Jennifer

Jennifer

Mësuese

Mosha: 40
vjeçe Shteti: Kanada
profesioni: mësuese
Hobe: Aktiviteti fizik, shëtitjet me qenin tim, ecja në natyrë dhe shëtitjet me biçikletë

Jeton me SM që nga viti 2006

Unë jam Jennifer dhe jam mësuese, gjë që më mban shumë të zënë! Jam diagnostifikuar me SM në vitin 2006 pasi kisha përjetuar simptoma të mpirjes, marramendjes dhe ndjesisë së shpimit që në vitin 2002. Pas gjithë pritjes dhe pasigurisë, u lehtësova kur mësova më në fund diagnozën.

Kam dy fëmijë dhe pjesën më të madhe të kohës së lirë e kaloj duke kryer aktivitet fizik, duke shëtitur qenin dhe duke ecur në natyrë apo duke shëtitur me biçikletë me fëmijët e mi. Tashmë nuk e marr për të mirëqenë lëvizshmërinë time dhe bëj një jetë shumë aktive. Përpiqem të jetoj me moton “Unë kam SM por SM nuk më ka mua” – dhe të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju!

Dëgjoni trupin tuaj
Qendroni aktiv
Pushoni shumë
Qëndroni në ambiente të freskëta
Teknologjia mund të ndihmojë!
  1. Dëgjoni trupin tuaj
    Kuptoni se kur duhet të ndaloni dhe përpiquni të mos e teproni. Nuk ka asgjë të keqe të thuash jo!

  2. Qëndroni aktiv
    Është vërtetuar se aktiviteti fizik përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe shume simptoma, por mbi të gjitha, mund të ndihmojë të keni një pikëpamje më pozitive.

  3. Pushoni shumë
    Bëni një sy gjumë, shkoni për të fjetur në një orar të përshtatshëm dhe bëni pushime të shkurtra gjatë ditës. Nuk ka asgjë të keqe ta marrësh shtruar!

  4. Qëndroni në ambiente të freskëta
    Merrni një erashkë me vete gjatë ditëve të nxehta për t'u freskuar dhe sigurohuni se shtëpia juaj dhe/ose vendi i punës ka mjetet e duhura për ta mbajtur ambientin në një temperaturë të rehatshme.

  5. Teknologjia mund të ndihmojë!
    Mund të bëhet e lodhshme të mbani mend gjithçka midis takimeve apo mjekimeve, veçanërisht nëse keni probleme me kujtesën apo përqendrimin. Përdorni aplikacione apo rikujtues në telefonin tuaj për të qenë më të organizuar dhe në kontroll të gjërave.

Artikuj nga Jennifer


Skleroza Multiple (SM) simptomat & shenjat e hershme paralajmëruese | MS Resistance

Simptomat

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Problemet konjitive të sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet konjitive

Ekuilibri në rastin e sklerozës multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Ushtrimet fizike të ekuilibrit dhe programet e ushtrimeve fizike për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Ushtrimet

Ushtrime fizike të ekuilibrit për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Balanci

Dieta dhe pijet për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Dieta e shëndetshme.

Skleroza Multiple (SM) dhe alkooli: Pija dhe festat | Rezistenca ndaj SM

SM dhe alkooli

Menaxhimi i sklerozës multiple (SM) në punë | Rezistenca ndaj SM

Puna-jeta

Skleroza Multiple (SM) dhe shtatzënia | Rezistenca ndaj SM

Shtatzënia

Previous
Next
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.