Skleroza Multiple (SM) dhe seksi

SM mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale. Pra, flisni për të. Pastaj flisni përsëri për të.

Kërkojmë ndjesë nëse po ndërhyjmë pak në jetën tuaj private, por ne do të donim të kalonim një moment për të folur se si SM mund t'i bëjë pak më të komplikuara takimet marrëdhëniet dhe seksin. Dhe të bisedojmë për mundësitë që t'i bëjmë gjërat shumë më të thjeshta.1

Pse SM mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale?

Ka disa arsye:

  • SM mund të shkaktojë ndryshime në trurin tuaj, të cilat ndikojnë në reagimin tuaj seksual. Kjo mund të ndikojë në dëshirën tuaj seksuale, ndjesitë gjenitale dhe orgazmat2
  • Dëshira juaj seksuale mund të ndikohet gjithashtu nga simptoma të tjera të SM si lodhja, problemet e fshikëzës urinare ose zorrëve, nga dhimbja ose dobësia muskulare2
  • Përveç këtyre ndryshimeve fizike, SM mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj mendor, që do të thotë se disa ditë ka të ngjarë që thjesht të mos jeni në humor të mirë2

Pra, po, SM mund të jetë një vrasës i humorit, por ka shumë njerëz që përjetojnë të njëjtat gjëra si ju, dhe ka mënyra të provuara dhe të testuara për t’i kapërcyer këto sfida1,2:

  • Flisni për këto çështje me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor – ka medikamente që ata mund t’ju përshkruajnë dhe ata mund t’ju referojnë te profesionistë të tjerë të trajnuar për të ndihmuar me disa nga këto probleme2   
  • Merrni parasysh këshillimin (me ose pa partnerin tuaj)1 – biseda me një profesionist të trajnuar mund t’ju ndihmojë dhe nëse nuk ndiheni rehat me këshillimin, mund të provoni të flisni me infermieren/in tuaj të SM
  • Jini të informuar dhe edukojeni veten – sa më shumë të dini për SM, aq më të përgatitur mund të jeni për çdo sfidë me të cilën mund të përballeni. Mësoni më shumë rreth SM në faqet tona Rreth SM.

Shfletoni më poshtë për më shumë shpjegime dhe këshilla mbi seksin dhe SM.

Ne do të ndalemi për një moment për të theksuar një pikë të rëndësishme: gjërat që nuk funksionojnë në dhomën e gjumit (të njohura si mosfunksionim seksual) mund t’i ndodhin çdonjërit, por ato mund të jenë më të zakonshme tek njerëzit me SM. Pra, shanset janë që kjo është diçka që do ta përjetoni, por nuk është diçka për të cilën duhet të jeni i turpëruar.2–4

Si burrat ashtu edhe gratë që jetojnë me SM zakonisht hasin në probleme me mungesën e dëshirës seksuale - burrat mund të përjetojnë mosfunksionim erektil dhe gratë mund të kenë probleme me orgazmën.3,5

Quote marks

Kur kisha mpirje nga qafa poshtë gjatë një recidivi (relapsi)  3-mujor, isha aq e shqetësuar se nuk do të mund t’i shijoja më mardhëniet intime. Qava me lot gëzimi kur pata një orgazëm!

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

SM mund të ulë dëshirën tuaj seksuale dhe në mënyrë të pashmangshme mund të çojë në mosfunksionim të marrëdhënieve.3 Mosfunksionimi seksual mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera të SM. Në fakt, një studim i kohëve të fundit zbuloi se njerëzit që jetonin me SM dhe që përjetonin mosfunksionim seksual kishin më shumë gjasa të përjetonin dhembje, lodhje dhe depresion sesa ata pa probleme intimiteti.4

Si dhe efektet e vet SM, barnat e përshkruara mund të shkaktojnë humbje të dëshirës seksuale, ose libidos, si një efekt i padëshiruar (për shembull, barnat kundër depresionit që ndonjëherë mund të shkaktojnë këto efekte).4

Shpresojmë, tani e kuptoni më mirë se çfarë mund t'i shkaktojë këto probleme, prandaj lexoni më tej për të zbuluar se çfarë mund të ndihmojë.

Ka shumë gjëra që mund të provoni për të parandaluar SM që pengon jetën tuaj të dashurisë, dhe ne i numërojmë disa prej tyre këtu.

Disa nga simptomat fizike, të tilla si mosfunksionimi erektil, problemet e fshikëzës urinare/zorrëve dhe ndjesitë e pakëndshme gjenitale, mund të trajtohen me përshkrimin e barnave.2 Pra, nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto, kërkoni ndihmën profesionale dhe bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor rreth problemeve tuaja për të gjetur se çfarë mund t’ju ndihmojë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje t’ju referojnë te një specialist për t’ju ndihmuar me problemin specifik me të cilin po përballeni – qoftë ai fizik si disfunksioni erektil, që lidhet me simptomat tuaja të SM, apo ka të bëjë me shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien emocionale.2

Ka edhe shumë gjëra të tjera që mund të provoni për t’ju ndihmuar të kapërceni disa probleme me të cilat po përballeni, të cilat nuk përfshijnë medikamente. Më poshtë, ne kemi theksuar disa nga problemet e mundshme dhe çfarë mund të përpiqeni të bëni që ti kapërceni ato – pse të mos provoni disa prej tyre sonte!  

Problemi

Zgjedhja

Anksioziteti Pavarësisht nëse keni SM apo jo, ankthi ose rehatia juaj me veten mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni atraktiv/e, gjë që mund të ndikojë në epshin tuaj. Ne japim disa këshilla dhe mënyra për të përballuar ankthin në seksionin tone të shëndetit mendor. Lehtësimi i ankthit do t'ju ndihmojë të relaksoheni dhe të riktheheni në humor të mirë.2
Problemet me zorrë dhe me fëshikëzën urinare  Provoni të pini më pak për disa orë para seksit dhe shmangeni sa më shumë alkoolin dhe kafeinën2  
Lodhja Provoni të bëni seks gjatë kohës së ditës kur keni më shumë energji dhe jeni më të kthjellët, dhe provoni pozicione më pak të vështira fizike.2 Mos harroni të relaksoheni, të kënaqeni dhe të argëtoheni!  
Spasticiteti dhe dhembjet muskulare Mundohuni të bëni ushtrime të rregullta. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e spasticitetit dhe dhimbjes gjatë seksit.2,6 Përsëri, eksperimentoni me pozicione të ndryshme për të parë se çfarë është më e rehatshme.2   
Dobësia muskulare Bëni  ushtrime të rregullta për të përmirësuar forcën e muskujve.6 Sigurohuni që të gjeni një pozicion të rehatshëm gjatë seksit – për shembull, provoni të përdorni mbështetjen e një jastëku për të ndihmuar në uljen e tendosjes së muskujve.2  
Mungesa e vëmendjes Nëse e gjeni veten të shpërqendruar lehtësisht gjatë momenteve intime, provoni t'i largoni këto shpërqendrime. Muzika dhe humori i mirë gjithashtu mund të ndihmojnë.2  
Ndjesitë e parehatshme  ose zvogëlimi i ndjesive gjentale 

Zvogëlimi i ndjesive gjenitale mund të ndihmohet nga stimulimi më i fuqishëm, me dorë, me gojë ose me një vibrator.2

Të provuarit e pozicioneve të ndryshme gjithashtu mund të ndihmojë këtu.2 

Tharja vaginale Provoni lubrifikantë me bazë uji. Lubrifikantët me bazë nafte mund të shkaktojnë infeksione bakteriale, kështu që duhet të shmangen.2    

Është e rëndësishme të provoni dhe të shijoni momentet e bukura që kaloni me partnerin tuaj dhe të mos i bëni shumë presion vetes kur bëhet fjalë për seksin – ka shumë gjëra të tjera për të shijuar së bashku, të cilat natyrshëm mund të çojnë në më shumë kënaqësi.

Mbajeni mend, ju mund të merrni këshilla profesionale konfidenciale për të gjitha këto probleme nga ekipi juaj i kujdesit shëndetësor.

Kur ana fizike e seksit dhe SM të mos mjaftojnë, shtimi i stresit, ankthi ose depresioni që janë të  zakonshme në SM mund t'ju bëjë të ndiheni të mbingarkuar dhe të kenë një ndikim negativ në dëshirën tuaj seksuale.2,7

Nëse ndiheni sikur po luftoni me shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore, vizitoni faqen tonë të shëndetit mendor, ku do të gjeni më shumë informata që mund t'ju ndihmojnë. 

Por nuk është vetëm stresi dhe ankthi që mund të ndikojnë në dëshirën seksuale. Mënyra se si ndiheni përsa i përket seksualitetit, pamjes dhe besimit trupor mund të jetë e rëndësishme në mënyrën se si e shihni veten dhe si mendoni se ju shohin të tjerët. Nëse ndiheni më pak të sigurt dhe më të vetëdijshëm për shkak të SM tuaj, kjo sigurisht që mund të ndikojë në jetën tuaj të dashurisë dhe të shkaktojë probleme me intimitetin.3,8

Nëse kjo tingëllon si ju, provoni të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për ndihmë dhe këshilla dhe vizitoni faqen tonë të mbështetjes për të gjetur dhe biseduar me njerëz që po kalojnë të njëjtat gjëra si ju.

Seksi. Është krejtësisht normale dhe e natyrshme. Megjithatë, për ata që shqetësohen se si SM e tyre mund të ndikojë në jetën e tyre seksuale, të flasësh për të mund të duket krejtësisht e frikshme në rastin më të keq dhe e pakëndshme në rastin më të mirë. 

Mos harroni se biseda për problemet tuaja është zakonisht hapi i parë për t'i zgjidhur ato. Pra, kur të jeni gati për të biseduar, zgjidhni një vesh dashamirës - dikë me të cilin ndiheni rehat, si një partner, mik i ngushtë ose anëtar i familjes, ekipi juaj i kujdesit shëndetësor, apo edhe një terapist seksi - dhe filloni të flisni. Ka të ngjarë të gjeni se njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju janë gjithmonë të gatshëm për t’ju dëgjuar.

Duke folur me partnerin tuaj

Nëse ndiheni të shqetësuar për seksin dhe intimitetin, është e rëndësishme të flisni hapur me partnerin tuaj.9 Sigurohuni që ai të kuptojë se është SM  ajo që po shkakton probleme, në mënyrë që të mos mendojnë se janë fajtorë.9

Quote marks

Ju ende mund të keni marrëdhënien që dëshironi nëse keni SM. Thjesht tregoni partnerit tuaj nëse nuk ndiheni mirë ose keni dhembje. Heshtja mund të shkaktojë keqkuptime dhe të lëndojë ndjenjat. Ata/ato nuk mund të lexojnë mendjen tuaj! Jini të hapur – tregoni atyre se si ndiheni, çfarë ju shqetëson, çfarë kërkoni prej tyre.

Katie

Jeton me SM që nga viti 2016

Shiko profilin
Quote marks

Kur trupi im mpihej gjatë relapsit, prekjen e butë që e pëlqeja më parë NUK e ndjeja  më. Duke pasur diskutime të hapura me partnerin tim se si gjërat që më kanë pëlqyer më parë nuk i ndjeja më do të thoshte se ne mund të hartonim strategji dhe të fillonim të shijonim sërish seksin.

Rebecca

Jeton me SM që nga viti 2006

Shiko profilin

Biseda me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor

Mbajeni mend, ekipi i kujdesit shëndetësor janë profesionistë të trajnuar. Ata flasin rregullisht për mosfunksionimin seksual dhe çështjet e intimitetit, kështu që ata ndoshta dinë më shumë për të nga sa mund të mendoni. Dhe kurrë mos u ndjeni sikur po humbisni kohën e tyre - ata janë aty për t'ju ndihmuar dhe mbështetur.9

Nëse ende ndiheni në mëdyshje për të folur me dikë ballë për ballë, ka gjithashtu disa forume në internet dhe linja ndihmëse që mund t'i përdorni në mënyrë anonime.9

[Placeholder: local affiliate to provide weblinks for more advice on relationships, sex, and MS]

Artikuj mbi marrëdhëniet dhe familjen për të lexuar në vijim.

Zbuloni se si të merreni me efektet e SM në marrëdhëniet dhe familjen tuaj.


Skleroza Multiple (SM) dhe shtatzënia | Rezistenca ndaj SM

Shtatzënia

A është skleroza multiple (SM) e trashëgueshme | Rezistenca ndaj SM

A është SM e trashëgueshme?

SM MUND TË NDIKOJË NË SHENDETIN DHE MIRËQENJEN TUAJ MENDORE. LE T'I BASHKOJMË MENDJEN TONA PËR TA NDALUAR KËTË.

Ju nuk po përballeni i vetëm me këtë. Gjeni përvoja reale nga njerëzit që jetojnë me SM dhe informata se si SM mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor.

Ne dimë më shumë se kurrë më parë për SM. Tani mund të mësoni më shumë për të gjithashtu.

  1. Foley FW, et al. Mult Scler. 2001;7:417–21.
  2. Foley FW, Beier M. Assessment and treatment of sexual dysfunction in multiple sclerosis. https://www.nationalmssociety.org/NationalMSSociety/media/MSNationalFiles/Brochures/Clinical_Bulletin_Sexual-Dysfunction-in-MS.pdf [aksesuar në maj 2020].
  3. Schmidt EZ, et al. J Neural Transm. 2005;112:1201–11.
  4. Domingo S, et al. Int J MS Care. 2018;20:191–7.
  5. Balsamo R, et al. Cent European J Urol. 2017;70:289–95.
  6. Döring A, et al. EPMA J. 2011;3:2.
  7. Jose MS. Clin Neurol Neurosurg. 2008;110:868–77.
  8. Koch T, et al. J Adv Nurs. 2002;39:137–45.
  9. MS Trust. Talking about sexual problems. https://www.mstrust.org.uk/a-z/talking-about-sexual-problems [aksesuar në maj 2020].