Skleroza multiple (SM) dhe shtatzënia

Shtatzënia, fertiliteti dhe SM.

Të kesh një fëmijë është një vendim që nuk duhet të kufizohet nga SM. Ne jemi të lumtur të themi, po, ju mund të mbeteni shtatzënë nëse keni SM. Kjo kërkon pak më shumë planifikim.1   Gjithmonë duhet të flisni me mjekun tuaj nëse planifikoni të krijoni një familje ose nëse po mendoni ta krijoni atë në të ardhmen, në mënyrë që ta dini se çfarë rregullimesh mund t'ju duhen të bëni në stilin e jetesës ose në planin tuaj të trajtimit.

Nëse ju dhe partneri juaj po planifikoni fëmijë, këtu janë disa fakte qetësuese:

  • SM nuk ndikon direkt në fertilitetin tuaj1–3 
  • Shtatzënia nuk rrit rrezikun e përkeqësimit të paaftësisë afatgjatë1
  • Të kesh SM nuk do të thotë që ke një shtatzëni me rrezik të lartë1
  • Ju nuk duhet domosdoshmërisht ta ndërpreni trajtimin për SM tuaj1

Quote marks

Kur të mbeteni shtatzënë, ju trajtoheni si një shtatzënë 'normale'. Kam pasur një lindje natyrale pa asnjë komplikacion.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Siç e përmendëm, shtatzënia kërkon pak më shumë planifikim për shkak të SM; kështuqë, në këtë seksion, ne kemi përfshirë më shumë informacion për t’ju ndihmuar rreth kësaj teme.
Do të keni knaqësinë të mësoni se SM nuk ndikon në fertilitetin tuaj.1–3 

Quote marks

Unë supozova se duke qenë një grua me SM do të kisha probleme të mbetesha shtatzënë, por kjo absolutisht nuk është e vërtetë.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin

Planifikimi i familjes dhe fertiliteti – çështjet e trajtimit

Edhe pse SM nuk ndikon drejtpërdrejt në fertilitetin tuaj, nëse po mendoni të keni një fëmijë, ka disa gjëra të rëndësishme që duhet të merren parasysh. Për shembull, disa trajtime të SM mund të jetë e nevojshme të ndërpriten përkohësisht (si për burrat ashtu edhe për gratë), kështu që të vendosurit nëse dëshironi dhe kur mund të keni fëmijë është një konsideratë e rëndësishme kur zgjidhni të filloni, të ndaloni ose ta ndryshoni trajtimin.1,2 Seksioni, ‘A duhet të vazhdoj të marr trajtimin tim për SM’, ka më shumë informata për këtë, por me pak fjalë, kjo do të jetë një çështje e vlerësimit të përfitimeve dhe rreziqeve dhe do të jetë një vendim që do të merret së bashku me partnerin dhe neurologun tuaj,1

Efektet indirekte të SM  në fertilitet

Edhe pse SM nuk ndikon drejtpërdrejt në fertilitet, nuk është e pazakontë të keni probleme me seksin dhe intimitetin nëse keni SM, gjë që mund të ndikojë indirekt në shanset për të mbetur shtatzënë.1–5 Lexoni faqen mbi Seksin dhe SM, për mënyrën e tejkalimit të këtyre problemeve.

Nëse keni probleme me mbarësimin dhe po mendoni për mbarësimin in vitro (IVF), është e rëndësishme të jeni të vetëdijshme për disa studime që e kanë lidhur IVF me një rritje të recidivave (relapseve) tek gratë me SM.1,3 Një studim i vogël në Francë në vitin 2012 tregoi se megjithëse kishte një rritje të relapsave (recidivave) pas IVF, efekti ishte vetëm jetëshkurtë dhe shkalla e recidivave dukej se kthehej në normat që kanë qenë para IVF, pas rreth 6 muaj.3 Arsyet për rritjen e recidivave mund të përfshijnë ndryshimet hormonale, stresin ose mjekimin e përdorur për IVF.3 Ky ishte vetëm një studim shumë i vogël (me vetëm 32 gra) dhe nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar se si IVF ndikon në recidivat e SM.3 Çfarë do të thotë e gjithë kjo është se kur merret parasysh IVF, është e rëndësishme të mendoni për efektet potenciale në mirëqenien tuaj me SM. Sigurohuni që të diskutoni çdo shqetësim me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor, të bëni pyetje dhe të qetësoni mendjen tuaj.

Nëse dëshironi më shumë këshilla mbi fertilitetin, bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor ose kaloni pak kohë duke shfletuar vegëzat e mëposhtme.

Shtatzënia mund të ndikojë në simptomat tuaja të SM në disa mënyra – madje mund edhe t’i përmirësojë ato!1,6,7Ka shumë të ngjarë që kjo vie për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin kur jeni shtatzënë si dhe efekteve të tyre në sistemin imunitar, por nevojiten më shumë studime që kjo të kuptohet më shumë.7

Quote marks

Kisha dëgjuar që kur je shtatzënë, simptomat e SM zhduken dhe ishte sikur SM largohej! Mirëpo, nuk është saktësisht kështu. Unë ndihesha shumë më e fortë dhe disa simptoma të caktuara nuk ishin aq të dukshme, por të zhdukeshin? Kjo nuk ka vlejtur për mua.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin
Quote marks

Shtatzënia ime ishte normale, në fakt, nuk isha ndjerë aq mirë prej vitesh! Më pëlqente të isha shtatzënë dhe nuk përjetova asnjë simptomë gjatë gjithë kohës. Lindja ime ishte "normale" dhe djali im lindi me një peshë të shëndetshme, 1 javë pas datës së pritshme të lindjes.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Shtatzënia dhe recidivat (relapset) e SM

Te gratë shtatzëna me SM është vërejtur të kenë më pak recidiva, veçanërisht në tremujorin e tretë. Megjithatë, kjo zakonisht kthehet në të njëjtin nivel si para shtatzënisë rreth 3 muaj pas lindjes.1,8

Quote marks

Gjatë shtatzënisë sime të parë, herë pas here kisha probleme me spasticitetin e këmbëve. Por, kjo u përmirësua dhe nuk pata ankesa gjatë shtatzënisë sime të dytë. Ndihesha shumë mirë fizikisht dhe emocionalisht dhe isha ende shumë aktive.

Nadine

Nadine

Gjatë shtatzënisë mund të përkeqësohen disa simptoma

Fatkeqësisht, SM mund të shtojë simptomat që mund t’i përjetoni gjatë shtatzënisë:

  • Problemet e lodhjes dhe të ekuilibrit që mund të ndikojnë në mobilitetin tuaj6
  • Rritja e dhimbjes së shpinës nga pesha e shtuar2
  • Përkeqësimi i problemeve të fshikëzës në fazat e mëvonshme të shtatzënisë
  • Infeksionet e traktit urinar janë më të mundshme gjatë shtatzënisë dhe mund t'i përkeqësojnë simptomat tuaja të SM1,6

Këshilla se si t’i menaxhoni këto simptoma të SM mund të gjenden në faqet tona për Simptomat. Si gjithmonë, sigurohuni që të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për informacione të mëtejshme.

Medikamentet e SM, planifikimi i familjes, dhe shtatzënia

Përgjigje e shkurtë: pyesni ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor sapo të vendosni se dëshironi të krijoni një familje ose sapo zbuloni se jeni shtatzënë. Shumica e trajtimeve të SM kanë disa rreziqe për përdorim gjatë shtatzënisë. Vlerësimi i përfitimeve kundrejt rreziqeve është diçka që çdo individ duhet ta bëjë me neurologun dhe partnerin e tij.1 Vlen të përmendet se SM mund të progredojë që në fazat e hershme të sëmundjes dhe vonimi ose ndalimi i trajtimeve mund të lejojë që ky proces themelor i sëmundjes të vazhdojë.9

Quote marks

Menjëherë pasi u martuam, filluam të përpiqemi për fëmijën tonë të parë. Neurologu im më vëzhgoi me kujdes gjatë gjithë procesit dhe bëja një test shtatzënie çdo muaj përpara infuzionit të planifikuar. Plani ishte nëse do të ishte negativ, unë do të vazhdoja me infuzionin tim dhe nëse do të ishte pozitiv, do të ndaloja të gjitha trajtimet.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Është e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse trajtimet duhet të ndërpriten gjatë shtatzënisë dhe kur, pasi kjo do të varet nga ju, SM dhe lloji i trajtimit për SM që po merrni ose po doni ta merrni,1,9

Udhëzimet e fundit mbi trajtimin për SM dhe shtatzëninë thonë:

  • Mos e shtyni trajtimin me medikamente për SM tani nëse dëshironi në të ardhmen të keni fëmijë1f
  • Kur ta vërtetoni se jeni shtatzënë, mos e ndërpreni trajtimin menjëherë. Kontaktoni ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për SM për këshilla1
  • Gjatë shtatzënisë, recidivat mund të trajtohen me kortikosteroide1
  • Pyesni neurologun tuaj për marrjen e suplementeve të vitaminës D1,2

Medikamentet për SM dhe ushqyerja me gji

Është e rëndësishme të flisni me ekipin e kujdesit shëndetësor për ushqyerjen me gji gjatë trajtimit, sepse disa medikamente për SM nuk rekomandohet të merren gjatë gjidhënies, sepse mund të ketë një rrezik që bari të sekretohet në qumështin e gjirit.1

Një këshillë praktike është të provoni të ngrini rezervat e qumështit të gjirit. Në këtë mënyrë, nëse përjetoni recidiva (relapse) të sëmundjes, lodhje ose ju përshkruhet një mjekim që do të thotë se nuk duhet të ushqeni fëmiun me gji, keni disa rezerva gati për t'u përdorë.

Mos harroni, se ka rreziqe që lidhen me ndërprerjen e trajtimit tuaj të SM dhe se çdo vendim lidhur me trajtimin duhet të diskutohet dhe merret së bashku me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor. 

Quote marks

Ne vendosëm se ishte më mirë për mua të kthehesha në mjekimin tim për SM menjëherë pas lindjes, për të ndihmuar kundër ndonjë recidive të re. Ky vendim do të thoshte se nuk do të mund të ushqeja fëmiun me gji. Unë u pajtova me këtë shumë shpejt, pasi e dija se shëndeti dhe lëvizshmëria ime e përgjithshme do të ishin shumë të rëndësishme me një të porsalindur. Doja të isha në gjendje të kujdesesha për të vetë dhe shpresoja se kthimi i shpejtë i mjekimit tim do të më lejonte ta bëja këtë.

Jennifer

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin
Quote marks

Në fund të fundit, me ushqyerjen me gji, mendoj se mamaja është e lumtur, fëmiu është i lumtur – bëj atë që është më e mira për ty, mirëqenien tënde dhe fëmijën tënd.

Grace

Jeton me SM që nga viti 2017

Shiko profilin

Nëse një prind ka SM, mundësia që një fëmijë të zhvillojë SM është 1 në 40, krahasuar me 1 në 1000 për popullatën e përgjithshme.10

Shumica e fëmijëve kanë SM recidive-remitente, ku simptomat shfaqen papritur dhe më pas lehtësohen.10 Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë SM, një neurolog pediatrik mund ta testojë atë dhe të rekomandojë ndonjë trajtim, nëse kjo do të jetë e nevojshme.10

Fëmiu im ka sklerozë multiple

Nëse sapo keni zbuluar se fëmija juaj ka SM, pa dyshim që do të keni shumë pyetje, kështu që këtu janë disa fakte që duhet të dini10,11:

  • Mos e fajësoni veten. Ju nuk keni bërë asgjë që fëmija juaj të ketë SM
  • SM nuk është kërcënuese për jetën11
  • Nuk ka një kurë shëruese, por ka mënyra për ta menaxhuar SM dhe për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, mënyra që duhet t'i diskutoni me ekipin e kujdesit shëndetësor të fëmijës suaj10
  • Fëmija juaj mund të qëndrojë akoma aktiv dhe të shkojë në shkollë11
  • Fëmija juaj nuk mund t’ia 'përcjellë' SM dikujt tjetër11
  • Vetëm për shkak se një nga fëmijët tuaj ka SM, kjo nuk do të thotë se edhe fëmijët tuaj të tjerë do ta kenë këtë sëmundje11

Për informacion shtesë, shikoni këtë artikull të dobishëm mbi SM pediatrike nga Shoqata Kombëtare e SM.

Gjeni më shumë këshilla për SM dhe shtatzëninë këtu:

 Shoqëria SM të Kanadasë

Shoqëria e SM

Artikuj mbi marrëdhëniet dhe familjen për të lexuar në vijim.

Zbuloni se si t’I trajtoni efektet e SM në marrëdhëniet dhe familjen tuaj.


Skleroza Multiple (SM) dhe seksi | MS Resistance

Seksi

A është skleroza multiple (SM) e trashëgueshme | Rezistenca ndaj SM

A është SM e trashëgueshme?

SM MUND TË NDIKOJË NË SHENDETIN DHE MIRËQENJEN TUAJ MENDORE. LE T'I BASHKOJMË MENDJEN TONA PËR TA NDALUAR KËTË.

Ju nuk po përballeni e vetme me këtë. Këtu gjeni përvoja reale nga njerëzit që jetojnë me SM dhe informata se si SM mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor.

ASKUSH NUK ZGJEDH TË KETË SM. POR TË GJITHË MUND TË ZGJEDHIN SE SI TA MENAXHOJNË ATË

Ne mund t’ju ndihmojmë të merrni vendime më të informuara në lidhje me menaxhimin e sëmundjes suaj.

  1. Dobson R, et al. Pract Neurol. 2019;19:106–14.
  2. MS Society. Pregnancy and birth. https://www.mssociety.org.uk/about-ms/what-is-ms/women-and-ms/pregnancy-and-birth [aksesuar në prill 2020].
  3. Michel L, et al. J Neurol Neurosurg Psychiatry. 2012;83:796–802.
  4. Foley FW, Beier M. Assessment and treatment of sexual dysfunction in multiple sclerosis.  https://www.nationalmssociety.org/NationalMSSociety/media/MSNationalFiles/Brochures/Clinical_Bulletin_Sexual-Dysfunction-in-MS.pdf [aksesuar në maj 2020].
  5. Alirezaei S, Ozgoli G, Alavi Majd HA. Int J Fertil Steril. 2018;12:125–9.
  6. John Hopkins Medicine. Multiple sclerosis and pregnancy. https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/multiple-sclerosis-ms/multiple-sclerosis-and-pregnancy [aksesuar në maj 2020].
  7. Bove R, Gilmore W. Mult Scler J. 2018;24:17–21.
  8. Confavreux C, et al. N Engl J Med. 1998;30;339:285–91.
  9. MS Brain Health. Time matters in multiple sclerosis. http://msbrainhealth.org/perch/resources/time-matters-in-ms-report-may16.pdf [aksesuar në qershor 2020].
  10. Great Ormond Street Hospital. PDF: MS information for families. https://www.gosh.nhs.uk/conditions-and-treatments/conditions-we-treat/multiple-sclerosis [aksesuar në maj 2020].
  11. National MS Society. Pediatric MS. https://www.nationalmssociety.org/What-is-MS/Who-Gets-MS/Pediatric-MS [aksesuar në maj 2020].