Problemet me shikimin

SM mund të ndikojë në shikimin tuaj. Ne jemi të fokusuar në ndryshimin e saj.

Problemet me shikimin janë të zakonshme te njerëzit me SM dhe shpesh janë shenja e parë e sëmundjes para se të dihet diagnoza.1,2 Edhe pse problemet me të pamurit mund të shfaqen papritur dhe mund të kenë një ndikim të madh në pothuajse çdo aspekt të jetës suaj të përditshme, ato shpesh janë jetëshkurtë dhe ka mënyra për t’i menaxhuar ato.3

Për shumicën e njerëzve, problemet me shikimin vijnë dhe shkojnë, megjithëse rreth 1 në 3 persona që jetojnë me SM më vonë mund të kenë probleme më të qëndrueshme të shikimit gjatë sëmundjes së tyre.4 Është shumë e rrallë që dikush të humb plotësisht shikimin nga SM dhe problemet e zgjatura me shikimin ndodhin gradualisht pas disa viteve.3 Stresi, nxehtësia dhe lodhja ndonjëherë mund t’i përkeqësojnë problemet e shikimit, kështu që përpiquni ta merrni shtruar dhe të pushoni nëse kjo ju ndodhë juve.5

Quote marks

Shpesh kam probleme me shikimin kur më vie nxehtë ose kur ndihem e lodhur.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Quote marks

Ndonjëherë kur rritet temperatura e trupit tim, sepse jashtë është ngrohtë ose kur ushtrojë, unë shoh fleshe të bardha. Kjo është zakonisht kur e di se është koha për të marrë një pushim dhe për t’u qetësuar.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Një oftalmolog (mjek i syve) ose një neurolog zakonisht do të zbulojnë dhe vlerësojnë problemet e shikimit. Ata mund t’ju bëjnë ekzaminimin e syve ose t’ju referojnë për një MRI për të parë inflamacionin e nervit në syrin tuaj (nervin optik).6

Problemet më të zakonshme të shikimit që lidhen me SM përfshijnë6,7:

  • Shikimin e dyfishtë (diplopia)
  • Inflamacionin e nervit optik, i cili mund të shkaktojë dhimbje në sy, turbullim të shikimit dhe probleme të tjera të shikimit (neuriti optik)
  • Lëvizjet e pavullnetshme të syve (nistagmus).

Këto janë diskutuar më në detaje në seksionet e mëposhtme.

Juve mund t’ju duhet t’i tregoni autoritetit tuaj lokal të vozitjes nëse keni SM dhe nëse keni probleme me shikimin, pasi kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për vozitje.4 Ata mund t’ju këshillojnë nëse duhet të vozitni ose jo, në varësi të mënyrës se si po ndikojnë problemet tuaja në të pamurit tuaj.

Nëse keni ose po mendoni të gjeni një punë që përfshin drejtimin e makinës dhe po përjetoni probleme me shikimin, mund t’ju duhet ta raportoni këtë tek punëdhënësi juaj për arsye ligjore. Për më shumë udhëzime dhe këshilla rreth punës me SM, shihni seksionin tonë të karrierës.

Lexoni për të zbuluar se si mund të menaxhoni problemet e shikimit dhe të minimizoni ndikimin e tyre në jetën tuaj.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dini nëse problemet e syve janë shkaktuar nga SM apo diçka tjetër. Është e rëndësishme t’i tregoni mjekut tuaj të gjitha detajet në mënyrë që ai të mund të përcaktojë se çfarë po ndodh. Njoftojeni atë sapo të vini re ndonjë ndryshim në shikimin tuaj ose dhimbje në sytë tuaj.4 Është gjithashtu një ide e mirë që të bëni kontrollin e syve rregullisht dhe t’i tregoni mjekut tuaj të syve për çdo problem, sapo t’i vëreni ato.

Quote marks

Fillimisht përjetova të pamur të dyfishtë përpara se të diagnostikohesha me SM - mendova se ishte për shkak se dioptria ime e syve duhej të ndryshonte. Në vend të kësaj, më vonë kuptova se ishte në të vërtetë një relaps.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin

Zbulimi i këtyre problemeve sa më shpejt që të jetë e mundur mund të ndihmojë në minimizimin e dëmit themelor të shkaktuar nga SM dhe përshpejtimin e rikuperimit të simptomave.4

Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth llojit të problemeve të shikimit që mund të përjetoni dhe si mund të menaxhohen ato.

Çfarë është të pamurit e dyfishtë?

Shikimi i dyfishtë (diplopia) është kur mund të shihni dy imazhe në vend të një. Ndodh kur mesazhet që udhëtojnë nga secili sy në trurin tuaj nuk janë të koordinuara, kështu që secili sy sheh një imazh të veçantë.8

Pak më shumë se një e treta e njerëzve që jetojnë me SM kanë shikim të dyfishtë.9 Nëse keni shikim të dyfishtë, të dy imazhet mund të shfaqen krah për krah, njëra mbi tjetrën ose edhe pak të anuara.10 Përvoja e secilit është e ndryshme. Mund të keni shikim të dyfishtë vetëm kur shikoni në një drejtim të caktuar. Gjithashtu mund t’ju bëjë të keni mundim ose sikur jeni duke u rrotulluar ose mund të shkaktojë probleme me ekuilibrin tuaj.4

Quote marks

Gjatë relapsit tim të dytë, problemet e shikimit ishin simptoma dominuese që përjetova. Ndjeva sikur nuk mund t’i mbaja sytë hapur sepse kisha vizion kaq të keq të dyfishtë dhe gjithashtu po përjetoja dhimbje prapa syve.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Quote marks

Me relapsin tim të parë, u zgjova një mëngjes dhe nuk mund të lëvizja sytë nga njëra anë në tjetrën. Kjo e bëri gati të pamundur të bëjë diçka. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë fiksohen sytë e tyre përpara kur përpiqen të fokusohen në diçka. Pa atë aftësi, përjetova probleme me shikimin e dyfishtë dhe ekuilibrin. Fatmirësisht, pas një jave apo më shumë, këto simptoma u larguan vetëvetiu.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Si mund ta menaxhoj shikimin e dyfishtë?

Ndonjëherë mund të ndihmoj vendosja e një garëze apo copëze mbi njërin sy për të bllokuar një nga imazhet.8 Nëse keni shikim të dyfishtë si pjesë e një relapsi, ai zakonisht do të shërohet vetë, por mund t’ju përshkruhen steroide për të ndihmuar në përshpejtimin e rikuperimit.4 Nëse shikimi juaj i dyfishtë vazhdon për një afat më të gjatë, ekipi juaj i kujdesit shëndetësor mund të sugjerojë shtimin e një prizmi të veçantë në syzet tuaja, i cili do të ndihmojë në riorganizimin e dy imazheve.3,8

Çfarë është neuriti optik?

Neuriti optik ndodh kur SM shkakton inflamacion dhe dëmtim të nervit të syrit (i njohur si nervi optik).1,10 Është një problem i zakonshëm, ku rreth gjysma e njerëzve me SM e përjetojnë atë në një moment. Shpesh është simptoma e parë që njerëzit vënë re përpara diagnozës.1,4,9

Neuriti optik mund të shkaktojë5,10:

  • Dhembje në sy
  • Vezullime (fleshe) drite
  • Pikat e verbëra
  • Turbullim i të pamurit, ose zbehje e të pamurit
  • Humbje e shikimit në njërin sy
  • Ngjyra më pak të gjalla 
  • Kufizimi i fushës së të pamurit

Quote marks

Kur u diagnostikova zyrtarisht, kisha neurit optik. Nervi im optik ishte i inflamuar dhe gjatë disa ditëve, shikimi im u dëmtua më shumë. Filloi me ngjyra që nuk dukeshin aq të ndritshme apo të ngopura. Ditën tjetër ishte e vështirë të dalloja ngjyrat. Gjatë 3 ose 4 ditëve, mund të dalloja shumë pak kontrast.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Neuriti optik zakonisht shfaqet papritur, pastaj përkeqësohet brenda disa ditëve. Shpesh është më i rëndë rreth 2 javë pas fillimit. Pas kësaj, gjërat zakonisht fillojnë të përmirësohen dhe tërhiqen plotësisht pas rreth një muaji.6

Si mund ta menaxhoj neuritin optik?

Neuriti optik është zakonisht vetëm i përkohshëm, por nëse ju shqetëson, mjeku juaj mund të përshkruajë steroide me doza të larta për të përshpejtuar shërimin dhe për të shmangur dëmtimin e përhershëm nervor.1 Mbajeni mend, nëse keni ndonjë problem me sytë tuaj, është e rëndësishme të flisni me ekipin e kujdesit shëndetësor. Ata mund të vlerësojnë shkakun themelor dhe t’ju ndihmojnë të merrni trajtimin e duhur për problemet specifike të shikimit me të cilat po përballeni.

Quote marks

Pasi shkova në departamentin e urgjencës, më vendosën një trajtim me steroide për ta zvogëluar inflamacionin në nervin optik. Vizioni im u rivendos pas trajtimit. Megjithatë, deri më sot, unë ende përjetoj ndonjëherë simptoma vizuale.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin
Quote marks

Përvoja ime me neuritin optik të lehtë ishte pika kryesore që konfirmoi diagnozën time të SM. Në kohën kur studioja në universitet, arrita marrëveshje për të më dhënë kohë shtesë për të përfunduar leximet dhe detyrat, gjë që më ndihmoi të zgjidh problemet e mia të shikimit për pjesën tjetër të semestrit. Problemet e mia të shikimit u zgjidhën pas disa muajsh dhe që atëherë nuk kam përjetuar asnjë simptomë.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Çka është nistagmusi?

Nistagmusi, i quajtur nganjëherë 'sytë që lozin valle', mund të ndodhë kur dëmtimi ndodh në pjesë të caktuara të trurit ose në nervin në sy.10–12 Kjo mund t’i bëjë sytë tuaj të lëvizin vetë, kështu që ata të lëvizin shpejt nga njëra anë në tjetrën, lart dhe poshtë, ose rreth një pike fikse.11

Nistagmusi prek pothuajse një të tretën e njerëzve që jetojnë me SM.13 Është një shkak i zakonshëm i marramendjes dhe nauzesë dhe ndonjëherë mund të çojë në probleme të tjera të shikimit. Nëse keni edhe probleme të ekuilibrit, mund t’ju ndodh të rrëzoheni.10

Nëse përjetoni nistagmus, ndonjëherë mund të keni edhe tundje koke - ky është trupi juaj që përpiqet të kompensojë efektin e syve që dridhen për t’ju ndihmuar të përqendroheni.14

Si mund ta menaxhoj nistagmusin?

Nëse ju prek nistagmusi, ekipi juaj i kujdesit shëndetësor mund të sugjerojë këto:

  • Mbajtja e syzeve ose lenteve speciale14
  • Kirurgji ose injeksione Botox15
  • Medikamente duke përfshirë relaksuesit e muskujve dhe tabletat kundër ankthit.12,16

Sigurohuni që të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor sapo të keni probleme vizuele, në mënyrë që ata t’ju rekomandojnë mënyrat më të mira për t’i menaxhuar ato.

Çfarë është vizioni kaleidoskop?

Vizioni kaleidoskop bën të duket sikur po shikoni përmes një kaleidoskopi – ai mund t'i bëjë imazhet të duken sikur janë të copëtuara dhe me ngjyra të ndezura ose me shkëlqim.17 Ky problem i shikimit është shpesh jetëshkurtër - zakonisht ndodh para se të keni migrenë. gjë që mund të ndodhë më shpesh te personat me SM.17,18

Dy lloje të migrenës mund të shkaktojnë shikimin me kaleidoskop19:

  • Migrena vizuele - qelizat nervore në trurin tuaj shpërthejnë keq, duke dërguar sinjale të ngatërruara në syrin tuaj. Kjo mund të shkaktojë një efekt vizuel të quajtur "aura" në fushën tuaj të shikimit
  • Migrenë e retinës - më pak gjak rrjedh në syrin tuaj, gjë që mund të shkaktojë një pikë qorre, drita në formë fleshi, apo edhe verbëri të përkohshme në njërin sy.

Si mund ta menaxhoj vizionin kaleidoskop?

Edhe pse ky problem i shikimit mund të jetë shqetësues, ai zakonisht është jetëshkurtër dhe do të zhduket brenda një ore, kështu që trajtimet për shikimin kaleidoskop zakonisht nuk nevojiten ose të përshkruhen.17,19

Çka është skotoma?

Skotoma  është një pikë e verbër në shikimin tuaj, e cila mund të shkaktohet nga dëmtimi ose inflamacioni i nervit në sy (ky dëmtim quhet neuriti optik).10,16 Pika mund të jetë në qendër ose rreth skajeve të fushës suaj të shikimit.6 Mund të jetë e errët, shumë e ndritshme, e turbullt ose dridhet.20 Mund të keni probleme për të parë disa ngjyra ose keni nevojë për dritë të ndritshme për të parë qartë.21

Një pikë e verbër mund të lidhet edhe me gjendje të tjera. Për shembull mund të jetë shenjë e hershme e migrenës.21,22

Si mund të menaxhoj skotomat?

Nëse një pikë e verbër shkaktohet nga inflamacioni i nervit në syrin tuaj si pjesë e një relapsi, mjeku juaj mund të përshkruajë steroide për të qetësuar inflamacionin.16 Ka gjithashtu gjëra që mund të përpiqeni për të zgjidhur këtë problem, të cilat përfshijnë:

  • Libra audio – përmes tyre ju dëgjoni tekst nga librat e lexuar, kështu që nuk keni nevojë të lodhni sytë për të lexuar tekstin
  • Syze zmadhuese – ju mund t’i mbani këto në sytë tuaj për t’i bërë detajet e vogla më të mëdha dhe më të lehta për tu parë, gjë që mund të ndihmojë nëse ka një pikë të verbër në fushën tuaj të shikimit
  • Filtra për të zvogëluar shkëlqimin në ekranet e kompjuterit – nëse keni probleme me shikimin, këta filtra bëjnë që përdorimi i kompjuterit të jetë më komod.20

Nëse pika juaj e verbër është e lidhur me migrenë, ajo zakonisht do të largohet vet brenda një ore ose më shumë, kështu që nuk do të keni nevojë të bëni asgjë për ta trajtuar atë.21,22

Çka është humbja e shikimit?

Shumica e problemeve me shikimin që lidhen me SM janë të përkohshme dhe shikimi juaj zakonisht do të kthehet në normalitet shumë shpejt.4 Megjithatë, ndonjëherë problemet e shikimit përkeqësohen me kalimin e kohës dhe disa njerëz mund të humbasin gradualisht shikimin. Kjo zakonisht ndodh pas njëfarë kohe, gjatë fazave të mëvonshme të SM.23 Është shumë e rrallë që dikush në të vërtetë të verbohet nga SM, dhe problemet e qëndrueshme të shikimit zakonisht nënkuptojnë që t’i përshtateni një ndryshimi në mënyrën se si i shikoni gjërat.3

Si mund ta menaxhoj humbjen e shikimit?

Nëse shikimi juaj fillon të përkeqësohet, mund të jetë një përvojë e frikshme. Por ka gjëra që mund të bëni për ta bërë jetën tuaj të përditshme më të lehtë dhe për t’ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga shikimi juaj4:

  • Përmirësoni ndriçimin rreth shtëpisë tuaj - disa drita LED janë më të ndritshme se llambat e zakonshme, kështu që ato mund t'i bëjnë gjërat më të lehta për tu parë
  • Blini artikuj të ri shtëpiak – mund të merrni artikuj të veçantë të krijuar për t’ju ndihmuar në jetën tuaj të përditshme. Për shembull, kanat matëse e me shenja që janë më të lehta për tu lexuar, ose kohëmatësit që flasin
  • Ndryshoni madhësinë e shkronjave ose përdorni tiparet ndihmëse në pajisjet tuaja – Disa kompjuterë, telefona dhe tablete kanë veçori të veçanta që i bëjnë më të lehtë për tu përdorur nëse keni probleme me shikimin.

Quote marks

Unë shpesh kam probleme me shikimin kur kam një relaps. Zgjohem natën dhe duhet të bëj vizita të rregullta në tualet, por nuk shoh asgjë! Tani kam një ndërprerës të vogël në njërën anë të shtratit tim, kështu që mund t’i ndezë me lehtësi dritat dhe të shoh rrugën drejt banjës. Kjo më ka ndihmuar shumë.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin

Ka disa trajtime që veprojnë në procesin themelor të sëmundjes, për të ndihmuar në ngadalësimin e humbjes së shikimit. Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor rreth opsioneve të menaxhimit që mund të jenë të përshtatshme për ju.24

Është e kuptueshme të ndiheni të shqetësuar nëse përjetoni ndonjë lloj humbje të shikimit. Nëse problemet e shikimit ose humbja e shikimit ju bëjnë të ndiheni shumë të shqetësuar, seksioni ynë i shëndetit mendor dhe mirëqenies ka këshilla për përballimin e ankthit. Ne kemi gjithashtu një faqe për grupet mbështetëse, kështu që ju mund të gjeni njerëz me të cilët mund të bisedoni, të cilët kanë pasur gjithashtu këto përvoja.

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM, POR TË GJITHË DUHET TË KENË NJË ZGJEDHJE SI TA MENAXHOJNË ATË.

Të gjitha informatat se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që nga fillimi

Mësoni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll simptomat tuaja, në mënyrë që të mund të vazhdoni me jetën tuaj.


Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Humbja e ekuilibrit/marramendja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja

Lodhja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Lodhja

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM

Dhimbjet nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dhimbjet

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Spazmat

Previous
Next
  1. Gal RL, et al. Corticosteroids for treating optic neuritis. Cochrane Database Syst Rev. 2015;8. Art. No.:CD001430.
  2. NICE Diagnosing Multiple Sclerosis -NICE Pathway (përditësuar prill 2020) http://pathways.nice.org.uk/pathways/multiple-sclerosis [aksesuar në korrik 2020].
  3. National Multiple Sclerosis Society. Vision Problems in Multiple Sclerosis. https://www.nationalmssociety.org/nationalmssociety/media/msnationalfiles/brochures/brochure-vision-problems.pdf [aksesuar në korrik 2020].
  4. MS Society. MS and your eyes 2018. https://www.mssociety.org.uk/care-and-support/resources-and-publications/publications-search/ms-and-your-eyes [aksesuar në korrik 2020].
  5. MS Society. Eye movement problems. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/signs-and-symptoms/eyes-and-sight/eye-movement-problems [aksesuar në korrik 2020].
  6. Graves J, Balcer LJ. Clin Ophthalmol. 2010;4:1409–22.
  7. Mayo Clinic. Multiple Sclerosis.  https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/multiple-sclerosis/symptoms-causes/syc-20350269?p=1 [aksesuar në korrik 2020].
  8. Adriana ID, et al. Romanian J Ophthalmol 2017;61:166–70.
  9. Jasse L, et al. Mult Scler. 2013;19:1618–26.
  10. Gelfand JM. Handb Clin Neurol. 2014;122:269–90.
  11. Serra A, et al. Front Neurol 2018;9:31.
  12. Niestroy A, et al. Clin Ophthalmol 2007;1:267–72.
  13. Medscape. What is Nystagmus in Multiple Sclerosis? https://www.medscape.com/answers/1214270-166040/what-is-nystagmus-in-multiple-sclerosis-ms. [aksesuar në korrik 2020].
  14. MS Trust. Nystagmus https://www.mstrust.org.uk/a-z/nystagmus [aksesuar në korrik 2020].
  15. Hobson F, Rowe FJ. Br Orthopt J 2009;6:28–33.
  16. Pula JH, et al. Int J MS Care 2010;12:106–13.
  17. Healthline. https://www.healthline.com/health/kaleidoscope-vision [aksesuar në korrik 2020].
  18. Healthline. What’s causing my kaleidoscope vision? https://www.healthline.com/health/kaleidoscope-vision [aksesuar në korrik 2020].
  19. Kister I, et al. J Headache Pain 2010;11:417–25.
  20. New Life Outlook. How common Is kaleidoscopic vision in people with MS? https://ms.newlifeoutlook.com/kaleidoscope-vision-multiple-sclerosis/ [aksesuar në korrik 2020].
  21. Summit Medical Group. Vision, blind spot (scotoma). https://www.summitmedicalgroup.com/library/adult_health/oph_scotoma/ [aksesuar në korrik 2020].
  22. NICE CKS. Multiple Sclerosis. https://cks.nice.org.uk/multiple-sclerosis#!topicSummary. [aksesuar në korrik 2020].
  23. van Dongen RM, Haan J. F1000Res 2019.2019;8:1219.
  24. Medical News Today. How does MS affect the eyes?  https://www.medicalnewstoday.com/articles/325451. [aksesuar në korrik 2020].
  25. Moss HE. Eye Brain 2017:9 13–21.