Problemet konjitive

SM mund të ndikojë në të menduarit tuaj. Le të bashkojmë mendjet për t'ju ndihmuar të mendoni më qartë.

SM mund të shkaktoj probleme me të menduarit ose me të mbajturit mend të gjërave. Këto njihen si 'probleme konjitive' dhe shpesh referohen si 'mjegulla e hallkave' ose 'mjegulla e trurit'.1,2 Rreth 40-60% e njerëzve që jetojnë me SM kanë vështirësi me të menduarit, të mësuarit ose me kujtesën në disa momente1.

Shpesh është e vështirë të dihet nëse këto simptoma 'të padukshme' lidhen me SM ose thjesht janë pjesë e jetës normale. Për shembull, ju mund t’i lidhni këto probleme të të menduarit me stresin në punë ose me lodhjen. 2 Problemet konjitive mund të kenë mjaft ndikim në jetën dhe punën tuaj të përditshme, por mund të jetë e vështirë për t'ju shpjeguar miqve, familjes dhe punëdhënësve.2 Kjo për shkak se ato nuk janë aq të lehta për t'u parë apo përshkruar sa simptomat fizike të SM, si problemet e balancit dhe koordinimit .

Çështjet konjitive janë simptomat e padukshme të SM që ju bëjnë të dyshoni nëse ka lidhje me SM tuaj ose jo.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014
rmsLabelViewAuthorProfile
Njerëzit që më njohin mirë i shohin shenjat e lodhjes sime dhe simptomat konjitive që shfaqen në fund të ditës. Filloj të kem vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura dhe është një përpjekje për tu shprehur.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile
Kur bëhet fjalë për problemet e të menduarit, kurrë nuk e di nëse kjo është SM apo nëse jam unë. Për shembull, nëse kam pasur një ditë të gjatë në punë dhe jam lodhur, do të kem probleme me përqendrimin ose vështirësi në gjetjen ose drejtshkrimin e fjalës së duhur, por kjo do të ishte e njëjta gjë për këdo – me ose pa SM. Mendoj se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm nëse këto lloj gjërash ndodhin më shpesh, dhe nëse ndodhin, përmendni ato në vizitën tuaj të ardhshme në klinikë.

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003
rmsLabelViewAuthorProfile

Mund të ndodhë gjithashtu që familja, miqtë, punëdhënësi ose kolegët tuaj të vërejnë një ndryshim tek ju. Për shembull, nëse filloni të luftoni me punën ose humbisni takimet, njerëzit mund të fillojnë të pyesin se çfarë nuk shkon.3

Edhe pse problemet tuaja konjitive mund të lidhen me  lodhjen tuaj ose stresin, ato mund të jenë një shenjë e dëmtimit nervor dhe progresit të sëmundjes.1,4 Nëse keni probleme konjitive, si probleme me përqendrimin ose të menduarit qartë, tregoni ekipit tuaj të kujdesit shëndetësor, madje.edhe nëse nuk jeni të sigurt që ato janë shkaktuar nga SM. Mbajeni mend, nëse i vini re dhe i raportoni këto gjëra herët, ka mënyra për të menaxhuar SM tuaj dhe për të ndihmuar në ngadalësimin e progredimit të sëmundjes.5

Lexoni më tej për të zbuluar se si dhe pse SM mund të ndikojë në të menduarit tuaj dhe si mund ta menaxhoni atë..3

Termi teknik për proceset e përfshira me të menduarit quhet "njohje". Këto procese përfshijnë 2,6–8:

SM mund të ndikojë në këto procese konjitive dhe mund të shkaktoj probleme me të menduarit tuaj. Rreth gjysma e njerëzve që jetojnë me SM mund të përjetojnë një formë të problemit konjitiv.7 Për shembull, mund të vëreni se ju9:

Shpesh e kam të vështirë të ruaj përqendrimin. Kur lexoj një libër, mendja ime fillon të endet dhe shpesh më duhet të lexoj të njëjtën faqe herë pas here!

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile

Problemet konjitive mund të ndikojnë tek ju në disa mënyra dhe këto do të jenë unike për ju dhe stilin tuaj të jetesës. Problemet konjitive mund të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja, punën tuaj dhe aktivitetet tuaja të përditshme.2

Për punën time si aktore duhet të mësoj vargje. Fillimisht e dija se diçka nuk shkonte, sepse fillova të kisha probleme në mësimin e vargjeve të mia - edhe truket që mësova në shkollën e dramës nuk më ndihmuan. Këto ishin simptoma të SM që nuk i kuptoja.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile

Problemet konjitive mund të jenë për shkak të dëmtimit të trurit të shkaktuar nga SM.8,10 Megjithatë, ka shumë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në të menduarit tuaj dhe çështjet konjitive nuk janë të gjitha të shkaktuara nga SM.

Efektet e padëshiruara nga disa medikamente

Problemet konjitive te njerëzit që jetojnë me SM janë zakonisht për shkak të dëmtimit të shkaktuar drejtpërdrejt nga SM, por gjithashtu mund të lidhen me efektet e padëshiruara të disa barnave.11 Medikamentet që mund të ndikojnë në kujtesën dhe të menduarit përfshijnë11:

Nëse jeni duke marrë ndonjë nga këto lloje të medikamenteve dhe jeni duke përjetuar problem konjitiv (të njohjes), flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor. Ata mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse problemet tuaja shkaktohen nga medikamentet ose SM dhe do t’ju ndihmojnë të gjeni planin më të mirë për t’i menaxhuar ato.

Simptoma të tjera të SM

Është e mundur që disa nga simptomat tuaja të tjera të SM mund të shtojnë problemet tuaja të njohjes – për shembull, lodhja dhe gjumi i pamjaftueshëm mund ta bëjnë më të vështirë qëndrimin vigjilent. Depresioni dhe ankthi gjithashtu mund ta bëjnë më të vështirë të menduarit e qartë.2,11

Faktorët e tjerë

Faktorët e tjerë që nuk lidhen drejtpërdrejt me SM tuaj mund të shkaktojnë gjithashtu probleme konjitive. Të mos flini mjaftueshëm, të ndjeheni të stresuar, të keni një infeksion, të pini shumë alkool, apo edhe të keni shumë vapë, të gjitha mund të ndikojnë në kujtesën dhe aftësinë tuaj për të menduar.2,11,12

Ju mund të tundoheni e ti lidhni problemet tuaja konjitive me diçka tjetër ose të përpiqeni ti trajtoni vet.2 Por nëse mundeni, mbështetuni  te familja dhe te miqtë që ju i besoni - ata nuk do ta dinë se çfarë po përjetoni nëse nuk u tregoni atyre.

Nëse keni ndonjë problem konjitiv, biseda me njerëzit gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë simptomat tuaja. Ata mund t’ju japin një opinion të jashtëm nëse kanë vënë re një ndryshim tek ju, gjë që mund të jetë e dobishme për të konfirmuar gjërat që po ndjeni.3,13

Nëse kjo po ndikon në punën tuaj, mundeni gjithashtu tu tregoni kolegëve të besuar ose një shefi mirëkuptues për të bërë që ata të kuptojnë se çfarë po ndodh. Në varësi të llojit të punës që bëni dhe për kë punoni, ju mund të dëshironi që t’i peshoni përfitimet potenciale nëse u tregoni atyre, ose nëse është më mire për ju mbajeni private diagnozën tuaj. Shikoni faqen tonë për punën për më shumë informacion dhe këshilla.

Kohët e fundit, kam bërë disa gabime në punë për shkak të problemeve me përqendrimin, por nuk dua t'u them kolegëve të mi se ka lidhje me SM. Por nëse këto probleme vazhdojnë, do të më duhet patjetër t'u them dhe t'ua shpjegoj për t'i ndihmuar ata të kuptojnë këtë.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014
rmsLabelViewAuthorProfile

Është e rëndësishme t’i tregoni ekipit tuaj të kujdesit shëndetësor sapo të vini re gjëra të tilla si probleme me kujtesën ose të menduarit. Edhe nëse nuk jeni i sigurt që ka lidhje me SM tuaj, është e rëndësishme t’ju tregoni atyre se çfarë po përjetoni, në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë juve të gjeni një mënyrë të duhur për t’i menaxhuar këto probleme të njohjes.3

Rehabilitimi konjitiv (i njohjes) dhe ushtrimet

Problemet konjitive mund të trajtohen me ushtrime specifike të trajnimit të trurit, të njohura si rehabilitim konjitiv.3,6,8 Kjo mund të përfshijë një kombinim të dy llojeve të aktiviteteve:

Megjithëse rehabilitimi konjitiv është aktualisht mënyra më efektive për të ndihmuar në luftimin e problemeve konjitive, ka gjithashtu disa prova që kanë treguar se edhe ushtrimet fizike mund t’ju ndihmojnë.14 Vendosja e një plani ushtrimesh është një ide e mirë, pasi mund t’ju ndihmojë të menaxhoni një gamë të gjerë simptomash të SM. Lexoni faqen tonë të ushtrimeve fizike për detaje të mëtejshme.

Nëse përpiqeni ta luftoni atë, pothuajse bëhet edhe më e vështirë. Momenti kur e pranova se problemet e mia me kujtesën ishin për shkak të SM, ishte momenti kur zbulova se kujtesa ime u përmisua.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile

Këshilla për t'ju ndihmuar të qëndroni të organizuar dhe në krye të problemeve tuaja konjitive

Jashtë rehabilitimit konjitiv dhe ushtrimeve, ka disa gjëra që mund të provoni për t’ju ndihmuar të përballeni me problemet tuaja konjitive dhe për t’ju ndihmuar të qëndroni të organizuar dhe në krye të gjërave në jetën tuaj të përditshme 2,3,15:

Dikush më tha të provoja aktivitete në telefonin tim (p.sh. cytje ose ngacmim i trurit) për të më ndihmuar me problemet konjitive. Unë i kam përdorur këto vet dhe kam luajtur lojëra që janë jashtëzakonisht adiktive! Më pëlqejnë sepse duhet të mendosh se çfarë të bësh më pas dhe kjo e mban mendjen të fokusuar në këtë.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Përpiqem të shkruaj gjërat dhe të bëj lista kontrolli në mënyrë që të mos harroj detajet në ditët veçanërisht me mjegull. Jam përpjekur të normalizoj kontrollin e dyfishtë. Nëse nuk më kujtohet a e kam mbyllur derën apo a e kam fikur furrën, kontrolloj dy herë që të jem i sigurt, dhe kjo është në rregull! Vendos alarmet për medikamentet dhe përdor një organizues pilulash në mënyrë që të mund të mbaj gjurmët e barnave të mia dhe të sigurohem që po i marr ato në kohën e duhur.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile
Unë do të thoja që definitivisht teknologjia mund të ndihmojë! Midis vizitave mjekësore dhe medikamenteve, mund të jetë e dërrmueshme të mbani mend gjithçka. Keni problem me kujtesën ose me përqendrimin dhe mund të duket e pamundur. Përdorimi i aplikacioneve ose rikujtuesve në telefonin tuaj mund t'ju ndihmojë të jeni të organizuar dhe në krye të gjërave!

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile

SM mundet ose mund të mos jetë gjithmonë shkaku i problemeve tuaja konjitive, por është e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të gjitha njësoj. Kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se çfarë i shkakton këto simptoma dhe t’ju ndihmojë juve të gjeni mënyrën më të mirë për t’i menaxhuar ato. Mos harroni t’ju tregoni atyre për çdo medikament që merrni, pasi disa efekte të padëshiruara mund të ndikojnë gjithashtu në të menduarit tuaj. 2,11

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË.

E gjithë informata se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që në fillim
Zbuloni më shumë për opsionet e trajtimit të SM

Zbuloni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll simptomat tuaja, në mënyrë që të mund të vazhdoni me jetën tuaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/balance
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/dizziness-vertigo
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/fatigue
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/ms-hug
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/pain
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/spasms
/content/the-ms-resistance/al/sq/about-ms/symptoms/vision
  1. NICE Clinical Knowledge Summary: Multiple Sclerosis. https://cks.nice.org.uk/multiple-sclerosis. Updated October 2019 [aksesuar në korrik 2020].
  2. MS Trust. Thinking and memory problems. https://www.mstrust.org.uk/life-ms/wellbeing/thinking-and-memory-problems [aksesuar në korrik 2020].
  3. National MS Society. Cognitive changes. https://www.nationalmssociety.org/Symptoms-Diagnosis/MS-Symptoms/Cognitive-Changes [aksesuar në korrik 2020].
  4. Gelfand JM. Handb Clin Neurol. 2014;122:269–90.
  5. Giovannoni G, et al. Mult Scler Relat Disord. 2016;9:S5–48.
  6. Thomas PW, et al. Psychological interventions for Multiple Sclerosis. Cochrane Database Syst Rev. 2006;1:CD004431.
  7. Sumowski JF, et al. Neurology. 2018;90:278–88.
  8. Perez-Martin MY, et al. Neuropsych Dis Treat. 2017;13:245–52.
  9. MS Society. Cognitive problems in MS. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/memory-and-thinking/cognitive-problems-in-ms [aksesuar në korrik 2020].
  10. Jonkman LE, et al. PLoS One. 2015;10:e0129380.
  11. Cleveland Clini, Multiple sclerosis (MS): Impaired cognition. https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/14455-multiple-sclerosis-ms-impaired-cognition [aksesuar në korrik 2020].
  12. Lynch SG, et al. Mult Scler. 2005;11:469–76.
  13. VeryWellHealth. An Overview of Cognitive Impairment in Multiple Sclerosis. https://www.verywellhealth.com/cognitive-impairment-in-ms-2440794 [aksesuar në korrik 2020].
  14. DeLuca J, Chiaravalloti ND, Sandroff BM. Nat Rev Neurol. 2020;16,319–32.
  15. Healthline. Cog Fog: How to Deal with This Frequent MS Symptom. https://www.healthline.com/health/multiple-sclerosis/cog-fog-science-and-tips#1 [aksesuar në korrik 2020].