Mosha: 31
vjeçe Shteti: Zvicër
Profesioni: Ndërmjetëse arti
Hobe: Shëtitja në mal, vizitat në muze, ofrimi i ndihmës në kampe për të moshuarit që jetojnë me SM
Jeton me SM që nga viti 2018
Unë jam Katharina dhe jam profesioniste krijuese me përvojë në gazetari dhe marrëdhëniet me publikun. Punoj si menaxhere e pavarur projekti e disa iniciativave dhe eventeve kulturore, duke përfshirë festivale artistike dhe shkencore.Jam diagnostifikuar me SM në vitin 2018, pasi përjetova lodhje dhe dhimbje në duar e gishtërinj.
Jam vullnetare në kampe pushimi për të moshuarit që jetojnë me SM, e cila ka qenë një eksperiencë shumë shpërblyese dhe e këndshme dhe më ka motivuar të filloj një kurs mbi punën sociale.
Në kohën time të lirë, më pëlqen të bëj ecje në mal, të vizitoj muze dhe të kaloj kohë me shokët e mi e të bisedoj – por kjo zakonisht përfundon në një lloj sipërmarrjeje te re, si p.sh. biseda rreth mënyrës se si t'i shtyjmë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në natyrë apo të menduarit për gjetjen e mënyrave për t'i frymëzuar adoleshentët të jenë më të interesuar për artin!