Balanci

SM mund të ndikojë në koordinimin tuaj. Të punojmë së bashku për të gjetur pak ekuilibër.

Problemet me balancin dhe koordinimin mund ta bëjnë më të vështirë ecjen, lëvizjen dhe të folurit.1

Problemet e balancit dhe koordinimit hasen zakonisht në njerëzit që jetojnë me SM, por ka mënyra për t'i menaxhuar ato.1

Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth problemeve të balancit dhe koordinimit në SM, çfarë i shkakton ato dhe si t'i menaxhoni ato.

Balanci është aftësia për t'u ndjerë i qëndrueshëm dhe për të qëndruar në këmbë, pa u lëkundur apo rrëzuar. Koordinimi është aftësia për të kontrolluar lëvizjet tuaja pa probleme. Kur keni probleme me balancin dhe koordinimin, mund të ndiheni të ngathët dhe të paqëndrueshëm. Emri mjekësor për këtë është 'ataksi'. Ataksia mund të ndikojë në mënyrën se si ecni dhe gjithashtu mund të ndikojë në të folurit dhe lëvizjen e syve, krahëve ose këmbëve, por shpesh është e vështirë të dihet nëse kjo lidhet me SM tuaj ose nëse thjesht po kaloni një moment të ngathët.2,3

Quote marks

Ndonjëherë kam probleme me ekuilibrin, por nuk jam kurrë i sigurt nëse është SM apo thjesht sepse kam ngecur ose jam i ngathët për një moment.

Mike

Jeton me SM që nga viti 2014

Shiko profilin

Ataksia është mjaft e zakonshme në SM1,2:

  • 50–80% e njerëzve që jetojnë me SM kanë probleme me balancin ose koordinimin
  • 50% e njerëzve që jetojnë me SM rrëzohen mbi të paktën një herë në vit.

Problemet me balancing dhe koordinimin mund të përkeqësohen papritur gjatë recidivave (relapsave). Ju gjithashtu mund të vëreni se këto gradualisht përkeqësohen me kalimin e kohës, gjë që mund të jetë një shenjë e progresit të sëmundjes.1,4

Ka mënyra për të ndihmuar në ngadalësimin e progresit të sëmundjes, si dhe mënyra për të menaxhuar problemet e balancit dhe koordinimit - lexoni për të mësuar më shumë.

Balanci dhe koordinimi përfshijnë komunikime komplekse midis trurit dhe pjesëve të ndryshme të trupit tuaj.1 SM shkakton dëmtime nervore, të cilat mund të ndërpresin këto komunikime. Kjo mund të ndërhyjë në aftësinë tuaj për të kontrolluar lëvizjet tuaja dhe t'ju bëjë të ndiheni të ngathët.1,2

Quote marks

Kam thyer shumë syze gjatë relapsit tim të fundit! Bleva disa gota plastike për t'i përdorur në ditët kur nuk kam siguri me duart e mia. 

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Balanci  juaj (aftësia për të qëndruar në këmbë) mund të ndikohet gjithashtu edhe nga simptomat e tjera të SM, të tilla si 5:

  • Dobësi muskulore
  • Marramendja
  • Lodhja
  • Dridhja

Disa medikamente kanë efekte anësore që mund të ndikojnë gjithashtu në balancin dhe koordinimin tuaj ose ato mund të shkaktohen gjithashtu nga faktorë që nuk lidhen me SM, psh ndonjë infeksion i veshit të brendshëm.5

Është e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor në mënyrë që ata të përcaktojnë se çfarë po shkakton problemet tuaja të ekuilibrit. Më pas ata mund të punojnë me ju për të vendosur planin e duhur për t’ju ndihmuar t’i menaxhoni ato.5

Lexoni për të gjetur mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e problemeve tuaja të ekuilibrit dhe koordinimit.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike të rregullta mund të ndihmojnë në shumë simptoma të ndryshme të SM dhe studimet kanë treguar se janë veçanërisht të dobishme për balancin dhe koordinimin.5–9 Shkoni në faqen tonë të ushtrimeve fizike për të mësuar më shumë rreth ushtrimeve fizike për problemet e ekuilibrit dhe për disa ushtrime të thjeshta që mund ti provoni vet në shtëpi.

Aktivitetet si pilates dhe joga mund të ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe përmirësimin e balancit dhe koordinimit.10,11 Një studim i vogël në 2017 tregoi se një program 8-javor i jogës kishte një efekt pozitiv në mirëqenie dhe ndihmoi në përmirësimin e ekuilibrit, ecjes dhe koordinimit te njerëzit që jetojnë me SM.12

Quote marks

Ju mund të ndjeni sikur ushtrimet fizike për balancin dhe Pilates janë gjëja e fundit që dëshironi të bëni kur keni probleme me balancin. Por nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa mirë do të ndiheni me këto ushtrime dhe ato gjithashtu në fakt do të ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe përmirësimin e balancit tuaj.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Quote marks

Në fillim, përjetova shumë problem me balancin që e bënin të vështirë ushtrimet fizike. E dija se duhej të gjeja një formë ushtrimi që nuk ishte shumë agresiv. Unë zbulova Pilates pas rreth një vit me diagnozën time dhe gjithçka ndryshoi për mua! 

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Mos harroni të kërkoni gjithmonë këshilla nga ekipi juaj i kujdesit shëndetësor përpara se të filloni ndonjë program ushtrimesh për të siguruar që është i duhuri për ju.

 

Terapitë, trajtimet dhe mënyrat për të zgjidhur problemet me balancin

Sikurse ushtrimet për balancin, ka edhe opsione tjera që mund t’ju ndihmojnë duke përfshirë:

  • Fizioterapia – pyesni ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për ndonjë fizioterapeut që të krijoni një plan të personalizuar ushtrimesh dhe rehabilitimi 5
  • Medikamentet – disa medikamente mund të përshkruhen për të përmirësuar aftësinë e ecjes. Nëse problemet e balancit shkaktohen nga recidivat (relapset), trajtimi i tyre me steroide mund të jetë i dobishëm 5
  • Teknologjia – konsolat e lojërave dhe realiteti virtual i përdorur me një "bord balanci" janë treguar se ndihmojnë me problemet e balancit 13–16
  • Mjetet ndihmëse për ecje – nëse problemet e balancit dhe koordinimit po ju bëjnë të vështirë ecjen, ju mund të konsideroni përdorimin e një ndihmese për ecje si shkop, karrige ose skuter për një kohë.17 Kjo mund t’ju japë pak liri nëse veç ndiheni i mbërthyer.

Quote marks

Gjatë recidivës (relapsit) tim të parë, humba kontrollin e krahut tim të majtë dhe më duhej të bëja shumë rehabilitim në këtë anë, sepse ishte ana ime e dobët, jo dominuese. Relapsi im i radhës shkaktoi probleme me anën time të djathtë. Unë jam rikthyer pothuajse me fitnes të plotë dhe çdo ditë po përmirësohet ngadalë. Mund të duket si një proces i ngadaltë dhe shumë punë e vështirë, por në fund ia vlen.

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003

Shiko profilin
Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor se cila do të ishte alternativa e duhur për ju - ata mund të përshtatin trajtimin tuaj bazuar në atë që po shkakton problemet tuaja të balancit dhe koordinimit. 

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË.

E gjithë informata se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që në fillim.

Zbuloni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll simptomat tuaja, në mënyrë që të mund të vazhdoni me jetën tuaj.


Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Humbja e ekuilibrit/marramendja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja

Lodhja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Lodhja

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM

Dhimbjet nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dhimbjet

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Spazmat

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Previous
Next
  1. Cameron MH, Nilsagard Y. Handb Clin Neurol. 2018;159:237–50.
  2. de Silva RN, et al. Pract Neurol. 2019;19:196–207.
  3. Ashizawa T, Guangbin X. Continuum (Minneap Minn). 2016;22:1208–26.
  4. Wilkins A. Front Neurol. 2017;28;8:312.
  5. MS Society. Balance & MS Booklet. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/balance-and-ms-booklet [aksesuar në korrik 2020].
  6. Hebert JR, et al. Phys Ther. 2011;91:1166–83.
  7. Hebert JR, et al. Neurology. 2018;27;90:e797–807.
  8. Carling A, et al. Physiother Res Int. 2018;23:e1728.
  9. Carling A, et al. Mult Scler. 2017;23:1394–404.
  10. National MS Society. Yoga and MS. https://www.nationalmssociety.org/Living-Well-With-MS/Diet-Exercise-Healthy-Behaviors/Exercise/Yoga [aksesuar në korrik 2020].
  11. MedFitNetwork. Why do yoga if you have multiple sclerosis? https://medfitnetwork.org/public/all-mfn/yoga-multiple-sclerosis/ [aksesuar në korrik 2020].
  12. Cohen ET, et al. Int J MS Care. 2017;19:30–39.
  13. Brichetto G, et al. Mult Scler J. 2013;19:1219–21.
  14. Prosperini L, et al. Neurorehabil Neural Repair. 2013;27:516–25.
  15. Ozkul C, et al. Eur J Integr Med. 2020;35:101092.
  16. Maggio MG, et al. J Clin Neurosci. 2019;65:106–11.
  17. MS Society. Wheelchairs and scooters. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/everyday-living/getting-around/wheelchairs-and-scooters [aksesuar në korrik 2020].