Skleroza Multiple (SM) në punë

SM mund të ndikojë në punën tuaj. Le të punojmë së bashku për ta ndryshuar këtë.

Momentet e përkeqësimit dhe simptomat e ndryshueshme e bëjnë SM të paparashikueshme.1,2 Kur kjo ndodh në vendin e punës, mund t’jua vështirësojë detyrat e përditshme dhe t’i bëjë gjërat të duken më stresuese. Mos harroni se të gjithë stresohemi herë pas here dhe, cilado qoftë vështirësia, ekzistojnë mënyra të provuara dhe të vërtetuara që ju ndihmojë të lehtësoni stresin dhe të përballoni problemet që ju paraqiten në punë si pasojë e SM.

Lexoni më poshtë për më shumë informacione dhe këshilla mbi shkaktarët e stresit dhe se si ta menaxhoni atë, si dhe për kohën apo mënyrën se si duhet të bisedoni me punëdhënësin...

Stresi mund të cenojë shëndetin tuaj dhe të ndikojë negativisht në mënyrën se si mendoni dhe ndiheni. Kjo ndodh për shkak të efektit biologjik që stresi mund të ketë në trupin tuaj.3 Kur ndjeni stres, ndodhin disa ngjarje. Në fillim, prodhohen hormonet e stresit për t'u siguruar që trupi të parapërgatitet dhe të ketë energji shtesë.3 Kjo energji transferohet në të gjithë trupin dhe trurin tuaj për t’ju bërë më vigjilentë, në mënyrë që të reagoni më mirë ndaj një situate stresuese. Mund të lindin probleme nëse ekspozimi ndaj stresit vijon për një kohë të gjatë dhe pasojat e tij në trup dhe tru nuk kontrollohen.3 Mos harroni se ka mënyra për t’ju ndihmuar që të përmirësoni mënyrën e reagimit ndaj situatave stresuese dhe për ta mbajtur stresin nën kontroll.

Mënyra se si reagoni ndaj stresit mund të varet nga ju dhe rrethanat personale. Për shembull, niveli juaj i vetëbesimit dhe mënyra se si mendoni dhe përgjigjeni janë të rëndësishme.3 Studimet kanë treguar se nëse jeni optimistë dhe keni aftësi të mira përballimi, do ta përballoni stresin shumë herë më mirë.3 Kërkimet kanë treguar gjithashtu se ju ndihmon dhe fakti nëse keni njerëz të afërt ku mund të mbështeteni.3 Kjo do të thotë se është e rëndësishme që të mos i ndërpritni kontaktet me miqtë dhe familjarët gjatë këtyre periudhave stresuese. Marrja e mbështetjes dhe këshillave nga personat në grupet e mbështetjes për SM mund t’ju ndihmojë gjithashtu në përballimin e stresit.

Lexoni më shumë për të zbuluar rreth mënyrave se si të trajtoni SM dhe stresin në vendin e punës…

Gjithkush përjeton stres në vendin e punës, por nëse vuani nga SM, gjërat mund akoma më shumë stresuese.4,5

Sondazhi me titull Stress in America™ (Stresi në Amerikë) i vitit 2019, i kryer nga “American Psychological Association” (Shoqata Amerikane e Psikologjisë), zbuloi se 64% e njerëzve e përmendën vendin e punës si një burim të konsiderueshëm stresi.6

Ngarkesa e madhe në punë dhe afatet e ngushta, si dhe mungesa e mbështetjes apo pagesat e ulëta, përbëjnë shkak për stres në vendin e punës.5 Por nëse vuani nga SM, situata bëhet disi më e komplikuar – mund t’ju duhet të planifikoni orët e punës në bazë të vizitave në spital dhe marrjes së trajtimeve, ose mund të përjetoni simptoma “të padukshme” si p.sh., lodhje ose probleme me të menduarin apo me përqendrimin, për të cilat punëdhënësit apo kolegët shpesh nuk janë të informuar ose nuk i kuptojnë.1,2,4 Mos harroni se cilido qoftë burimi i stresit tuaj në vendin e punës, ju nuk jeni vetëm dhe se ekzistojnë mënyra për ta përballuar atë.

Teknika të përgjithshme për menaxhimin e stresit në vendin e punës4,5

Bisedat rreth SM dhe stresit në vendin e punës përbëjnë hapin e parë të përballimit të tij.

Bisedat me punëdhënësit ose kolegët për SM tuaj mund t’ju ndihmojnë realisht të lehtësoni stresin në planin afatgjatë, por është e rëndësishme të informoheni nga pikëpamja ligjore lidhur me të drejtat tuaja të punësimit dhe për ndihmën që mund të përfitoni. Lexoni seksionin të drejtat e punësimit për të zbuluar më shumë.

Në rast se mund të bëhen rregullime në vendin e punës, të cilat mund t’jua lehtësojnë stresin në punë, bisedoni me punëdhënësin ose ekipin e burimeve njerëzore për të diskutuar se si mund t’ju ndihmojnë.

Gjithashtu, konsultohuni me ekipin e kujdesit shëndetësor për ndihmë dhe këshilla – ata mund t’ju ndihmojnë duke përshtatur planin tuaj të trajtimit ose duke ju dhënë ushtrime fizike specifike për menaxhimin e simptomave që ndikojnë më së shumti punën tuaj.

Për më shumë këshilla rreth SM dhe punës, shkoni te seksioni burime të dobishme.

Lodhja është një ndër arsyet kryesore se përse personat që vuajnë nga SM ndalojnë së punuari. Në fakt, rreth 80% e personave që vuajnë nga SM përjetojnë lodhje.7 Pra, ajo është simptomë e zakonshme. Më poshtë gjenden disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të menaxhuar lodhjen në punë:

Përjetoj lodhje në nivele të ndryshme në ditë të ndryshme. Disa ditë, dua vetëm të rri shtrirë dhe të fle – nëse përjetoni ditë të tilla, mos e lodhni veten dhe merrni një ditë leje për të pushuar dhe për të marrë veten, nëse keni nevojë.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Qëndroni në ambiente të freskëta – ndonjëherë nxehtësia e përkeqëson lodhjen. Prandaj, merrni një ventilator me vete gjatë ditëve të nxehta dhe sigurohuni që shtëpia juaj dhe/ose vendi i punës të disponojë mjetet e duhura për ta mbajtur ambientin e punës në një temperaturë të përshtatshme.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile
Pushoni. Përpiquni të bëni një gjumë të qetë çdo ditë dhe mos u ndieni në faj nëse keni nevojë të bëni një sy gjumë pasdite. Kur jeni të çlodhur keni energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetet e përditshme në punë.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012
rmsLabelViewAuthorProfile

Zbuloni të tjera rregullime në vendin e punës

që mund t’ju lehtësojnë lodhjen dhe mos harroni, në rast se kjo gjë kthehet në problem të përditshëm, ekipi i kujdesit shëndetësor është i disponueshëm për të dëgjuar shqetësimet tuaja.

Është në dorën tuaj nëse dëshironi të informoni punëdhënësin dhe kolegët se vuani nga SM. Kjo varet nga lloji i punës suaj dhe nga rrethanat personale.

Në disa raste, ju mund të keni detyrimin ligjor t’i informoni ata se vuani nga SM për arsye shëndetësore dhe sigurie – për shembull, në rast se përdorni makineri të rënda ose jeni drejtues i automjeteve të transportit publik. Por në shumicën e rasteve, ju nuk keni përse të tregoni se vuani nga SM, dhe nëse aktualisht nuk po përjetoni recidiva ose simptoma që cenojnë punën tuaj, të flisni rreth SM në vendin e punës mund të shtojë stres të panevojshëm, kështu që mund të ishte mirë të merrni në konsideratë që të mos flisni rreth saj, të paktën për momentin.10 Por, nëse SM fillon të cenoj punën tuaj, komunikimi i hapur rreth SM mund të jetë i dobishëm në planin afatgjatë si për ju, ashtu dhe për punëdhënësin tuaj.

Një pjesë e mirë e njerëzve nuk janë të informuar për SM – ata thjesht imagjinojnë persona që ecin me bastun ose persona në një karrige me rrota dhe nuk e kuptojnë që është një sëmundje e “padukshme”. Kur të informoni punëdhënësit se vuani nga SM, ata mund të mos arrijnë ta kuptojnë se ju jeni ende plotësisht të aftë ta kryeni punën tuaj, prandaj është e rëndësishme që të merrni kohën për t’jua shpjeguar këtë, nëse është e mundur.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016
rmsLabelViewAuthorProfile
Një ndër punët e mia përfshinte shpeshherë aktivitete për mbledhjen e fondeve, që bëheshin mbrëmjeve pas pune. E kisha thuajse të pamundur të qëndroja atje nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes. Në shumë raste, më duhej të merrja leje pas këtyre ditëve që përfshinin turne 12-orëshe, pasi më përkeqësohej gjendja! Sapo iu shpjegova se përse ditët në fjalë kishin këtë lloj ndikimi tek unë, kolegët e kuptuan arsyen përse duhej të largohesha më herët dhe nuk kisha pse të ndihesha më sikur po i zhgënjeja.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006
rmsLabelViewAuthorProfile

Avantazhet dhe disavantazhet nëse tregoni se vuani nga SM

Përpara se t’i tregoni punëdhënësve dhe kolegëve se vuani nga SM, duhet të merrni shumë gjëra në konsideratë, pasi situatat janë individuale. Më poshtë gjenden disa reflektime që mund t’ju ndihmojnë të peshoni avantazhet kundrejt disavantazheve dhe të vendosni nëse është vendimi i duhur dhe koha e duhur për ta bërë këtë.11

Avantazhet11
Disavantazhet11
  • Do të merrni mbështetjen dhe masat e duhura në punë, që ju nevojiten për t’jua lehtësuar atë
  • Nuk do të shqetësoheni dhe stresoheni më për ta fshehur nga njerëzit
  • Nëse i tregoni ekipit të burimeve njerëzore, ata janë trajnuar për menaxhimin e këtyre problemeve dhe do jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe këshillojnë (dhe do të mbajnë konfidencial të gjithë informacionin tuaj mjekësor)
  • Nëse i informoni kolegët rreth SM, ata do të arrijnë të kuptojnë se si ajo ju prek ju dhe punën, kështu që mund t’ju mbështesin
  • Punëdhënësi ose kolegët mund të supozojnë gabimisht se SM do të ndikojë në rendimentin tuaj
  • Disa njerëz mund të mos reagojnë shumë mirë ndaj këtij lajmi dhe mund të mos dinë si të sillen apo si të përgjigjen
  • Njerëzit mund të bëjnë supozime të gabuara për mënyrën se si SM mund të cenoj punën tuaj derisa të informohen rreth saj
  • Nëse u tregon kolegëve se vuan nga SM, ata mund të mos e mbajnë sekret këtë fakt

Përpiquni të bëni listën e avantazheve/disavantazheve në bazë të situatës suaj.

Këshilla se si të tregoni se vuani nga SM12

Sapo të keni marrë vendimin për të treguar se vuani nga SM, ka një sërë faktorësh që duhet të merrni në konsideratë, disa prej të cilëve i kemi përfshirë më poshtë.

Në kompaninë ku punoj aktualisht si menaxhere projektesh, i kam treguar kolegëve për diagnostikimin me SM që në momentin e parë. Më është dashur t’u shpjegoj SM disa njerëzve me kalimin e kohës, pasi ata kanë qenë shumë të prekur nga ky informacion. Për fat të mirë, kolegët më mirëkuptuan, gjë që më ka ndihmuar të qëndroj pozitive.

Katharina

Jeton me SM që nga viti 2018
rmsLabelViewAuthorProfile

Nëse vendosni që të tregoni se vuani nga SM, është gjithashtu e rëndësishme të mendoni me kujdes për personat të cilëve do t’u tregoni. Në shumë raste, informimi i ekipit të burimeve njerëzore mund të jetë mënyra më e mirë për ta përmendur fillimisht këtë temë.

[Vendmbajtës për filialet lokale që të vendosin detajet specifike për shtetin në lidhje me personat që mund të duhet t’u tregojnë se vuajnë nga SM në bazë të detyrimeve ligjore]

Mos harroni që të jeni të mirëinformuar për të drejtat tuaja të punësimit përpara se të vendosni të tregoni se vuani nga SM.  Mund të kontrolloni gjithashtu seksionin tonë për të drejtat e punësimit për të zbuluar nëse duhet të tregoni se vuani nga SM ose kur duhet ta bëni këtë.

Motoçikleta e Alessio

SM po avancon. Le të avancojnë edhe njohuritë tuaja.

Studime të reja. Arsyetime të reja. Perspektiva të reja.
Mëso më shumë për progresionin e SM.

SM mund ta ndryshojë jetën tuaj. Por nuk ka pse ta përkufizojë atë.

SM nuk ka pse t'ju ndalojë të bëni gjërat që dëshironi. Në këta artikuj do të gjeni informacione se si të vazhdoni të jetoni në mënyrën tuaj.
/content/the-ms-resistance/al/sq/living-with-ms
  1. Kasser SL, et al. Disabil Health J. 2017;10:207–13.
  2. Powell DJH, et al. J Behav Med. 2017;40:772–83.
  3. Schneiderman N, et al. Annu Rev Clin Psychol. 2005;1:607–28.
  4. National MS Society. Taming stress in multiple sclerosis.  https://www.nationalmssociety.org/NationalMSSociety/media/MSNationalFiles/Brochures/Brochure-Taming-Stress.pdf [aksesuar në maj 2020].
  5. American Psychological Association. Coping with stress at work. http://www.apa.org/helpcenter/work-stress [aksesuar në maj 2020].
  6. American Psychological Association. Stress in America™ 2019. https://www.apa.org/news/press/releases/stress/2019/stress-america-2019.pdf [aksesuar në qershor 2020].
  7. National MS Society. Fatigue. https://www.nationalmssociety.org/Symptoms-Diagnosis/MS-Symptoms/Fatigue [aksesuar në qershor 2020].
  8. Multiple Sclerosis Association of America. Fatigue. https://mymsaa.org/ms-information/symptoms/fatigue/ [aksesuar në maj 2020].
  9. MS Society UK. Occupational therapy and MS. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/occupational-therapy-and-ms [aksesuar në maj 2020].
  10. MS Society of Canada. Talking about MS with employers. https://mssociety.ca/managing-ms/newly-diagnosed/talking-about-ms/employers [aksesuar në prill 2020].
  11. National MS Society. Whom should I tell? https://www.nationalmssociety.org/Living-Well-With-MS/Work-and-Home/Employment/Disclosure-Decisions/Whom-Should-I-tell [aksesuar në maj 2020].
  12. MS Society. Work and MS: an employee’s guide. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/everyday-living/working-and-ms/work-toolkit [aksesuar në qershor 2020].