Kandis

Kandis

Agjent hipotekar

Mosha: 31
vjeçe Shteti: Kanada
Profesioni: Agjent hipotekar
Hobe: Daljet me miqtë, leximi, punimet artizanale dhe lojërat me qenin tim

Jeton me SM që nga viti 2012

Unë jam Kandis dhe jam agjente hipotekare në Toronto. Recidivi im i parë ndodhi në vitin 2010 kur përjetova probleme me shikimin, por vetëm 2 vite më vonë u diagnostikova më në fund me SM. 

Diagnoza ime më ka shtyrë të shfrytëzoj çdo mundësi që më vjen. Mund të jetë klishe, por është e vërtetë – duhet ta jetojmë çdo ditë si të jetë e fundit. Fakti që nuk e dija se si mund të avanconte SM në të ardhmen më bëri të ndihem e pasigurt dhe se gjërat nuk ishin në kontrollin tim, ndaj në vitin 2014 vendosa ta marr situatën nën kontroll dhe të zhvendosem në Australi për një vit. Ishte një eksperiencë që të ndryshon jetën dhe jam shumë e lumtur që e mora atë hap. Nuk jam e sigurt nëse do të kisha motivimin për të bërë një ndryshim drastik të tillë në jetën time nëse nuk do të kishte qenë për diagnozën time. 

Të jetuarit me SM ka ndryshuar marrëdhënien time me veten dhe mënyrën se si e shoh botën. Të pasurit një mendësi pozitive më shtyn të eci përpara dhe të pres me padurim të nesërmen, edhe nëse nuk jam e sigurt se çfarë mund të sjellë e nesërmja.

Qëndroni pozitivë
Përpiquni të hani shëndetshëm dhe të kryeni aktivitete fizike
Flisni me të dashurit tuaj
Pushoni
Përqafoni më shumë!
  1. Qëndroni pozitivë 
    Mund të jetë e vështirë të keni një mendësi pozitive kur jetoni me një sëmundje aq të paparashikueshme siç është SM. Është e rëndësishme të jeni mirënjohës për çdo “ditë të mirë” dhe të qëndroni shpresëplotë për të ardhmen.

  2. Përpiquni të hani shëndetshëm dhe të kryeni aktivitete fizike 
    Kjo është e rëndësishme për të gjithë, po veçanërisht për ata që vuajnë nga SM. Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë mënyra të shkëlqyera për të qenë energjik dhe për të qetësuar mendjen tuaj. Filloni me një aktivitet të vogël, si p.sh. shëtitje në këmbë çdo mbrëmje.

  3. Flisni me të dashurit tuaj 
    Të ndiheni të keqkuptuar është shumë e zakonshme për ata që jetojnë me SM, pasi shpesh simptomat tona janë të padukshme. Të pasurit e një grupi njerëzish me të cilët mund të ndani eksperiencat tuaja dhe të hapeni kur jeni në vështirësi bën një ndryshim të madh. Ndonjëherë vetëm duke i thënë gjërat me zë të lartë mund t'ju japë qartësinë dhe kurajën për të cilën keni nevojë.

  4. Pushoni
    Përpiquni të bëni një gjumë të qetë çdo ditë dhe mos u ndieni fajtor nëse keni nevojë për një sy gjumë ndonjë pasdite. Çlodhja do t'ju japë energjinë që ju nevojitet për të përballuar aktivitetet e përditshme.

  5. Përqafoni më shumë!
    Jepuni të dashurve tuaj apo kafshëve tuaja shtëpiake një përqafim kur jeni duke kaluar një ditë jo shumë të mirë. Përqafimet mund të rrisin nivelin e oksitoksinës (hormonit të dashurisë). Nëse po ndiheni të stresuar apo të shqetësuar, një përqafim ndihmon gjithmonë.

Artikuj nga Kandis


Skanimi MRI për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

MRI

Ekzaminimi neurologjik në lidhje me sklerozën multiple (MS) | Rezistenca ndaj SM

Ekzaminimet neurologjike

Problemet e shikimit të lidhura me sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Problemet me shikimin

Lodhja nga skleroza multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Lodhja

Diagnoza, analizat dhe skanimet për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

Diagnoza

Trajtime për SM | Rezistenca ndaj SM

Qasjet e trajtimit

Skleroza Multiple (SM) dhe alkooli: Pija dhe festat | Rezistenca ndaj SM

SM dhe alkooli

Menaxhimi i sklerozës multiple (SM) në punë | Rezistenca ndaj SM

Puna-jeta

Skleroza Multiple (SM) dhe mardhëniet | MS Resistance

Mardhëniet

Skleroza multiple (SM) dhe shëndeti mendor: Ankthi, Depresioni | Rezistenca ndaj SM

Shëndeti mendor

Skleroza multiple dhe ankthi (SM) | Rezistenca ndaj SM

Anksioziteti

Grupet e mbështetjes për sklerozën multiple (SM) | Rezistenca ndaj SM

SM Grupet mbështetëse

Previous
Next
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.