Skleroza Multiple (SM)
dhe mardhëniet

SM MUND TË TENDOSË NJË MARRËDHËNIE. POR NE MUND TË NDIHMOJMË TA BËNI MË TË FORTË ATË

SM nuk duhet ta pengojë ndonjë marrëdhënie kuptimplotë. Po, mund të shtojë komplikime, por duke folur hapur me të afërmit për çdo çështje që lind dhe duke menduar përpara, këto komplikime mund të kapërcehen.

Quote marks

Falë partnerit, të afërmve, miqve dhe kolegëve të mi, është më e lehtë për mua të jetoj këtë jetë me SM.

Steffi B

Steffi B

Jeton me SM që nga viti 2011

Këtu, ne ju ofrojmë mjete dhe informata për t’ju ndihmuar me problemet që mund të përballeni me SM në marrëdhëniet tuaja, në martesë, seks dhe më shumë

Dhe nëse nuk mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet, mund t’ju ndihmojnë gjithashtu grupet mbështetëse, për të biseduar me ata që kalojnë të njëjtat gjëra si ju.

Çdo person është unik, dhe nuk ka 2 persona që do ta përjetojnë SM në të njëjtën mënyrë. Mënyra se si SM ndikon tek ju dhe tek ata përreth jush, do të varet jo vetëm nga simptomat tuaja, por edhe nga rrethanat tuaja individuale, nga personaliteti juaj dhe nga këndvështrimi juaj.1–3

SM mund të ndërhyjë në emocionet dhe intimitetin tuaj dhe mund të ndikojë në funksionimin e jetës familjare, por ka mënyra për të ndihmuar në tejkalimin e këtyre çështjeve1–3:

  • Emocione shtesë. Stresi. Ankthi. Dyshim. Frikë. SM mund t’i japë të gjitha, por dhe më shumë.2–4 Jini sfidues. Sa më shumë që ju, partneri juaj, miqtë dhe familja të mësoni të përballeni me emocionet e papritura të shkaktuara nga SM, aq më mirë do të kaloni.4 hkoni te faqja e Shëndetit Mendor për të marrë këshilla dhe ndihmë për trajtimin e emocioneve tuaja dhe si t’i mbani në prioritet të mirëqenies suaj mendore.
  • Intimiteti. Mosfunksionimi seksual është i zakonshëm për njerëzit që jetojnë me SM. Një studim zbuloi se rreth 80% e njerëzve përjetuan probleme të intimitetit në lidhje me SM.5 Kur SM hyn në dhomën e gjumit, mund t’i bëjë gjërat të sikletshme dhe mund të ndikojë në mirëqenien dhe marrëdhënien tuaj. Për të siguruar që momenti të mos humbet, shkoni në faqen tonë të SM dhe seksit për të mësuar më shumë se si të merreni me këto çështje.
  • Rolet familjare. Çka nëse gjysma e "përgjegjësisë së dyfishtë" nuk mund të kryhet; kush do te kujdeset për fëmijët? Ose a po funksionon shkolla? A e dini se si të ndizni fshesën elektrike…? A e dini se ku është? Nuk do të jetë biseda më emocionuese që keni, por është e rëndësishme të merrni kohën për të planifikuar ditët si këto.4,6

Për më shumë informata se si t’i kapërceni efektet që SM ka në jetën familjare, shihni vegëzat nga organizatat e pacientëve me SM më poshtë:

  • Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë punë dhe kur e shtoni në këtë edhe  SM, kjo mund t’ju sjellë disa komplikime krejtësisht unike. Por të jetosh me SM nuk duhet t’ju ndalojë të keni marrëdhënie domethënëse. Në fakt, me pak planifikim, nuk duhet t’ju ndalojë të bëni asgjë.
  • Të kesh SM në jetën tënde mund të prishë dinamikën e një marrëdhënieje, ndaj është e rëndësishme të kërkoni këshillën dhe mbështetjen e duhur nëse keni nevojë për të. Mbajtja e një dialogu të vazhdueshëm me njerëzit afër jush do të thotë që ju mund të menaxhoni SM së bashku.4 Ne ofrojmë në vijim disa këshilla se si ta bëni këtë:
  • SM nuk ju prek vetëm juve, por gjithashtu prek miqtë dhe familjen tuaj. Mos harroni të gjeni kohë për ta dhe të zbuloni se si ndihen4,6
  • Nëse familja juaj e ka të vështirë ta kuptojë diagnozën tuaj, kërkoni mbështetje nga ekipi juaj i kujdesit shëndetësor.4 Për të parë se çfarë është në dispozicion, shihni vegëzat e dobishme më poshtë 
  • Fëmijët tuaj mund të shqetësohen nëse diçka duket ndryshe. Kur të jeni gati, bisedoni me ta për juve dhe për SM

Quote marks

Mund të them që SM na ka bashkuar edhe më shumë dhe nuk do t’na ndajë. Jemi 3 në martesën tonë: burri im, unë dhe SM.

Nicole

Nicole

Jeton me SM që nga viti 2008

Quote marks

Mbështetja më e mirë për mua kanë qenë familja dhe miqtë e mi. Partneri im është personi më mbështetës në jetën time dhe më ka ndihmuar në disa nga periudhat e mia më të errëta. Ai më shoqëron në vizitat mjekësore dhe te MRI. Ai është supi mbi të cilin qaj dhe veshi që nuk lodhet kurrë duke më dëgjuar.

Kandis

Jeton me SM që nga viti 2012

Shiko profilin

Shkurtimisht, kur menaxhoni SM në një marrëdhënie, është e rëndësishme të flisni me njerëzit afër jush për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë po kaloni.4,6

Vegëza të dobishme për më shumë mbështetje

Për më shumë mbështetje për familjen dhe SM, vizitoni faqen e internetit të Shoqatës Kombëtare të SM, ku ka gjithashtu këshilla të dobishme se si të flisni me fëmijët për SM.

Nëse mendoni se miqtë dhe familja juaj kanë nevojë për më shumë këshilla, mund të gjeni gjithashtu mbështetje për ta nga Shoqëria e SM këtu.

Artikuj mbi marrëdhëniet dhe familjen për të lexuar në vijim.

Zbuloni se si të merreni me efektet e SM në marrëdhëniet dhe familjen tuaj.


A është skleroza multiple (SM) e trashëgueshme | Rezistenca ndaj SM

A është SM e trashëgueshme?

Skleroza Multiple (SM) dhe seksi | MS Resistance

Seksi

Skleroza Multiple (SM) dhe shtatzënia | Rezistenca ndaj SM

Shtatzënia

SM MUND TË NDIKOJË NË SHËNDETIN MENDOR DHE NË MIRËQENIEN TUAJ. LE TË BASHKOHEMI PËR TA NDALUAR KËTË.

Ju nuk po përballeni vetëm me këtë. Këtu gjeni përvoja reale nga njerëzit që jetojnë me SM dhe informata se si SM mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor.

SM mund t'ju lërë pa fjalë. Ne do t'ju tregojmë mënyra që zëri juaj të dëgjohet.

Ndonjëherë, të dëgjuarit është forma më e mirë e mbështetjes. Ne mund t’ju ndihmojmë ta gjeni.

  1. Nilsagard Y, Bostrom B. Int J MS Care. 2015;17:42–8.
  2. Petrikis P, et al. J Clin Neurol. 2019;15:77–83.
  3. Foley FW, Beier M. Assessment and treatment of sexual dysfunction in multiple sclerosis. https://www.nationalmssociety.org/NationalMSSociety/media/MSNationalFiles/Brochures/Clinical_Bulletin_Sexual-Dysfunction-in-MS.pdf [aksesuar në maj 2020].
  4. Multiple Sclerosis International Federation. MS in focus: Special focus on the family. Issue 3. https://www.msif.org/wp-content/uploads/2014/09/MS-in-focus-3-Family-English.pdf [aksesuar në qershor 2020].
  5. Young CA, et al. Mult Scler. 2017;23:1268–75.
  6. MS International Federation. Family life. https://www.msif.org/living-with-ms/family-life/ [aksesuar në maj 2020].
  7. National MS Society. Relationships. https://www.nationalmssociety.org/Living-Well-With-MS/Relationships [aksesuar në maj 2020].