Conor

Conor

Studiues nutricionist, pedagog, dietolog dhe sipërmarrës

mosha: 32
vjeç shteti: Irlandë 
profesioni: Studiues nutricionist, pedagog, dietolog dhe sipërmarrës 
Hobe: Sportet, gatimi dhe ushqimi, argëtimi me qenin dhe me shokët e mi

Jeton me SM që nga viti 2003

Unë jam Conor dhe jam studiues nutricionist, pedagog, dietolog dhe sipërmarrës.Jam diagnostikuar me SM pak kohë pas datëlindjes time të 16-të, kur përjetova recidivin e tretë dhe mu desh të mësoja të ecja përsëri.

Diagnoza ime më bëri të interesohem rreth stilit të jetesës, në mënyrë të veçantë rreth të ushqyerit. Vazhdova studimet për dietologe në kolegjin e "Trinity", Dublin. Kam punuar në spitale dhe universitete në Dublin dhe Uashington, DC, duke këshilluar rregullisht pacientë me SM mbi ushqimin. Tashmë kam ngritur kompaninë time për të krijuar produkte ushqimore për të ndihmuar njerëzit me SM dhe sëmundje të tjera, si diabeti apo presioni i lartë i gjakut.

Ushqehuni shëndetshëm
Përpiquni të bëni çdo ditë aktivitet fizik
Ndërmerrni hapa për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës
Ndihuni të fuqizuar dhe në kontroll
Lidhuni me të tjerët
  1. Ushqehuni shëndetshëm nëse vuani nga SM ose jo 
    Ka shumë të dhëna që tregojnë se ushqimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, pavarësisht nëse keni apo nuk keni SM.

  2. Përpiquni të bëni çdo ditë aktivitet fizik
    Mendoj se kjo është e rëndësishme pothuajse për të gjithë.Aktiviteti më ndihmon të jem në formë të mirë fizike, por gjithashtu më heq mendjen nga gjëra të tjera dhe më qetëson.Çuditërisht, kam kuptuar se aktiviteti fizik më rrit nivelin e energjisë.

  3. Ndërmerrni hapa për të bërë një gjumë më të mirë 
    Një dietë e mirë, konsumimi herët i vaktit të darkës dhe të qenit fizikisht aktiv çdo ditë më ndihmon të bëj një gjumë më të mirë.Kjo më ndihmon me energjinë dhe humorin tim ditën tjetër.

  4. Ndihuni të fuqizuar dhe në kontroll
    Është fuqizuese se gjëra si aktiviteti fizik, ushqimi i mirë, dhe gjumi i mirë më ndihmojnë të ndihem shumë më mirë në përditshmëri dhe se këto janë faktor që unë mund t’i kontrolloj.

  5. Lidhuni me persona të tjerë
    Të lidhesh me persona të tjerë që vuajnë nga SM në zonën tuaj dhe potencialisht në mënyrë virtuale, është një mënyrë e mirë për të ndarë eksperiencat, opinionet dhe mendimet.
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.