Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM

SM mund të bëjë që gjoksi juaj të shtrëngohet. Le të shtrëngojmë mënyrat për ta rregulluar atë.

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM është një lloj ndjesie ose dhembjeje jonormale, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi shtrëngimi rreth gjoksit.1,2 Mund të ndjehet sikur dikush po ju shtrëngon ose ju përqafon fort, prej nga vjen termi ' Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM.1–3

Këto ndjenja mund të shfaqen gjithashtu në krahë, këmbë, kokë ose vetëm në njërën anë të trupit tuaj.4–6 Përveç këtyre ndjenjave të shtrëngimit, mund të keni edhe ndjesi të tjera jonormale në gjoks ose në trup (torso), si p.sh.3,4,7:

  • Një dhimbje e mprehtë, therëse në brinjët tuaj
  • Një dhimbje e shurdhër
  • Ndjesi  shpimi gjilpërash ose djegie
  • Dhembje kur merrni frymë

Quote marks

Përpara se të njihja termin ‘Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM’, shpjegoja se ndihesha sikur kisha veshur një korse të padukshme që nuk mund ta hiqja!

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Quote marks

Njëra nga miket e mia më të mira shpesh përjeton ‘ndjesinë e  shtrëngimit të lidhur me SM’ kur ka një relaps dhe ajo tha se mund të jetë mjaft e dhembshme. Ajo shpesh trajtohet me steroide nëpërmjet infuzionit IV. Me sa duket, është mjaft e vështirë të marrësh frymë dhe muskujt midis brinjëve ndihen shumë të shtrënguar.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Ndjesia e  shtrëngimit e lidhur me SM më ndodh vetëm gjatë relapsit. Nëse po e përjetoj këtë ndjesi, është një tregues se kam një relaps dhe duhet të kontaktoj neurologun tim.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Nëse nuk e keni ndjerë kurrë një ndjesi të shtrëngimit më parë, ajo mund të jetë mjaft alarmante, por përpiquni të mos shqetësoheni, pasi nuk është e rrezikshme dhe zakonisht nuk zgjat më shumë se disa minuta.6–8 Edhe pse për disa njerëz mund të zgjasë më shumë.4,8 

Nëse keni dhembje në gjoks, duhet t’i raportoni këto te mjeku juaj për të përjashtuar kushte të tjera dhe për të folur se si t’i menaxhoni ato më së miri.4

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM shkaktohet nga spazma në muskujt e vegjël midis brinjëve.7 Kjo ndodh kur dëmtimi nervor i shkaktuar nga SM ndërpret komunikimin midis trurit dhe muskujve, gjë që mund t’ju jap muskujve të kraharorit një sinjal të pasaktë për tu shtrënguar.6,7 

Kjo ndjesi mund të ndodhë vet dhe pa një shkas të dukshëm. Megjithatë, gjëra të tilla si nxehtësia, stresi, infeksioni dhe lodhja janë treguar se e sjellin atë, kështu që mund të shkaktohet nga njëri prej këtyre faktorëve.4,6,7 Simptoma të ngjashme me këtë ndjesi janë parë edhe në gjendje tjera inflamatore që shkaktojnë dëmtim të nervave në palcën kurrizore, kështu që bisedoni me mjekun tuaj në mënyrë që të përjashtohen shkaqe të tjera.2,4

Mënyrat për të lehtësuar dhembjen gjatë një shtrëngimi të lidhur me SM

Kur  fillon, ka disa gjëra që mund të provoni për të ndihmuar në lehtësimin e kësaj ndjesie. Të gjithë janë të ndryshëm, kështu që mund t’ju duhet të eksperimentoni për të gjetur se cilat metoda funksionojnë më mirë për ju. Shembujt përfshijnë4,6,7:

  • Veshja e rrobave të ngushta ose të gjera – për disa njerëz, veshjet e ngushta si një bluzë e ngushtë mund ta mashtrojnë trupin të ndjejë presion dhe jo dhimbje.4 Për të tjerët, veshja e veshjeve më të lirshme mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit nga ky shtrëngim, kështu që eksperimentoni, shikoni se cila metodë funksionon më mirë për ju.4
  • Aplikoni një kompresë të nxehtë ose të ftohtë – vendosja e një komprese në gjoks (ose kudo që ndjeni dhimbje nga shtrëngimi i lidhur me SM) mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve.6,7 Kini parasysh se për disa njerëz nxehtësia mund ta përkeqësojë ndjenjën, kështu që eksperimentoni për të parë çfarë funksionon për ju.8
  • Ushtroni presion – mund të vëreni se ju ndihmon të bëni shtypje në zonën e dhimbshme me pëllëmbën e dorës.7
  • Lëvizni, shtrihuni ose ndryshoni pozicionin – mund të zbuloni se kur ndodh ky shtrëngim, kalimi në një pozicion më të rehatshëm mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.8 Për shembull, disa njerëz mendojnë se shtrirja ose mbështetja me jastëk mund t’ju ndihmojë.

Mënyrat për të menaxhuar ndjesinë e shtrëngimit të lidhur me SM për një kohë të gjatë

Ka gjithashtu disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në menaxhimin e shtrëngimit të lidhur me SM për një afat të gjatë. Këto janë gjëra që mund të bëni  me kalimin e kohës në mënyrë që shtrëngimet e lidhura me SM të jenë më pak të pakëndshme dhe më të lehta për t’u përballuar6,9:

  • Ushtrimet fizike – këto mund t’ju ndihmonjë në shumë simptoma të SM, duke përfshirë edhe këtë ndjesi. Mund të forcojnë muskujt tuaj dhe t’a bëjnë më të lehtë përballimin e dhimbjes. Ushtrimet që mund të ndihmojnë përfshijnë ecjen, notin dhe joga7,9
  • Relaksimi – teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë në uljen e tensionit fizik dhe largimin e dhimbjes së muskujve. Kalimi i  kohës duke u çlodhur dhe relaksuar (p.sh. duke lexuar, duke vizituar miqtë dhe familjen, duke marrë ajër të pastër jashtë) mund të ndihmojë gjithashtu me dhimbjen e vazhdueshme9
  • Terapitë e vëmendjes dhe të folurit – këto mund të ndihmojnë në uljen e tensionit dhe ndryshimin e mënyrës se si mendoni për dhembjen. Kjo bazohet në idenë se mendimet dhe ndjenjat tuaja janë të lidhura me mënyrën se si ndiheni fizikisht8,9
  • Fizioterapia – një fizioterapeut mund t’ju jap ushtrime që e bëjnë më të lehtë përballimin e dhimbjes që lidhet me simptomat e SM, si p.sh. shtrëngimi i lidhur me SM8
  • Terapitë plotësuese – disa njerëz bëjnë të ditur se gjëra të tilla si akupunktura mund të ndihmojnë me dhimbjen e tyre. Megjithatë, këto terapi nuk janë pjesë e mjekësisë së zakonshme dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar se sa funksionojnë9,10
  • Pajisjet mjekësore – TENS (stimulimi transkutan elektrik i nervit) është një lloj trajtimi ku një pajisje stimulon butësisht nervat tuaja përmes lëkurës. Disa njerëz tregojnë se ndihmon në lehtësimin e dhembjes dhe shqetësimit.9,11,12

Përshkrimi i medikamenteve

Ka edhe medikamente që mjeku juaj mund t’ju përshkruajë për t’ju ndihmuar në këtë rast. Këto mund tu japin lehtësim nëse keni shtrëngime të lidhura me SM të zgjatura ose shumë të dhimbshme.9,12 Medikamentet që mund të ndihmojnë përfshijnë:

  • Relaksuesit e muskujve – përdoren për të ndihmuar në zvogëlimin e spazmave të muskujve dhe mund të relaksojnë muskujt midis brinjëve tuaj9
  • Steroidet – përdoren për të trajtuar recidivat (relapset). Këto  mund të ndihmojnë nëse shtrëngimet e lidhura me SM ndodhin gjatë një relapsi.4,9
  • Botox – për njerëzit që kanë dhimbje të forta ose veçanërisht shqetësohen nga shtrëngimi i lidhur me SM. Injeksionet e botoksit mund të parandalojnë tkurrjen e muskujve të përzgjedhur7
  • Barnat kundër depresionit ose antikonvulsivët – këto zakonisht përdoren për të trajtuar depresionin dhe epilepsinë. Megjithatë, ato mund të përdoren edhe për trajtimin e dhembjeve nervore dhe spazmave të muskujve.12

Përvoja e të gjithëve me shtrëngimin e lidhur me SM është e ndryshme, kështu që plani juaj i menaxhimit do të duhet të përshtatet për juve. Provoni disa nga këto qasje të ndryshme dhe flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të gjetur atë që mund të funksionojë më mirë për ju.

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË DUHET TË KENË NJË ZGJEDHJE SI TA MENAXHOJNË ATË.

Të gjitha informatat se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që në fillim

Mësoni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë t’i kuptoni mire simptomat tuaja, në mënyrë që të jetoni mire jetën tuaj.


Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Humbja e ekuilibrit/marramendja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja

Lodhja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Lodhja

Dhimbjet nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dhimbjet

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Spazmat

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Previous
Next
  1. Feketova S, et al. J Mult Scler. 2016;3:2376–89.
  2. Gelfand JM. Handbook of Clinical Neurology. 2014;122:269–90.
  3. Multiple Sclerosis Foundation. Symptom Management. https://www.msfocusmagazine.org/Magazine/Magazine-Items/Give-Me-A-Hug,-But-Not-an-MS-Hug [aksesuar në korrik 2020].
  4. MS Trust. MS Hug. https://www.mstrust.org.uk/a-z/ms-hug#how-is-the-ms-hug-treated [aksesuar në korrik 2020].
  5. Galey T, et al. Int J MS Care. 2004;4:144–7.
  6. Medical News Today. MS hug: What you Need to Know https://www.medicalnewstoday.com/articles/320146 [aksesuar në korrik 2020].
  7. Very Well Health. The Multiple Sclerosis ‘Hug’. https://www.verywellhealth.com/multiple-sclerosis-hug-2440802 [aksesuar në korrik 2020].
  8. MS Society. MS Hug. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/pain/ms-hug [aksesuar në korrik 2020].
  9. MS Society. Pain and Unpleasant Pain sensations in MS. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/pain-and-sensory-symptoms [aksesuar në korrik 2020].
  10. Ju ZY, et al. Cochrane Database Syst Rev. 2017(12): CD012057.
  11. Miller L, et al. Mult Scler J. 2007;13: 527–33.
  12. Zagon IS, McLaughlin PJ. Multiple Sclerosis. Perspectives in Treatment and Pathogenesis. Brisbane: Codon Publications; 2017.