Spazmat

SM mund të shkaktojë spazma muskulore. Le të përpiqemi ta mbajmë nën kontroll SM.

Spazmat muskulore dhe spasticiteti janë simptoma të zakonshme të SM, të cilat prekin rreth 60–90% të personave që jetojnë me SM.1–4

Spasticiteti është një ngurtësim ose ngërç i pakontrollueshëm i muskujve. Spazmat janë një lloj spasticiteti që ndodh papritur. Ato shkaktohen nga një shtrëngim i papritur i muskujve, që mund të sjellë lëvizje shkelmuese/goditëse ose dridhje të këmbëve ose të krahëve.2

Spazmat mund t’i bëjnë muskujt të kontraktohen vazhdimisht ose të kalojnë nga gjendje e kontraktuar në të relaksuar dhe e anasjelltas.5,6 Ato mund t’i bëjnë këmbët ose krahët që të përthyhen ose të tendosen.3,7

Spazmat mund të prekin çdo muskul të trupit, duke përfshirë1:

Disa lloje spazmash janë të zakonshme dhe disa të tjera prekin shumë pak persona. Kryesisht spazmat prekin krahët, këmbët dhe muskujt e trungut të trupit.2,4 Mund të lexoni rreth llojeve të ndryshme të spazmave në seksionet në vijim.

Spasticiteti është një simptomë e zakonshme e SM. Spasticiteti ndodh kur muskujt ngurtësohen, rëndohen ose lëvizin me vështirësi.4,8 Ndjesia e spasticitetit mund të variojë nga e lehtë në të rëndë dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës, madje edhe brenda ditës.2,4 Për disa persona, spazmat dhe spasticiteti mund të shkaktojnë dhimbje; shihni seksionin "dhimbjet" për të zbuluar më shumë rreth mënyrës se si mund t’i mbani nën kontroll dhimbjet e shkaktuara nga SM.

Për disa persona, spazmat janë thjesht pjesë e të jetuarit me SM. Bisedat rreth spazmave rektale dhe të fshikëzës së urinës mund të jenë të sikletshme, por konsultat me ekipin e kujdesit shëndetësor mund t’ju heqin një barrë të rëndë dhe t’ju ndihmojnë të merrni trajtimin e duhur për t’i mbajtur ato nën kontroll.

Po, spazmat mund të jenë të sikletshme, por ekipi shëndetësor mund t’ju vijë në ndihmë në forma nga më të ndryshmet nëse konsultoheni me të.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Ashtu si edhe simptomat e tjera të SM, spazmat muskulore shkaktohen nga dëmtimi i nervave në tru dhe në shtyllën kurrizore. Ky dëmtim mund të ndërhyjë në lidhjen midis trurit dhe muskujve.9

Ndërprerja e përçimit të mesazheve midis trurit dhe muskujve sjell pasoja nga më të ndryshmet. Muskujt mund të mbeten në gjendje të kontraktuar, duke shkaktuar një ndjesi ngurtësimi ose shtrëngimi dhe, shpeshherë, vështirësi në lëvizje. Kjo njihet si spasticitet.8 Mund të shkaktojë gjithashtu mbistimulim i muskujve, duke çuar në spazma muskulore.9

Spasticiteti dhe spazmat mund të nxiten nga lëvizjet apo ndryshimi i menjëhershëm i pozicionit, temperaturat ekstreme, lagështia, infeksionet, ankthi, mënyra e qëndrimit, madje edhe veshjet e ngushta.7,10,11

Vazhdoni të lexoni për të zbuluar më shumë rreth llojeve të ndryshme të spazmave dhe rreth se si mund t’i menaxhoni ato.

Çfarë janë spazmat e këmbëve?

Spazmat e këmbëve janë një nga llojet më të zakonshme të spazmave të SM, por ato janë të ndryshme te çdo person. Ato mund t’i bëjnë këmbët që të përthyhen ose të tendosen në mënyrë të pakontrollueshme.5,12 Muskujt mund të kontraktohen vazhdimisht ose herë pas here me një frekuencë të caktuar. Spazmat e këmbëve mund të nxiten nga faktorë si nxehtësia, mënyra e qëndrimit ose lëvizje të caktuara.10,11

Praktikisht, ju jeni duke qëndruar ulur dhe papritur ju kap spazma dhe këmba nis të shkelmojë përpara. Shkelmoj në mënyrë të pavullnetshme në ajër dhe pyes veten çfarë ndodhi.Duket sikur muskujt "kanë mendjen e tyre! Ka pasur raste kur kam goditur njerëz poshtë tavolinës. Ti je ulur përballë meje dhe papritur të vjen një goditje!

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Si mund t’i menaxhoj spazmat e këmbëve?

Provoni disa nga sugjerimet e mësipërme dhe konsultohuni me ekipin e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që t’ju këshillojnë mbi trajtimet më të përshtatshme për rastin tuaj.

Çfarë janë spazmat e fshikëzës së urinës?

Spazmat e fshikëzës së urinës mund t’ju japin ndjesinë e nevojës më të shpeshtë dhe më urgjente të urinimit.14 Mund t’ju duket sikur duhet të urinoni përsëri, edhe pse fshikëza e urinës nuk është e mbushur.3,7 Spazmat e fshikëzës së urinës mund të ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës suaj, duke nisur nga netët jashtë shtëpisë e deri te gjumi.14

Edhe nëse sapo keni qenë në tualet, pas 5 minutash ndjeni nevojën për të shkuar përsëri…. Kur dal bëj gjithmonë kujdes me sasinë e pijeve që konsumoj dhe gjej paraprakisht se ku ndodhen tualetet!

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile

Spazmat e fshikëzës së urinës ndodhin kur muskujt e fshikëzës së urinës kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme, gjë që rrit trysninë dhe redukton sasinë e urinës që fshikëza mund të mbajë. Në këto raste, mund të ndieni një nevojë më të shpeshtë dhe më urgjente për të shkuar në tualet.14 Rreth dy të tretat e personave me SM kanë simptoma të fshikëzës “mbiaktive”, çka shpeshherë vjen si pasojë e spazmave të fshikëzës së urinës.8

Spazmat në fshikëzën e urinës mundet gjithashtu të ndalojnë rrjedhjen e urinës. Kjo do të thotë se mund të mos jeni në gjendje të shkoni në tualet kur keni nevojë ose se mund të mos jeni në gjendje ta zbrazni plotësisht fshikëzën e urinës. Kjo mund të jetë tepër e sikletshme dhe mund të shkaktojë infeksione të traktit urinar.15,16 Në fakt, infeksionet mund të jenë shenja e parë e ndodhjes së spazmave të fshikëzës së urinës.16

Si mund t’i menaxhoj spazmat e fshikëzës së urinës?

Megjithëse jo gjithmonë mund të mbahen nën kontroll, ka disa këshilla që mund të ndiqni për të parandaluar problemet e shkaktuara prej tyre14,17,18:

Unë përpiqem të sigurohem që spazmat e fshikëzës së urinës të mos më pengojnë në jetën time sociale - zgjedhja paraprake e vendeve ku e di se ka tualete në afërsi më ndihmon.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Nëse efektet e spazmave të fshikëzës së urinës përkeqësohen, ekzistojnë mjekime të caktuara që mund t’ju vijnë në ndihmë, të cilat mund t’i merrni me përshkrimin e mjekut. Për shembull, ka mjekime që mund ta qetësojnë fshikëzën e urinës duke bllokuar mesazhet që shkaktojnë kontraktimin e saj.15

Gjithashtu, mund të kryeni injeksione me botoks, të cilat ndalojnë kontraktimin e muskujve dhe kanë efekt disamujor. Nëse nuk arrini ta zbrazni plotësisht fshikëzën e urinës për shkak të një spazme të muskulit “shtrëngues”, mund t’ju duhet të përdorni kateter. Kateteri është një tub që futet në fshikëzën e urinës dhe e ka daljen jashtë trupit, i cili ndihmon në zbrazjen e saj.15

Unë kam spazma të shpeshta në shpinë dhe në këmbë, por më të këqijat janë ato të fshikëzës së urinës. Ato u përkeqësuan aq shumë sa m’u desh të vizitohesha te neurologu. Më vinte shumë turp të diskutoja rreth kësaj teme kaq të sikletshme. Jam 26 vjeç, nuk kam fëmijë dhe gjithçka mendoj është që nuk duhet të kisha probleme të tilla.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Do të rekomandoja të konsultoheshit sa më parë me mjekun rreth problemeve me fshikëzën e urinës – mos e neglizhoni. Edhe nëse mendoni se është e sikletshme, mos harroni se ka shumë persona të tjerë që vuajnë nga e njëjta gjë. Neurologu është hasur me shumë raste të tilla, prandaj mos u druani të flisni me të rreth këtyre problemeve – thjesht shkoni dhe gjeni zgjidhje!

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Çfarë janë spazmat rektale dhe problemet me zorrët?

Disa persona me SM mund të vuajnë nga spazmat rektale dhe problemet me zorrët, të tilla si konstipacioni dhe diarrea. Këto lloj problemesh me zorrët mund të përkeqësohen nga spasticiteti i zorrëve.19 Kjo simptomë mund t’ju pengojë jashtë mase gjatë jetës së përditshme. Në bazë të studimeve, 40% deri në 70% e personave me SM, herët a vonë, preken nga problemet me zorrët.20,21

Spazmat rektale ose të zorrëve ndodhin kur ndërpritet përcjellja e sinjaleve nervore midis trurit dhe muskujve në fjalë. Në disa raste, kjo do të thotë se trupi nuk e merr mesazhin për lëvizjen e zorrëve dhe kjo shkakton konstipacion – në bazë të studimeve një e treta-një e dyta e popullsisë me SM, herët a vonë, preken nga problemet me konstipacionin.20–22

Diarrea mund të shkaktohet nga spazmat muskulore në zorrën e trashë, të cilat mund të përshpejtojnë lëvizjet e zorrëve.17,23 Spazmat rektale mund të shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes së fortë në rektum dhe të nevojës për të shkuar në tualet edhe kur nuk e keni vërtetë të domosdoshme.22

Si mund t’i menaxhoj spazmat rektale dhe problemet me zorrët?

Zakonisht, spazmat rektale dhe ato të zorrëve qetësohen vetvetiu, por nëse ju shqetësojnë, ka disa këshilla që mund të ndiqni për të minimizuar problemet që ato mund të shkaktojnë.

Kjo mund të jetë një temë e sikletshme, por është tepër e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun për ndihmë në rast se ju nevojitet. Mjeku mund t’ju këshillojë mbi mënyrat më të mira për mbajtjen nën kontroll të këtyre simptomave, në mënyrë që të mos kthehen në pengesë.

Të njohura gjithashtu si spazma hemifaciale, spazmat e fytyrës konsistojnë në dridhjen apo kontraktimin e vetvetishëm të muskujve në njërën anë të fytyrës. Spazmat e fytyrës janë tepër të rralla në SM.25

Ato mund të trajtohen me injeksione botoksi, prandaj nëse ju kthehen në shqetësim konsultohuni me mjekun rreth këtij opsioni trajtimi.26

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË.

I gjithë informacioni i nevojshëm se si ta trajtoni më së miri SM tuaj, që nga fillimi
Zbuloni më shumë rreth opsioneve të trajtimit të SM

Zbuloni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë t’i mbani më së miri nën kontroll simptomat, rrjedhimisht edhe jetën tuaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/balance
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/cognitive-problems
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/dizziness-vertigo
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/fatigue
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/ms-hug
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/pain
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/vision
  1. MS Society. Spasms and stiffness. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/spasms-and-stiffness/treating-spasms-and-stiffness. [aksesuar në korrik 2020].
  2. NICE Clinical Guidance 186. Multiple Sclerosis in Adults: management. https://www.nice.org.uk/guidance/cg186 [aksesuar në korrik 2020].
  3. Balci BP. Arch Neuropsychiatry 2018:55(Suppl 1):S49–53.
  4. MS Trust. Spasticity and Spasms. https://www.mstrust.org.uk/a-z/spasticity-and-spasms#what-is-the-difference-between-spasticity-and-spasms [aksesuar në korrik 2020].
  5. Smith PEM. J Neurol Neurosurg Psychiatry 2001;70(Suppl II):ii9-ii14.
  6. Epilepsy.com. Clonic seizures. https://www.epilepsy.com/learn/types-seizures/clonic-seizures [aksesuar në korrik 2020].
  7. National MS Society. Spasticity. https://www.nationalmssociety.org/Symptoms-Diagnosis/MS-Symptoms/Spasticity [aksesuar në korrik 2020].
  8. Gelfand JM. Handb Clin Neurol. 2014;122:269–90.
  9. NCBI Bookshelf. Characteristics and Management of Major Symptoms – MS https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK222388/ [aksesuar në korrik 2020].
  10. NICE CKS. Multiple Sclerosis. https://cks.nice.org.uk/multiple-sclerosis [aksesuar në korrik 2020].
  11. MedlinePlus. Caring for muscle spasticity or spasms https://medlineplus.gov/ency/patientinstructions/000063.htm [aksesuar në korrik 2020].
  12. MS News Today. Need to Know: How to Manage MS Leg Spasticity. https://multiplesclerosisnewstoday.com/2019/01/10/leg-spasticity-manage-ms-need-to-know/ [aksesuar në korrik 2020].
  13. Healthline. Open swim: multiple sclerosis water therapy. https://www.healthline.com/health/multiple-water-therapy [aksesuar në korrik 2020].
  14. Healthline. Everything you need to know about bladder spasms. https://www.healthline.com/health/bladder-spasms [aksesuar në korrik 2020].
  15. MSAA. Bladder Dysfunction. https://mymsaa.org/ms-information/symptoms/bladder-dysfunction/ [aksesuar në korrik 2020].
  16. Mahadeva A, et al. Am J Clin Exp Immunol 2014;3(1):57–67.
  17. Namey M, et al. Int J MS Care 2012;14(Suppl I):1–26.
  18. NHS. 10 ways to stop leaks. https://www.nhs.uk/conditions/urinary-incontinence/10-ways-to-stop-leaks/ [aksesuar në korrik 2020].
  19. MS Trust. Bowel Problems. https://www.mstrust.org.uk/a-z/bowel-problems [aksesuar në korrik 2020].
  20. Levinthal DJ et al. Mult Scl Int. 2013; doi: 10.1155/2013/319201.
  21. National MS Society UK. Bowel Problems. https://www.nationalmssociety.org/Symptoms-Diagnosis/MS-Symptoms/Bowel-Problems [aksesuar në korrik 2020].
  22. Jeyarajah S, Purkayastha S. CMAJ Practice. 2013; 2013, 185(5) (appendix).
  23. Preziozi G, et al. Degener Neurol Neuromuscul Dis. 2018:79–90.
  24. National MS Society. Bowel problems: the basic facts. Multiple sclerosis. https://www.nationalmssociety.org/NationalMSSociety/media/MSNationalFiles/Brochures/Brochure-Bowel-Problems.pdf [aksesuar në korrik 2020].
  25. Medical News Today. Hemifacial spasm: what you need to know. https://www.medicalnewstoday.com/articles/319591#causes [aksesuar në korrik 2020].
  26. Hertz R, et al. Case Rep Neurol Med. 2017;2017:7180560. doi: 10.1155/2017/7180560.