Humbja e ekuilibrit dhe marramendja

SM mund t'ju japë marramendje. Le të gjejmë një vështrim pozitiv në këtë.

Përveç që shkakton probleme të balancit dhe koordinimit, SM mund të shkaktojë edhe humbje të ekuilibrit dhe marramendje.1,2 Në fakt, gati 20% e njerëzve që jetojnë me SM kanë marramendje në një moment.3

Quote marks

Kam marramendje kur jam në majë të shkallëve. Mund të ngjitem në shkallë lëvizëse, por jo të zbres – kur i përdor këto shkallë, kam shumë marramendje. Është sikur bota po rrotullohet. Kur jam në një qendër të madhe tregtare dhe shikoj katet poshtë meje, më duket se do të më  bie të fikët, nga marramendja.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin

Sa më shumë të dini, aq më mirë mund t'i mbani gjërat nën kontroll.

Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth humbjes së ekuilibrit dhe marramendjes në SM.

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja janë dy gjëra paksa të ndryshme. Marramendja është ndjesia që çdo gjë rreth jush rrotullohet (ose që hapsira rreth jush po rrotullohet), edhe pse ju nuk jeni duke lëvizur.2 Mund t’i bëjë disa njerëz të kenë mundime.2 Humbja e ekuilibrit është ndjenja e të qenit i paqëndrueshëm ose i trullosur, por ndryshe nga marramendja, nuk ju duket sikur po rrotulloheni.2

Quote marks

Kur kam problem me humbjen e ekuilibrit dhe marramendje, më duket sikur çdo lëvizje e lehtë e kokës sime më bën të ndihem sikur po rrotullohem. Ndonjëherë duket sikur ka një vonesë midis informatës vizuele që marrin sytë e mi dhe trurit tim që përpunon informatën.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja janë ndryshme në kohëzgjatje – mund të jenë vetëm disa sekonda ose minuta, por në disa raste mund të zgjasin me ditë ose me javë.3 Sa do të zgjasë do të varet nga ajo që e shkakton marramendjen tuaj dhe nëse lidhet me SM ose me diçka tjetër.

Lexoni për të mësuar më shumë rreth asaj që shkakton marramendje dhe verigo dhe si t'i menaxhoni këto simptoma.

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja në SM shkaktohen nga dëmtimi i nervit në pjesën e trurit që ka të bëjë me ekuilibrin.1–3 Por SM mund të mos jetë arsyeja e vetme e marramendjes; Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë migrenën dhe problemet me veshët tuaj, të tilla si infeksionet e veshit.2–4

Lexoni më tej për të mësuar rreth mënyrave për të menaxhuar marramendjen dhe vertigon.

Nëse jeni duke përjetuar ndjenjën e humbjes së ekuilibrit dhe marramendjes, ka disa trajtime që mund t’ ju ndihmojnë2,3,5,6:

  • Antihistaminikët dhe barnat kundër mundimit - këto trajtime mund të ndihmojnë nëse marramendja po ju bënë të ndjeni mundim5
  • Steroidet  - një kurs i shkurtë i steroideve mund t’a ndihmojë vertigon e shkaktuar nga një recidiv (relaps)3,5,6
  • Fizioterapia - një fizioterapeut mund të kontrollojë nëse disa mënyra të mbajtjes/pozicionimit të kokës po e përkeqësojnë marramendjen tuaj. Më pas ata mund t’ju rekomandojnë ushtrime fizike për t’ju ndihmuar të menaxhoni këtë situatë.6

Quote marks

Kur ndihem e trullosur, e di që është koha për pushim. Është një tregues që ose e kam shtyrë veten shumë ose është një paralajmërim se sot nuk është një ditë për ta shtyrë veten. Marramendjen e menaxhoj me pushim dhe durim, duke e ditur që kjo ndjenjë nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Mbani mend, është e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse filloni të përjetoni humbje të ekuilibrit ose marramendje. Ju duhet të jepni një përshkrim të detajuar të përvojës suaj të marramendjes, duke përfshirë saktësisht sa kohë zgjat dhe sa shpesh manifestohet. Kjo do t'i ndihmojë ata të kuptojnë nëse kjo gjendje është shkaktuar nga SM juaj apo diçka tjetër, dhe t’ju ndihmojnë në gjetjen e trajtimit të duhur për ju.3,5

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË DUHET TË KENË NJË ZGJEDHJE SI TA MENAXHOJNË ATË.

I gjithë informacioni se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që në fillim

Mësoni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll simptomat tuaja, në mënyrë që të mund të vazhdoni me jetën tuaj.


Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Lodhja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Lodhja

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM

Dhimbjet nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dhimbjet

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Spazmat

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Previous
Next
  1. Gelfand JM. Handb Clin Neurol 2014;122:269–90.
  2. NICE Clinical Knowledge Summary: Vertigo. https://cks.nice.org.uk/vertigo#!topicSummary [aksesuar në korrik 2020].
  3. Frohman EM, et al. Mult Scler J. 2003;9:250–55.
  4. Johns Hopkins Medicine. Benign Paroxysmal Positional Vertigo (BPPV), https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/benign-paroxysmal-positional-vertigo-bppv [aksesuar në korrik 2020].
  5. Verywell Health. An Overview of Vertigo in MS. https://www.verywellhealth.com/vertigo-in-multiple-sclerosis-2440805 [aksesuar në korrik 2020].
  6. MS Trust. Dizziness (vertigo). https://www.mstrust.org.uk/a-z/dizziness-vertigo [aksesuar në korrik 2020].