Katie

Katie

Blogere

Mosha: 26
vjeçe Shteti: Irlandë 
Profesioni: Blogere 
Hobe: Përgatitja e ëmbëlsirave, leximi, publikimi në ueb, kalimi i kohës me miqtë dhe me qenin tim

Jeton me SM që nga viti 2016

Unë jam Katie dhe jam diagnostifikuar me SM në vitin 2016, pas më shumë se një viti recidivash dhe simptomash. Para se të diagnostikohesha, po trajnohesha për t'u bërë pastiçiere dhe mbarova studimet në këtë fushë – tani jam e njohur për ëmbëlsirat e mia të veçanta, të cilat janë vlerësuar me çmime! Edhe pse përgatitjen e ëmbëlsirave vazhdoj ta kem pasion, tashmë jam një blogere dhe publikoj në ueb rreth SM dhe problemeve të shëndetit mendor, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi këto tema, për të cilat jam gjithashtu e pasionuar.

Kam një qen të vogël të quajtur Pete (një Jack Russel Terrier), të cilit i pëlqen ta kalojë ditën duke më ndjekur. Pete ka qenë një mbështetje e mrekullueshme për mua gjatë rrugëtimit tim me SM – ai ka qenë gjithmonë aty për mua. Mendoj se qentë janë vërtet një mbështetje e madhe kur bëhet fjalë për SM – ata e dinë se kur ke nevojë për ta, japin mbështetjen më të mirë dhe ulen e të dëgjojnë të lumtur për orë të tëra pa të gjykuar!

Mbani disa shtresa rrobash veshur
Pini pije të ftohta
Provoni një dyshek akupunkture
Meditoni
Bëjani qejfin vetes!
  1. Mbani disa shtresa rrobash veshur 
    Për mua është më praktike të mbaj disa shtresa rrobash veshur në mënyrë që të mund të mbaj veshur ato që dua në rast se kam ftohtë apo vapë. Kjo është në veçanti e dobishme gjatë verës.

  2. Pini pije të ftohta
    Gjatë verës, konsumoj thuajse gjithmonë pije të ftohta në vend të atyre të nxehta (kafja e ftohtë është një nga të preferuarat e mia).Shtimi i akullit në pije më ndihmon të mbaj temperaturën e trupit të ulët.

  3. Provoni një dyshek akupunkture
    Më pëlqen të shtrihem në një dyshek akupunkture (të cilët mund t’i gjeni në internet) për deri në 30 minuta në ditë.Ata mund të ndihmojnë me dhimbjet e trupit dhe gjithashtu më ndihmojnë të rregulloj orarin tim të gjumit.Gjithashtu, bëj rregullisht masazhe trupi dhe shpine, të cilat më ndihmojnë me dhimbjet dhe stresin.

  4. Meditoni 
    Është e rëndësishme të kujdesemi për mendjen dhe për trupin, kështu që unë meditoj rregullisht me ndihmën e videove në internet. Një burim i shkëlqyer për këtë është "YouTube", por ka edhe shumë aplikacione të mira.

  5. Bëjani qejfin vetes!
    Mendoj se ndonjëherë është e rëndësishme të harroj se kam SM, kështu që sigurohem t'ia bëj qejfin vetes.Ndonjëherë dal vetëm, ku kaloj kohë me veten time, dal për një shëtitje, për një drekë, bëj pak pazar, apo bëj thonjtë ose flokët.
Të gjithë ekspertët tanë pacientë të Rezistencës ndaj SM janë të pasionuar për të folur rreth SM dhe janë të përkushtuar të ndihmojnë personat e tjerë që jetojnë me SM. Ata përfshihen të gjithë në mënyrë aktive për të ndihmuar komunitetin me SM që të edukohen dhe të rritin ndërgjegjësimin rreth SM – duke punuar me shoqëritë e SM, duke shkruar rreth eksperiencave të tyre dhe duke dhënë këshilla, për të ndihmuar të tjerët që të kenë një këndvështrim më pozitiv.