Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM
SM mund të bëjë që gjoksi juaj të shtrëngohet. Le të shtrëngojmë mënyrat për ta rregulluar atë.
Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM është një lloj ndjesie ose dhembjeje jonormale, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi shtrëngimi rreth gjoksit.1,2 Mund të ndjehet sikur dikush po ju shtrëngon ose ju përqafon fort, prej nga vjen termi ' Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM.1–3
Këto ndjenja mund të shfaqen gjithashtu në krahë, këmbë, kokë ose vetëm në njërën anë të trupit tuaj.4–6 Përveç këtyre ndjenjave të shtrëngimit, mund të keni edhe ndjesi të tjera jonormale në gjoks ose në trup (torso), si p.sh.3,4,7:
- Një dhimbje e mprehtë, therëse në brinjët tuaj
- Një dhimbje e shurdhër
- Ndjesi shpimi gjilpërash ose djegie
- Dhembje kur merrni frymë
Rebecca
Katie
Rebecca
Nëse nuk e keni ndjerë kurrë një ndjesi të shtrëngimit më parë, ajo mund të jetë mjaft alarmante, por përpiquni të mos shqetësoheni, pasi nuk është e rrezikshme dhe zakonisht nuk zgjat më shumë se disa minuta.6–8 Edhe pse për disa njerëz mund të zgjasë më shumë.4,8
Nëse keni dhembje në gjoks, duhet t’i raportoni këto te mjeku juaj për të përjashtuar kushte të tjera dhe për të folur se si t’i menaxhoni ato më së miri.4
Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM shkaktohet nga spazma në muskujt e vegjël midis brinjëve.7 Kjo ndodh kur dëmtimi nervor i shkaktuar nga SM ndërpret komunikimin midis trurit dhe muskujve, gjë që mund t’ju jap muskujve të kraharorit një sinjal të pasaktë për tu shtrënguar.6,7
Kjo ndjesi mund të ndodhë vet dhe pa një shkas të dukshëm. Megjithatë, gjëra të tilla si nxehtësia, stresi, infeksioni dhe lodhja janë treguar se e sjellin atë, kështu që mund të shkaktohet nga njëri prej këtyre faktorëve.4,6,7 Simptoma të ngjashme me këtë ndjesi janë parë edhe në gjendje tjera inflamatore që shkaktojnë dëmtim të nervave në palcën kurrizore, kështu që bisedoni me mjekun tuaj në mënyrë që të përjashtohen shkaqe të tjera.2,4
Mënyrat për të lehtësuar dhembjen gjatë një shtrëngimi të lidhur me SM
Kur fillon, ka disa gjëra që mund të provoni për të ndihmuar në lehtësimin e kësaj ndjesie. Të gjithë janë të ndryshëm, kështu që mund t’ju duhet të eksperimentoni për të gjetur se cilat metoda funksionojnë më mirë për ju. Shembujt përfshijnë4,6,7:
- Veshja e rrobave të ngushta ose të gjera – për disa njerëz, veshjet e ngushta si një bluzë e ngushtë mund ta mashtrojnë trupin të ndjejë presion dhe jo dhimbje. 4 Për të tjerët, veshja e veshjeve më të lirshme mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit nga ky shtrëngim, kështu që eksperimentoni, shikoni se cila metodë funksionon më mirë për ju. 4
- Aplikoni një kompresë të nxehtë ose të ftohtë – vendosja e një komprese në gjoks (ose kudo që ndjeni dhimbje nga shtrëngimi i lidhur me SM) mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. 6,7 Kini parasysh se për disa njerëz nxehtësia mund ta përkeqësojë ndjenjën, kështu që eksperimentoni për të parë çfarë funksionon për ju. 8
- Ushtroni presion – mund të vëreni se ju ndihmon të bëni shtypje në zonën e dhimbshme me pëllëmbën e dorës. 7
- Lëvizni, shtrihuni ose ndryshoni pozicionin – mund të zbuloni se kur ndodh ky shtrëngim, kalimi në një pozicion më të rehatshëm mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë. 8 Për shembull, disa njerëz mendojnë se shtrirja ose mbështetja me jastëk mund t’ju ndihmojë.
Mënyrat për të menaxhuar ndjesinë e shtrëngimit të lidhur me SM për një kohë të gjatë
Ka gjithashtu disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në menaxhimin e shtrëngimit të lidhur me SM për një afat të gjatë. Këto janë gjëra që mund të bëni me kalimin e kohës në mënyrë që shtrëngimet e lidhura me SM të jenë më pak të pakëndshme dhe më të lehta për t’u përballuar6,9:
- Ushtrimet fizike – këto mund t’ju ndihmonjë në shumë simptoma të SM, duke përfshirë edhe këtë ndjesi. Mund të forcojnë muskujt tuaj dhe t’a bëjnë më të lehtë përballimin e dhimbjes. Ushtrimet që mund të ndihmojnë përfshijnë ecjen, notin dhe joga 7,9
- Relaksimi – teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë në uljen e tensionit fizik dhe largimin e dhimbjes së muskujve. Kalimi i kohës duke u çlodhur dhe relaksuar (p.sh. duke lexuar, duke vizituar miqtë dhe familjen, duke marrë ajër të pastër jashtë) mund të ndihmojë gjithashtu me dhimbjen e vazhdueshme 9
- Terapitë e vëmendjes dhe të folurit – këto mund të ndihmojnë në uljen e tensionit dhe ndryshimin e mënyrës se si mendoni për dhembjen. Kjo bazohet në idenë se mendimet dhe ndjenjat tuaja janë të lidhura me mënyrën se si ndiheni fizikisht 8,9
- Fizioterapia – një fizioterapeut mund t’ju jap ushtrime që e bëjnë më të lehtë përballimin e dhimbjes që lidhet me simptomat e SM, si p.sh. shtrëngimi i lidhur me SM 8
- Terapitë plotësuese – disa njerëz bëjnë të ditur se gjëra të tilla si akupunktura mund të ndihmojnë me dhimbjen e tyre. Megjithatë, këto terapi nuk janë pjesë e mjekësisë së zakonshme dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar se sa funksionojnë 9,10
- Pajisjet mjekësore – TENS (stimulimi transkutan elektrik i nervit) është një lloj trajtimi ku një pajisje stimulon butësisht nervat tuaja përmes lëkurës. Disa njerëz tregojnë se ndihmon në lehtësimin e dhembjes dhe shqetësimit. 9,11,12
Përshkrimi i medikamenteve
Ka edhe medikamente që mjeku juaj mund t’ju përshkruajë për t’ju ndihmuar në këtë rast. Këto mund tu japin lehtësim nëse keni shtrëngime të lidhura me SM të zgjatura ose shumë të dhimbshme.9,12 Medikamentet që mund të ndihmojnë përfshijnë:
- Relaksuesit e muskujve – përdoren për të ndihmuar në zvogëlimin e spazmave të muskujve dhe mund të relaksojnë muskujt midis brinjëve tuaj 9
- Steroidet – përdoren për të trajtuar recidivat (relapset). Këto mund të ndihmojnë nëse shtrëngimet e lidhura me SM ndodhin gjatë një relapsi. 4,9
- Botox – për njerëzit që kanë dhimbje të forta ose veçanërisht shqetësohen nga shtrëngimi i lidhur me SM. Injeksionet e botoksit mund të parandalojnë tkurrjen e muskujve të përzgjedhur 7
- Barnat kundër depresionit ose antikonvulsivët – këto zakonisht përdoren për të trajtuar depresionin dhe epilepsinë. Megjithatë, ato mund të përdoren edhe për trajtimin e dhembjeve nervore dhe spazmave të muskujve. 12
Përvoja e të gjithëve me shtrëngimin e lidhur me SM është e ndryshme, kështu që plani juaj i menaxhimit do të duhet të përshtatet për juve. Provoni disa nga këto qasje të ndryshme dhe flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të gjetur atë që mund të funksionojë më mirë për ju.
ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË DUHET TË KENË NJË ZGJEDHJE SI TA MENAXHOJNË ATË.
Mësoni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.
- Feketova S, et al. J Mult Scler. 2016;3:2376–89.
- Gelfand JM. Handbook of Clinical Neurology. 2014;122:269–90.
- Multiple Sclerosis Foundation. Symptom Management. https://www.msfocusmagazine.org/Magazine/Magazine-Items/Give-Me-A-Hug,-But-Not-an-MS-Hug [aksesuar në korrik 2020].
- MS Trust. MS Hug. https://www.mstrust.org.uk/a-z/ms-hug#how-is-the-ms-hug-treated [aksesuar në korrik 2020].
- Galey T, et al. Int J MS Care. 2004;4:144–7.
- Medical News Today. MS hug: What you Need to Know https://www.medicalnewstoday.com/articles/320146 [aksesuar në korrik 2020].
- Very Well Health. The Multiple Sclerosis ‘Hug’. https://www.verywellhealth.com/multiple-sclerosis-hug-2440802 [aksesuar në korrik 2020].
- MS Society. MS Hug. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/pain/ms-hug [aksesuar në korrik 2020].
- MS Society. Pain and Unpleasant Pain sensations in MS. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/pain-and-sensory-symptoms [aksesuar në korrik 2020].
- Ju ZY, et al. Cochrane Database Syst Rev. 2017(12): CD012057.
- Miller L, et al. Mult Scler J. 2007;13: 527–33.
- Zagon IS, McLaughlin PJ. Multiple Sclerosis. Perspectives in Treatment and Pathogenesis. Brisbane: Codon Publications; 2017.