Cookies 

Kjo faqe interneti është në pronësi dhe në përdorim nga F. Hoffmann-La Roche Ltd (Roche), me vendndodhje në Grenzacherstrasse 124, CH-4070 Basel, Switzerland. Roche mund ta përditësojë këtë njoftim në çdo kohë duke publikuar ndryshimet në këtë faqe. Ju duhet ta vizitoni këtë faqe herë pas here për të parë këto përditësime.

Çfarë janë skedarët "cookies"?

Cookies janë skedarë që ju kursejnë telashet e rifutjes së informacioneve të caktuara në disa fusha regjistrimi, ju ndihmojnë në dhënien e informacionit specifik për përmbajtjen dhe gjurmojnë ato seksione të sajtit që janë më të njohura. Një "cookie" është në fakt një skedar që serveri ynë në internet ose serveri në internet i një prej ofruesve tanë të shërbimit ose i partnerëve të palëve të treta mund të dërgojë në kompjuterin tuaj kur ju hyni në një nga sajtet tona. Ky skedar ruhet më pas në kompjuterin tuaj.

Çfarë lloji informacioni personal mblidhet nëpërmjet përdorimit të skedarëve "cookies"?

Skedarët "cookies" mund të marrin informacion që identifikon kompjuterin apo shfletuesin tuaj, duke përfshirë një ID të pajisjes, adresën IP dhe/ose një ID reklamimi, si edhe informacion në lidhje me historikun e shfletimit. Informacioni që ne mbledhim nëpërmjet përdorimit të skedarëve "cookies" mund të kombinohet me të dhëna të tjera personale që lidhen me ju.

Çfarë lloj skedarësh "cookies" dhe teknologjish të tjera gjurmimi përdorim dhe për cilat qëllime?

Sajti ynë mund të përdorë llojet vijuese të skedarëve "cookies" dhe teknologjive gjurmuese për qëllimet e mëposhtme:

  • Skedarët "cookies" absolutisht të nevojshëm. Skedarët "cookies" absolutisht të nevojshëm nevojiten për funksionimin e faqes së internetit dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. Zakonisht, këta skedarë "cookies" vendosen vetëm në përgjigje të veprimeve të kryera nga ju që konsistojnë në një kërkesë për shërbime, siç është konfigurimi i preferencave të privatësisë, identifikimi ose plotësimi i formularëve. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj për të bllokuar ose për të sinjalizuar për këta skedarë, por bllokimi i këtyre skedarëve pengon funksionimin e faqes së internetit. Zakonisht, këta skedarë "cookies" nuk ruajnë të dhëna personale.
  • Skedarët "cookies" funksionalë. Skedarët "cookies" të funksionimit u mundësojnë faqeve tona të internetit të ofrojnë përmirësim të funksionimit dhe personalizimit. Ata mund të vendosen nga ne ose ofruesit e shërbimeve palë të treta, shërbimet e të cilëve i kemi shtuar në faqet tona. Nëse i refuzoni këta skedarë "cookies", atëherë disa ose të gjitha këto shërbime mund të mos funksionojnë siç duhet.
  • Skedarët "cookies" të performancës. Skedarët "cookies" të performancës na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut në mënyrë që të matim dhe të përmirësojmë performancën e sajtit tonë. Këta skedarë "cookies" na ndihmojmë të kuptojmë se si po përdoren sajtet tona, si për shembull, cilat faqe janë më të njohura dhe më pak të njohura dhe se si njerëzit lundrojnë në sajt. Informacionet e mbledhura në këta skedarë "cookies" agregohen, që do të thotë se ato nuk lidhen me ju personalisht. Tërheqja nga këta skedarë nuk na lejon të dimë se kur e keni vizituar faqen tonë dhe na ndalon të monitorojmë performancës e faqes. Në disa raste, këta skedarë mund t'u dërgohen ofruesve tanë të shërbimeve palë të treta, për të na ndihmuar t'i menaxhojmë këto analiza.
  • Skedarët "cookies" të mediave sociale. Skedarët "cookies" të mediave sociale vendosen nga një sërë shërbimesh të mediave sociale që i kemi shtuar në faqe (siç janë Facebook, Twitter, Linkedin), për t'ju mundësuar që ta shpërndani përmbajtjen tonë te miqtë, kolegët dhe rrjetet tuaja. Këta skedarë "cookies" kanë kapacitetin e gjurmimit të shfletuesit tonë në sajte të tjera dhe të krijimit të një profili të interesave tuaja. Kjo mund të ndikojë në përmbajtjen dhe mesazhet që shihni në faqet e tjera që vizitoni. Nëse nuk i pranoni këta skedarë, mund të mos keni mundësi t'i përdorni apo t'i shihni këto mjete të shpërndarjes.
  • Skedarët "cookies" të targetimit. Skedarët "cookies" të targetimit mund të vendosen nëpërmjet sajtit tonë nga partnerët tanë të reklamave. Ata mund të përdoren nga ato kompani për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe ju shfaqin reklama të përshtatshme në faqet e tjera të internetit. Këta skedarë "cookies" nuk ruajnë informacione personale në mënyrë të drejtpërdrejtë, por bazohen në identifikimin unik të shfletuesit dhe pajisjes së internetit. Nëse nuk i pranoni këta skedarë, ju do të merrni më pak reklama të targetuara.
  • Sinjalizuesit e uebit. Sinjalizuesi i uebit është një pjesë kodi softuerik në një faqe interneti ose në një mesazh elektronik, i cili përdoret për të gjurmuar faqet e para apo mesazhet e hapura. Sinjalizuesit e uebit i japin serverit të faqes së internetit informacione siç janë adresa IP dhe lloji i shfletuesit që lidhet me kompjuterin e vizitorit. Sinjalizuesit e uebit mund të vendosen në reklamat në internet, që i sjellin njerëzit në faqen tonë dhe në faqe të ndryshme të sajtit tonë. Sinjalizuesit e uebit na sigurojnë informacion se sa herë hapet një faqe dhe cili informacion është konsultuar. Sinjalizuesit e uebit njihen gjithashtu si etiketa interneti, gif me një piksel, gif të tejdukshëm dhe gif të padukshëm.

Si u përgjigjet sajti ynë sinjaleve “Mos monitoro” të shfletuesit të internetit?

Shfletues interneti të caktuar dhe programe të tjera mund të përdoren për t'i sinjalizuar Roche preferencat tuaja rreth mënyrës dhe nëse Roche apo palë të treta mund të mbledhin informacione rreth aktiviteteve tuaja në internet. Aktualisht, Roche nuk u përgjigjet sinjaleve të tilla.

Çfarë zgjedhjesh keni në lidhje me shfaqjen e reklamave të targetuara në sajtet e palëve të treta?

Shumica e shfletuesve të internetit ju lejojnë t'i ndryshoni cilësimet e shfletuesit për t'ju njoftuar kur vjen një "cookie", duke ju mundësuar të zgjidhni nëse do t'i pranoni skedarët "cookies" apo do t'i refuzoni automatikisht të gjithë këta lloj skedarësh. Mbani parasysh që kjo gjë mund të ndikojë në mënyrën e funksionimit të disa pjesëve të faqeve tona të internetit. Nëse i keni pranuar më parë skedarët "cookies", ju mund të përdorni të njëjtat cilësime të shfletuesit për t'i refuzuar këta skedarë "cookies" nëse ndryshoni mendje.

Gjithashtu, disa nga faqet tona të internetit mund të përdorin mjete analizimi të palëve të treta për të mbledhur dhe menaxhuar skedarët "cookies" të performancës, për llogarinë tonë. Disa mjete specifike që ne përdorim përfshijnë Adobe Analytics dhe Google Analytics, siç përshkruhet më poshtë:

  • Adobe Analytics: Ne e përdorim Adobe Analytics në faqet tona të internetit për mbledhjen e informacioneve nëpërmjet skedarëve "cookies". Nëse dëshironi të tërhiqeni nga përdorimi i të dhënave tuaja nga këta skedarë "cookies", përdorni instrumentin e tërheqjes të Adobe, që gjendet këtu: http://www.adobe.com/privacy/opt-out.h
  • Google Analytics. Faqet tona të internetit mund të përdorin disa veçori të afishimit të reklamave të Google Analytics, që mbledhin informacione nëpërmjet skedarëve "cookies", duke përfshirë Remarketing me Google Analytics dhe raportimin e të dhënave demografike dhe interesave. Nëse dëshironi të tërhiqeni nga përdorimi i të dhënave tuaja nga këta skedarë "cookies", përdorni instrumentin e tërheqjes të Google, që gjendet këtu: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout/.