ndonjëherë përdor pako me nxehtësi (p.sh. shishe me ujë të nxehtë) dhe bëj një dush të gjatë e të nxehtë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor se cila mund të jetë alternativa më e mirë për ju, për të ndihmuar në menaxhimin dhe lehtësimin e dhimbjes tuaj.

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË.

Të gjitha informatat se si që në fillim ta trajtoni më mirë SM,
Zbuloni më shumë për opsionet e trajtimit të SM

Zbuloni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë t’i kuptoni mirë simptomat tuaja, në mënyrë që të jetoni mire jetën tuaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/balance
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/cognitive-problems
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/dizziness-vertigo
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/fatigue
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/ms-hug
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/spasms
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/vision
  1. NICE CKS. Multiple Sclerosis. https://cks.nice.org.uk/multiple-sclerosis [aksesuar në korrik 2020].
  2. NCBI. Characteristics and Management of Major Symptoms. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK222388/ [aksesuar në korrik 2020].
  3. Giovannoni G, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;9:S5–48.
  4. Truini A, et al. J Neurol. 2013;260:351–67.
  5. Zadeh AR, et al. Int J Physiol Pathophysiol Pharmacol. 2019;11:105–14.
  6. NIH. Peripheral Neuropathy Fact Sheet. https://www.ninds.nih.gov/Disorders/Patient-Caregiver-Education/Fact-Sheets/Peripheral-Neuropathy-Fact-Sheet [aksesuar në korrik 2020].
  7. MS Society. Pain and Unpleasant Pain sensations in MS. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/pain-and-sensory-symptoms [aksesuar në korrik 2020].
  8. Joy JE, et al. Institute of Medicine. In; J.E Joy, R.B. Johnson, Jr. Multiple Sclerosis: Current Status and Strategies for the Future. Washington, DC: The National Academies Press. 2001;177–240.
  9. Foley PL, et al. Pain. 2013;154:632–42.
  10. Gebhardt M, et al. Brain Behav 2017;7:e00852.
  11. Zagon IS, McLaughlin PJ. Multiple Sclerosis. Perspectives in Treatment and Pathogenesis. Brisbane: Codon Publications; 2017.
  12. Spine Health. Cold and Heat Therapy for Sciatica. https://www.spine-health.com/conditions/sciatica/cold-and-heat-therapy-sciatica. [aksesuar në korrik 2020].
  13. Monro R, et al. J Back Musculoskelet Rehabil. 2015;28:383–92.
  14. VeryWellHealth. An Overview of Headaches in MS https://www.verywellhealth.com/headaches-in-multiple-sclerosis-2440798 [aksesuar në korrik 2020].
  15. Xu XM, et al. Medicine (Baltimore). 2017;96:e6989.
  16. NICE. Migraine. https://bnf.nice.org.uk/treatment-summary/migraine.html [aksesuar në korrik 2020].
  17. Stefano GD, et al. J Headache Pain. 2019;20:20.
  18. NHS Treatment. Trigeminal neuralgia. https://www.nhs.uk/conditions/trigeminal-neuralgia/treatment/ [aksesuar në korrik 2020].
  19. Graves J, Balcer LJ. Clin Ophthalmol. 2010;4:1409–22.
  20. Shayestehazar M, et al. Arch Bone Jt Surg. 2015;3:114–18.
  21. O’Connor AB, et al. Pain. 2008;137:96–111.
  22. VeryWellHealth. The MS Hug. https://www.verywellhealth.com/multiple-sclerosis-hug-2440802 [aksesuar në korrik 2020].
  23. MS International Federation. MS Pain. https://www.msif.org/about-ms/symptoms-of-ms/pain/ [aksesuar në korrik 2020].
  24. Luwimi IA, et al. Pathophysiology of Paresthesia London: InTech; 2012.
  25. VeryWellHealth. What does MS Pain Feel Like? https://www.verywellhealth.com/overview-of-pain-as-a-symptom-of-multiple-sclerosis-2440808 [aksesuar në korrik 2020].
  26. MS Trust. Altered sensations. https://www.mstrust.org.uk/a-z/altered-sensationss [aksesuar në korrik 2020].
  27. Adamec I, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;8:1–3.
  28. Halabchi F, et al. BMC Neurol. 2017;17:185.
  29. WebMD. When Should I Use Heat or Ice for Pain? https://www.webmd.com/pain-management/when-use-heat-ice#1 [aksesuar në korrik 2020].