Labinoti

Labinoti

Ekspert i marketingut dhe mediave

Mosha: 40
Vendi: Kosovë
Profesioni: Ekspert i marketingut dhe mediave 
Hobi: Shëtitjet me familje dhe futbolli

Jeton me SM që nga viti 2015

Unë quhem Labinot Demi, jetoj në Kosovë dhe jam i diagnostikuar me Sklerozë Multiple në vitin 2015. Por unë kisha simptoma të ngjashme që nga viti 2013. Kjo është historia ime personale.

Në fillim, simptomat e SM i lidhja me stresin. Unë kam qenë kryetar i klubit të futbollit FC Kosova, Vushtrri i cili fitoi Superligën e Kosovës në vitin 2014, një premierë për qytetin. Paralelisht drejtoja një agjenci marketingu me më shumë se 40 punonjës. Unë dhashë dorëheqje nga klubi dhe u çlirova nga faktori i stresit, por shpejt më pas fillova të frikësohesha se mund kisha kancer. Po përjetoja dhimbje në ije dhe isha i sigurt se diçka nuk shkonte me mua.

"Nata më e keqe e jetës sime"

Në gusht 2014 u bëra baba, por pikërisht në atë mbrëmje nuk mund të ndjeja gëzim. Urinova gjak. Në vend që të bëhej nata më e mirë e jetës sime, ajo u kthye në natën më të keqe të jetës sime.

Unë vizitova më shumë se dhjetë urologë në rajonin tim dhe jashtë vendit, por nuk mora asnjë vendim të qartë. Isha në depresion dhe në ankth. Nuk munda të isha vetëm dhe isha me fat që kisha mbështetjen e madhe të gruas sime. Shkova në terapi por ndihesha ende i lodhur.

Zoti dhe Dr Google

Në shtator 2015 fillova të kisha dhimbje koke që zgjasnin. Fillimisht i përjetova në metronë e Milanos, kështu që supozova se ishin normale për udhëtime nëntokësore. Vetëm se këto dhimbje nuk u ndalën aty ku ndaloi metroja. Kur u ktheva në Prishtinë më në fund shkova për të parë një neurolog i cili rekomandoi një rezonance magnetike. Radiologu më tha qe ishin disa lezione por nuk e mora diagnozën deri të nesërmen. Një natë më parë nuk fjeta: hyra në internet dhe mësova për më shumë se 1000 lloje kanceresh që lidhen me çrregullime neurologjike. Të nesërmen m'u desh të kaloja edhe dy orë të tjera pritje në klinikën e neurologjisë para se doktori më në fund të më thoshte se diagnoza ime ishte sklerozë multiple

Kështu që nga lutjet që bëja për të mos pasur kancer, kalova në shoqëri të ngushtë me Dr. Google, i cili më mësoi shumë për SM. 

Shoqata

Duke dashur të rris ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, në vitin 2016 themelova një Shoqatë Kombëtare për Sklerozën Multiple. Qëllimi im ishte të bashkoja njerëz që kanë të njëjtin problem. Kam dëgjuar edhe ata që janë diagnostikuar para meje. Ne u takuam katër herë në gjashtë muajt e parë, duke përfshirë për të shënuar Ditën Botërore të SM në majin e atij viti. 

Tani unë jam pjesë e shoqatës “Jeto Përsëri” dhe momentalisht Shoqata Kombëtare për Sklerozën Multiple në Kosovë nuk është aktive, por shpresoj që shumë shpejt do të kemi anëtar të rinjë dhe me vullnet të mirë të bëjmë gjëra të mira për komunitetin e SM në Kosovë.

Sa për mua, vazhdoj të punoj dhe kam ndryshuar stil jete. Unë luaj futboll tre herë në javë, kontrolloj dietën time dhe çdo ditë mësoj diçka të re për SM.

Jeni aktiv dhe shfrytëzojeni të tashmen
Ngrisni njohurinë mbi sëmundjen
Ushqimi i shëndetshëm
  1. Jeni aktiv dhe shfrytëzojeni të tashmen – Keni pranuar diagnozën por kjo nuk është fundi i botës! SM do të jetë pjesë e jetës sonë, por nuk ka pse t’a përcaktoj atë.

  2. Ngrisni njohurinë mbi sëmundjen – Aq më shumë që e njohim SM, aq më të përgaditur jemi për ta menaxhuar atë.

  3. Ushqimi i shëndetshëm – ushqimi i shëndetshëm jep impakt të mirë edhe në aspektin mental.
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.