Lodhja e lidhur me SM

SM mund t'ju bëjë të ndiheni të lodhur. Le të vendosim të gjithë energjinë tonë për ta ndryshuar atë.

Ndiheni të lodhur? Mund të jenë thjesht streset dhe sforcimet e jetës së përditshme, por mund të jetë edhe SM.1 Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të SM, që prek mbi 90% të njerëzve që jetojnë me SM.1,2

Lodhja e lidhur me SM mund të ndikojë te ju si fizikisht ashtu edhe mentalisht.3,4 Mund t’ju bëjë të ndiheni plotësisht të rraskapitur ose thjesht mund të ndiheni përgjithësisht të dobët ose me mungesë të  energjisë.2 Lodhja mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë tuaj për tu përqendruar, për të menduar qartë dhe për të marrë vendime (zakonisht quhet 'mjegulla e trurit').2,4

 

Quote marks

Mendja ime mund të jetë e zgjuar dhe plotësisht vigjilente, por trupi im ndihet sikur është duke vrapuar në një maratonë.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin
Lodhja mund të ndryshojë shumë në intensitetin e saj si edhe mund të ndryshojë në baza ditore. Ndonjëherë mund të duket e menaxhueshme dhe herë të tjera mund të ndiheni të dërrmuar. Disa  ditë, edhe detyrat ose aktivitetet më të thjeshta, si takimi me miqtë, mund të ju bëjnë të ndiheni të rraskapitur.1,4

Quote marks

Disa ditë është mirë dhe mund të jem me energji. Ditë të tjera mund të jetë një betejë për tu motivuar dhe madje vetëm për të lëvizur. Unë kam lodhje çdo ditë, ajo ndodh vetëm në nivele të ndryshme. Për momentin, mund të punoj rreth kësaj, por ka ditë që më duhet të anuloj planet për shkak të lodhjes. Ndonjëherë më duhet të anuloj edhe udhëtime, dalje në shopping dhe me miqtë, pasi qëndrimi në dyqane më humbë shumë energji.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Përballja me lodhjen ka qenë e vështirë kur bëhet fjalë për mbajtjen e jetës shoqërore. Shpesh, jam shumë e rraskapitur për të lënë shtëpinë time dhe ka qenë një sfidë për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se është më shumë sesa thjesht të ndihesh 'i lodhur'. 

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin
Ndryshe nga lodhja e zakonshme, lodhja nga SM mund të ju pushtojë shpejt pa paralajmërim dhe mund të ju duhet një kohë e gjatë që të rikuperoheni.5 Këmbët dhe krahët tuaja mund të ndihen të rënda dhe mund të bëhet më e vështirë për të kapur dhe mbajtur sende ose për të shkruar.5 Gjithashtu mund të përkeqësojnë përkohësisht simptomat e tjera të SM dhe të ndikojnë në të folur dhe në aftësinë tuaj për të menduar shpejt dhe qartë.5

Quote marks

Kur kisha relapsin tim, edhe detyra më e vogël do të thoshte se kisha nevojë për një sy gjumë dhe do të flija 14-16 orë në ditë gjatë kësaj periudhe. Ende lodhem, por më duket se të qenit i zënë dhe mentalisht aktiv më ndihmon.

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003

Shiko profilin
Shumë njerëz që jetojnë me SM lodhen më vonë gjatë ditës. Disa njerëz mendojnë gjithashtu se stresi ose nxehtësia mund ta përkeqësojnë atë.5 Lodhja mund ta bëjë të vështirë punën, ndaj është e rëndësishme të gjesh mënyra për të shmangur lodhjen në punë.6 Shih disa këshilla se si ta bëjmë këtë në faqen për punën dhe karrierën tonë.

Quote marks

Lodhja më pushtonte pasi punoja vetëm gjysmë ore në kompjuter, dhe më pas më duhej të shtrihesha. Pas relapsit tim, doja të kthehesha në punë dhe kjo çoi në ciklin e punës dhe pushimit. Me reflektim, këshilla ime për të tjerët do të ishte t’i  jepni vetes një pushim dhe të riktheni ritmin tuaj. Mos u mundoni të shtyni veten - do të përmirësoheni nëse i jepni vetes një pushim.

Katharina

Jeton me SM që nga viti 2018

Shiko profilin
Edhe pse lodhja mund të ndikojë në mënyra të ndryshme, ka shumë mënyra për të reduktuar ndikimin që ka në jetën tuaj të përditshme - lexoni për të mësuar më shumë.

Lodhja ndahet në dy kategori kryesore, në varësi nëse është shkaktuar drejtpërdrejt nga SM (lodhja primare) ose nëse është një efekt indirekt i simptomave të tjera të SM (lodhja sekondare).5

Lodhja primare

Kjo shkaktohet drejtpërdrejt nga SM 5 Nuk dihet saktësisht se si SM ju bën të ndiheni të lodhur, por mund të jetë rezultat i dëmtimit nervor që ndërhyn në komunikimin midis trurit dhe trupit tuaj. Kjo është arsyeja pse shpesh do të përjetoni lodhje gjatë një recidive apo relapsi.7–9

Lodhja sekondare

Kjo shkaktohet nga efektet indirekte e të jetuarit me SM. Simptomat si dobësia e muskujve, depresioni, dhembja, gjumi i pamjaftueshëm, stresi dhe pasiviteti, mund të ju bëjnë të lodhur.6,7 Për shembull, nëse dhembja dhe spasticiteti ndërhyjnë në gjumin tuaj, si rezultat mund të ndiheni më të lodhur gjatë ditës.7 ,8 Disa medikamente gjithashtu kanë efekte të padëshiruara që mund ta përkeqësojnë lodhjen.5

Lodhja gjithashtu mund të ndahet në lodhje akute dhe kronike.5,7 Lodhja akute mund të vjen papritur. Zakonisht lidhet me një detyrë të caktuar që keni bërë, por zgjidhet shpejt më pastaj (p.sh. pushimi pas një shëtitjeje).7 Lodhja kronike ndodh gjatë një periudhe më të gjatë kohore dhe lidhet me sëmundje, stres dhe gjumë të pamjaftueshëm.5,7

Jeni lodhur nga të qenit i lodhur? Cilido qoftë shkaku i lodhjes suaj dhe nëse është i lehtë, mesatar apo i rëndë, ka mënyra për ta menaxhuar atë. Lexoni për të zbuluar se si.

MS mund ta shkatërrojë energjinë tënde, por jo gjithmonë duhet të ju ndalojë të jetoni jetën tuaj.7 Ka shumë mënyra për të reduktuar ndikimin që lodhja ka në jetën tuaj të përditshme, disa prej të cilave janë renditur më poshtë.

Mënyrat për të rritur energjinë tuaj

Provoni  këto këshilla dhe këto truke për të ju ndihmuar të rrisni nivelet tuaja të energjisë:

  • Hani për energji –  keni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme dhe nëse ngrënia e një racioni të madh ju lodh, provoni të hani racione më të vogla gjatë ditës10
  • Qëndroni aktiv – përpiquni të vazhdoni të lëvizni, edhe nëse është vetëm një shëtitje e shkurtër ose disa ushtrime joga. Edhe pse mund të mos duket në fillim, ushtrimi është një nga mënyrat më të mira për të mposhtur lodhjen, për të ju ndihmuar të flini më mirë dhe në përgjithësi është i mirë për mirëqenien tuaj 6,7,10
  • Flini mirë  – shmangëni dremitjet e gjata gjatë ditës dhe përpiquni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës. Gjithashtu  mund të ndihmojnë një shtrat i rehatshëm, zhurma dhe drita minimale dhe reduktimi i marrjes së kafeinës dhe alkoolit8,10,11
  • Përmirësoni mirëqenien tuaj emocionale – studimet kanë treguar se ndërgjegjësimi ka një ndikim pozitiv në lodhjen, në ankthin dhe në depresionin e lidhur me SM.12 Përpiquni të krijoni kohë për të pushuar dhe relaksuar. Provoni një masazhë, joga, meditim ose aromaterapi13
  • Mbani temperaturën tuaj të rehatshme për ju – përpiquni të mos jeni shumë të ngrohtë ose të ftohtë nëse ndryshimet e temperaturës sjellin lodhjen tuaj. Nëse ndiheni të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe nëse keni nevojë të freskoheni mund të provoni të vendosni pako akulli në xhep, ose një rrip qafe ose shirit koke. 7,10 SM është unike për ju, kështu që eksperimentoni dhe bëni atë që funksionon më më së miri për ju
  • Adaptojeni dhe mbani qëndrim të mirë – një qëndrim i mirë gjatë aktiviteteve të përditshme mund të ndihmojë në kursimin e energjisë.7

 

Quote marks

Kur përjetoj lodhje, e shoh që ushtrimet e buta janë vërtet të dobishme. Gjëja më e vështirë është të ngritja nga divani, por kur ta bëni këtë, zakonisht do të ndiheni shumë më mirë për të.

Conor

Jeton me SM që nga viti 2003

Shiko profilin
Quote marks

Në ditët e lodhjes ekstreme, më duhet vetëm të qëndroj shumë i qetë. Ndonjëherë kthehem në shtëpi nga puna dhe nuk kam zgjidhje tjetër veçse të shtrihem në dysheme dhe të mos bëj asgjë derisa të kem energji mjaftueshëm për të menduar edhe për të bërë darkën. Unë shpesh meditoj në këto momente për një qetësi dhe pushim të qëllimshëm, gjë që më ndihmon të relaksohem dhe të rimbushem. 

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Këshilla dhe truke për të ndihmuar në përballimin e lodhjes

Përveç gjetjes së mënyrave për të menaxhuar nivelet tuaja të energjisë, ka gjithashtu hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në trajtimin e lodhjes:    

  • Mbani një ditar të lodhjes – mbani shënime për atë që ju bën të ndiheni të lodhur ose me pak energji, në mënyrë që të jeni të përgatitur dhe të gjeni mënyra për t'i zgjidhur ato13
  • Planifikoni paraprakisht – planifikoni ditën tuaj në mënyrë që të mund të bëni më shumë aktivitete ku do të përfshiheni kur të ndiheni më energjik. Mos harroni të planifikoni pushime të rregullta 6,14
  • Punoni rreth lodhjes suaj në punë – në disa raste, mund të ju ndihmojë të flisni me punëdhënësin tuaj për ndonjë akomodim për të ndihmuar në lehtësimin e punës, si orari fleksibil i punës, puna nga shtëpia, caktimi i pushimeve të rregullta ose të kesh një vend parkimi më afër punës.7,13 Lexoni më shumë rreth kësaj në faqen tonë të punës dhe karrierës
  • Kërkoni ndihmë – ekipi juaj i kujdesit shëndetësor mund të ju këshilloj për ndryshimet për të ju ndihmuar t’i lehtësoni paksa detyrat e rregullta në punë dhe në shtëpi 6
  • Adresoni gjendjet e tjera shëndetësore – mund të jetë diçka tjetër nga SM që ju bën të ndiheni të lodhur. Gjendje të tjera si anemia, depresioni, problemet e gjumit ose problemet e tiroides mund të jenë gjithashtu një faktor, kështu që bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për më shumë këshilla, nëse mendoni se këto mund të jenë të rëndësishme për ju 8,15
  • Provoni terapitë e të folurit – këto përfshijnë modifikimin e mendimeve dhe sjelljeve tuaja për të ndihmuar në kapërcimin mendor të lodhjes suaj.6 Disa studime kanë treguar se kjo teknikë është e dobishme.14,16

 

Quote marks

Ndonjëherë lodhja mund të hyjë si një valë që ju përfshinë dhe ju nuk mund ta luftoni atë. Duhet ta pranosh dhe të pushosh. Pushoni për 5–10 minuta për të rimbushur shpejt bateritë tuaja. Ashtu si e lidhni telefonin tuaj në një karikues, duhet të bëni të njëjtën gjë për veten tuaj. Jepini vetes 10 minuta dhe më pas mund të ktheheni në lojë.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Quote marks

Mos u tregoni shumë i ashpër me veten. Lodhja është një nga simptomat kryesore të SM dhe mund të përfshijë  gjithë trupin tuaj. Shpjegojuni njerëzve se kjo është një simptomë e SM dhe përpiquni t’i bëni ata të kuptojnë se si ndihet. Kjo nuk është diçka për të cilën duhet të kërkoni falje.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Unë jam përpjekur në mënyrë aktive të ndryshoj marrëdhënien  me lodhjen time. Në vend që të luftoj gjithmonë dhe të përpiqem ta shtyj vetën përpara, unë përpiqem ta pranoj atë tani – pa faj. Të qëndrosh brenda sepse ndihesh shumë e lodhur për të dalë nuk duhet të jetë një gjë e keqe. Nuk ndihem më fajtore që qëndroj brenda, sepse e kuptoj më mirë atë që ka nevojë trupi im. 

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Medikamentet për lodhjen

Aktualisht nuk ka asnjë medikament të disponueshëm për të trajtuar në mënyrë specifike lodhjen, por mjeku juaj mund të marrë në konsideratë medikamente të përshkruara për gjendje të tjera që janë treguar gjithashtu se ndihmojnë me lodhjen 6:

Trajtimi

Çka shërben?

Barnat
anti-inflamatore

 

  • Zakonisht përdoret për të ndihmuar në lehtësimin e dhembjes
  • Studimet kanë treguar gjithashtu se ato mund të ndihmojnë në uljen e lodhjes17
Barnat që
përdoren për të trajtuar
çrregullimet e gjumit dhe që ju bëjnë të ndiheni më të zgjuar 8,13,15
 
  • Zakonisht përdoren për të trajtuar çrregullimet e gjumit 8,14,15
  • Disa studime kanë treguar se ato mund të ndihmojnë në reduktimin e lodhjes te disa njerëz që jetojnë me SM 13,15

Barnat që
përdoren për
problemet me
lëvizjet e
vullnetshme8,13,15    

 

  • Këto barna rrisin kimikatin e trurit të njohur si dopamina 13,15
  • Nivelet më të ulëta të dopaminës në tru janë të lidhura me lodhjen dhe kjo mund të shpjegojë pse ndihmojnë këto barna të cilat rrisin nivelin
    e dopaminës 13,15,18

 

Antidepresivët15

  • Këto mund të përshkruhen për të ndihmuar drejtpërdrejt me lodhjen e shkaktuar nga SM 15 ose për të ndihmuar në luftimin e ndjenjave të depresionit që mund të kontribuojnë në lodhjen tuaj 15
Flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për përvojën tuaj të lodhjes dhe se si ajo ndikon tek ju, për të gjetur mënyra për ta menaxhuar atë që funksionon më mirë për ju. 

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË.

E gjithë informata se si ta trajtoni më mirë SM tuaj, që nga fillimi

Zbuloni më shumë rreth simptomave të ndryshme të SM më poshtë.

Këta artikuj do të ju ndihmojnë t’i kuptoni mire simptomat tuaja, në mënyrë që të jetoni mire jetën tuaj.


Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Humbja e ekuilibrit/marramendja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Humbja e ekuilibrit dhe marramendja

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Ndjesia e shtrëngimit e lidhur me SM

Dhimbjet nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dhimbjet

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Spazmat

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Previous
Next
  1. Induruwa I, et al. J Neurol Sci. 2012;323:9–15.
  2. NCBI. Characteristics and Management of Major Symptoms. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK222388/ [aksesuar në korrik 2020].
  3. Gelfand JM. Handb Clin Neurol. 2014;122:269–90.
  4. NICE CG186. Multiple sclerosis in adults: management (updated: November 2019) https://www.nice.org.uk/guidance/cg186 [aksesuar në korrik 2020].
  5. Gümüş, H. Arch Neuropsychiatry 2018;55(Suppl 1):S76−79.
  6. NICE CKS. Multiple Sclerosis (updated: Oct. 2019). https://cks.nice.org.uk/multiple-sclerosis [aksesuar në korrik 2020].
  7. Joy JE, et al. Institute of Medicine. In; J.E Joy, R.B. Johnson, Jr. Multiple Sclerosis: Current Status and Strategies for the Future. Washington, DC: The National Academies Press. 2001;177–240.
  8. Braley TJ, Chervin RD. Sleep. 2010;33:1061–7.
  9. Manjaly ZA, et al. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2019;90:642–51.
  10. WebMD. Fight MS Fatigue. https://www.webmd.com/multiple-sclerosis/ms-fatigue [aksesuar në korrik 2020].
  11. Irish LA, et al. Sleep Med Rev 2016;22:23–36.
  12. Simpson R, et al. BMC Neurol. 2014;14:15.
  13. MS International Federation. Fatigue: an invisible symptom of MS. http://www.msif.org/wp-content/uploads/2020/04/MS-FATIGUE-BOOKLET-WEB.pdf [aksesuar në korrik 2020].
  14. Mulligan H, et al. Int J MS Care 2016;18:27–32.
  15. Tur C, et al. Curr Treat Options Neurol. 2016;18:26.
  16. van Kessel K, et al. Psychosom Med. 2008;70:205–13.
  17. Shaygannejad V, et al. Neurol Res. 2012;34:854–8.
  18. Dobryakova E, et al. Front Neurol. 2015;06:52.