SM dhe alkooli

A MUND TË PINI NËSE KENI SM?

Ju pëlqen të shijoni një pije gjatë daljeve të zakonshme në mbrëmje? SM nuk duhet ta ndryshojë këtë. Përafërsisht njejtë si në rastin e SM dhe dietës, më shumë hulumtime shkencore janë të nevojshme për të kuptuar marrëdhënien mes SM dhe alkoolit.1,2 Ajo që ne dimë është se alkooli në disa raste mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja, prandaj pirja e alkoolit në përgjithësi është dekurajuese.1–3

Para se të vendosni të pini, mësoni sa më shumë që të mundeni se si alkooli mund të ndikojë në trajtimin tuaj specifik ose në simptomat e SM. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni nëse alkooli mund të përdoret tek SM.

Si gjithmonë, mënyra më e mirë për të qenë të sigurt është të keni një bisedë të sinqertë me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor.3

Pa pasur më shumë studime, ne nuk mund të themi me siguri se si pirja e alkoolit do të ndikojë në SM.1–3 dhe, edhe pse alkooli ndikon ndryshe tek secili, adoptimi se  ‘pak është shumë’ mund t'ju ndihmojë të shmanget përkeqësimi që mund t'i përkeqësojë simptomat tuaja.1–3

Ti shohim njëherë efektet e padëshiruara të alkoolit, shumica e të cilave janë shumë të ngjashme me simptomat e shkaktuara nga SM:1,2

Shkurtimisht, edhe pse alkooli nuk ndikon direkt në SM, ky mund të ndikojë në mënyrat e tjera të padobishme dhe mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja duke përfshirë – koordinimin, të folurit e paqartë dhe lodhjen.1–4

Unë në përgjithësi mundohem ti shmangem alkoolit – pirja e tepruar asnjëherë nuk është ide e mirë, por pirja e alkoolit me SM mund ta rritë lodhjen, dhe dihet se disa medikacione ndërveprojnë me alkool.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile
Tani që në pjesën më të madhe simptomat e mia janë të kontrolluara, mua më pëlqejnë pijet me shoqëri gjatë vikendit. Zakonisht përpiqem t'i përmbahem pijeve alkoolike që kanë më pak sheqer. Unë gjithashtu përpiqem që të marr edhe një gotë me ujë pas çdo pije që të mbahem i hidratuar. Ky model ka funksionuar për mua dhe më lejon që të shmang dhembjet e kokës nga pija. Ngjajshëm me dietën time, unë mundohem që ta shijoj alkoolin me masë mesatare.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile

Nëse ju keni SM dhe jeni të brengosur si mund të reagoni në pije alkoolike, më së miri është që të mos i pini ato. Nëse nuk jeni të sigurt, diskutojeni këtë sinqerisht dhe hapur me ekipin mjekësor – ata do të dinë më tepër për trajtimin

dhe simptomat

tuaja dhe do ta kuptojnë më mirë mënyrën e veprimit të alkoolit te ju.

Ashtu si kemi diskutuar në faqen e Shëndetit Mendor, shumë persona me MS, në njëfarë mase, kanë përvojë me stresin, anksiozitetin dhe depresionin.5–7 Këto gjendje shpeshëherë lidhen me konsumimin e tepruar të alkoolit.5 Një studim i fundit ka treguar se 1 në 6 persona me SM pin alkool me tepricë gjatë jetës së tyre.7

Alkooli mund të duket si opsioni i lehtë për të ndihmuar në harrimin e shqetësimeve tuaja dhe një zgjidhje afatshkurtër, por kjo nuk është opsioni më i mirë për kohë të gjatë dhe mund të shkaktojë probleme shtesë. Edhe pse SM nuk duhet të ju pengojë të shijoni një gotë verë ose koktej në disa raste, mbajeni mend se alkooli mund t’i përkeqësojë simptomat e SM dhe të ju bëjë të ndiheni keq.1–3,5

Ju nuk jeni vetëm. Alkooli nganjëherë ndihmon për mënjanimin e stresit, por po ashtu mund të flisni me njerëzit për problemet tuaja. Kontaktoni miqtë dhe familjen tuaj ose grupin e mbështetjes për SM – ata mund të ju ndihmojnë. Mundohuni të flisni me mjekun tuaj lidhur me atë se si ndjeheni, ata, gjithashtu, janë që të ju ndihmojnë juve.

Nëse jeni përballur me këto probleme dhe dëshironi të merrni më shumë ndihmë ose të gjeni më shumë informacion, ju lutemi shikoni web faqet në vijim:

[Placeholder for weblinks for help and advise on alcohol abuse – local affiliate to add weblinks available in their country]

Të kesh SM mund të jetë një sfidë që të mbeteni në lidhje me njerëzit që i doni. Por, fillimi i rezistencës suaj ndaj SM ka të bëjë me ngritjen ndaj sfidave të përditshme. Së bashku.

Të diagnostikohem me SM në të 20-tat definitivisht ishte një goditje për jetën time sociale në vitet e hershme. Unë isha e lodhur, balanci im ishte i shkëputur, ishte i prekur edhe të pamurit, dhe fillova të eci me bastun. Isha në mundim të madh dhe po luftoja për të kapërdirë ndryshimet e mëdha në jetën time. Unë isha një vajzë e festave, njëzet e ca vjeç dhe nuk mund të vazhdoja më tutje me festën. Për fat të mirë, partneri im me të vërtetë më ndihmoi të kaloja në normalitetin tim të ri. Unë nuk isha më në gjendje që të kaloja natët e vonshme në bare dhe më duhej t’i jepja përparësi gjumit për natë të mirë. E kuptova shpejt se cilët ishin miqtë e mi të vërtetë, pasi ata me kënaqësi kaluan nga netët e vona të pirjes dhe vallëzimit në netë më të qeta dhe më të zakonshme me mua.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile
Edhe pse depresioni im mund të më bëjë të dua të mbyllem nga bota ndonjëherë, e kam vënë re se kam tendencë të ndihem më mirë kur e shtyj veten jashtë zonës sime të rehatisë. Të thuash “po” është hapi i parë. “Po, unë do të vi me ju në park”. “Po, unë do të vi me ju në darkë dhe në kino”. “Po, unë kam dëshirë të vi me juve për një gotë verë!” Unë mund të ndihem e rraskapitur pas kthimit në shtëpi, por unë ndihem më mirë për kohën e shpenzuar duke u lidhur dhe socializuar me njerëz.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

Kur shoqëroheni, në vend të asaj 'të gjitha ose asgjë' pse të mos synoni për një ekuilibër midis argëtimit dhe bërjes së zgjedhjeve të shëndetshme?

Nëse keni pasur një javë të ngarkuar ose stresuese, ose thjesht nuk ndiheni të gatshëm për këtë, mos shkoni - gjithmonë do të ketë një natë tjetër. Në të gjitha situatat, bëjeni atë që mendoni se është më e mira për ju.

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003
rmsLabelViewAuthorProfile
Të qëndrosh brenda sepse ndihesh shumë i lodhur për të dalë jashtë nuk duhet të jetë një gjë e keqe. Nuk ndihem më fajtor rreth qëndrimit brenda, sepse e kuptoj më mirë atë që ka nevojë trupi im.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

Pse të mos bashkoheni në një grup të mbështetjes për SM

dhe të shoqëroheni me njerëz që po kalojnë të njëjtat gjëra që i keni edhe ju.

Më është dashur të pranoj se duhet të planifikoj rreth lodhjes sime në mënyrë që të shijoj një ngjarje shoqërore dhe se kjo nuk është një dështim! Unë planifikojë në mënyrë strategjike pushimin para, gjatë dhe pasi të dal. Unë kam mësuar gjithashtu të bëj gjëra të tilla si të sigurohem se do të ketë një karrige për mua ose një vend ku mund të pushoj përpara kohe, kështu që nuk duhet të shqetësohem kur të arrij atje.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile
Për shkak të SM, shpesh më duhet të shkoj urgjentisht në tualete. Gjithmonë sigurohem që të di se ku është tualeti sapo të shkoj në një restorant apo bar – edhe para se të shikoj menunë! Në këtë mënyrë unë mund të pushoj, të kënaqem dhe të ndihem e sigurt që tualeti është afër.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017
rmsLabelViewAuthorProfile
Unë ende kam dëshirë të shkoj në festa dhe në restaurante – SM nuk ma ndalon këtë, dhe nuk duhet të ju ndalojë edhe juve!

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003
rmsLabelViewAuthorProfile

Zbuloni më shumë rreth Të jetuarit me SM.

SM mund ta ndryshojë jetën tuaj. Por nuk duhet ta definojë ose përcaktojë atë. SM nuk duhet të ju ndaloj të bëni atë që doni. Në këta artikuj do të gjeni informacione se si të vazhdoni të jetoni në mënyrën tuaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms
  1. WebMD. Do multiple sclerosis and alcohol mix? https://www.webmd.com/multiple-sclerosis/features/do-ms-alcohol-mix#1 [aksesuar në mars 2020].
  2. WebMD. Do multiple sclerosis and alcohol mix? https://www.webmd.com/multiple-sclerosis/features/do-ms-alcohol-mix#2 [aksesuar në mars 2020].
  3. MS Society. Diet and nutrition guide. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/everyday-living/eating-and-drinking/special-diets-and-ms [aksesuar në prill 2020].
  4. Alcohol.org. Alcohol and slurred speech. https://www.alcohol.org/effects/slurred-speech/ [aksesuar në qershor 2020].
  5. McKay KA, et al. Mult Scler J. 2016;22:685–93.
  6. Murphy R, et al. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2017;88:697–708.
  7. Quesnel S, Feinstein A. Mult Scler. 2004;10:197–201.